Autor: AD

Gjykata e Posaçme, GJKKO, shtyu gjyqin për Erion Veliajn dhe të tjerët, pasi mungoi avokati i Gentian Sulës. Seanca tjetër u caktua për më 17 nëntor. Ndërkohë, GJKKO-ja pezulloi afatet e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës. Po sot, Veliaj i cili është në një “luftë” të hapur me kryeministrin Edi Rama, iu drejtua gjykatës me një letër, ku thekson se do të marrë pjesë në seancë pasi t’i lejohet qëndrimi në sallë e jo në kafaz. Aty thekson se pas transferimit nga burgu i Durrësit në të Fierit, që e cilëson “rrëmbim nga një togë shoqërimi policësh”, ministri Gogu e…

Read More

Këshilltarët komunalë të VLEN-it në Butel kanë dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe në Mega Park, duke kërkuar respektimin e dygjuhësisë në hapësirat publike. Përmes këshilltarit Usein Ramadani, ata theksojnë se përkrahin investimet në interes të qytetarëve, por nuk do të heshtin kur bëhet fjalë për të drejtat gjuhësore. “Shqiptarët përbëjnë 37,12 për qind të popullsisë së Butelit”, rikujtojnë këshilltarët, duke kërkuar që shqipja të jetë e pranishme edhe në tabelat, rrugët dhe sheshet publike, në përputhje me ligjin. “Investimet i përshëndesim, të drejtat i kërkojmë dhe ligjin e respektojmë!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Read More

Një 21-vjeçar shqiptar goditi për vdekje me thikë mamanë e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre, në rrugën Via Tagliata të Chiari-t, në provincën e Breshias, Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, ndërsa pas krimit i riu u largua nga banesa, për t’u dorëzuar më vonë në mënyrë vullnetare pranë karabinierëve në Kremona. Sipas mediave italiane, ishte vetë 21-vjeçari që iu tregoi efektivëve për ngjarjen. Në apartament, karabinierët gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares. Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio të Veronës, u paraqit këtë mëngjes në kazermat e karabinierëve në Kremona, ku dorëzoi veten…

Read More

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi të dielën në fshatin Demiraj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar për sot ceremoninë e varrimit të dy viktimave, 27-vjeçarit Adonis Demiri dhe foshnjës tremuajshe Dolora Demiri. Nga kjo ngjarje, të dy viktimat u gjetën pa shenja jete, ndërsa si i dyshuar për rastin është arrestuar babai i 27-vjeçarit, Brahim Demiri, 65-vjeçar, ndaj të cilit të hënën është caktuar masa e paraburgimit. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 3 nëntor 2026, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të…

Read More

I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arber Ademi, në emisionin “Verdict” në TVM2 ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në Bërvenicë.     I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.…

Read More

Amerikanët u drejtohen sot, më 3 nëntor, kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit dhe mund t’ua ndryshojnë rrjedhën dy vjetëve të mbetur të presidencës së Donald Trumpit. Mbi 50 milionë amerikanë kanë votuar tashmë para ditës së zgjedhjeve, ndërsa miliona të tjerë pritet të votojnë gjatë së martës. Zgjedhjet zhvillohen në një kohë kur presidenti Trump përballet me pakënaqësi për koston e lartë të jetesës, politikat tregtare dhe luftën me Iranin. Sipas BBC-së, sondazhet e fundit e vendosin mbështetjen për Trumpin në rreth 30 për qind, ndërsa disa gara që dikur…

Read More

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplikohet një tarifë e re, edhe për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar. Ndryshimet janë pjesë e paketës së re fiskale, e cila parashikon heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve dhe kalimin e saj te taksat vjetore të automjeteve. Konkretisht në ndryshimet për ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar parashikohet vendosja e një takse vjetore fikse për automjetet elektrike, në varësi të…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, në afërsi të ish-fabrikës “Stakllarnica”.Sipas mediave maqedonase, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Citroen”, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja. Pjesë të automjeteve janë shpërndarë nëpër rrugë.Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë pjesë të qytetit po zhvillohet me vështirësi, ndërsa janë krijuar kolona të gjata automjetesh.Ekipet policore ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. …

Read More

Sot vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura e intervale kthjellimesh, kryesisht pas orëve të pasdites. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, reshjet e shiut janë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug, deri mesatar. Në disa zona nuk mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lindje, në lartësitë mbi 1000 metra bien reshje të dobëta dëbore. Sa i përket erës, fryn me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në lugina, shpejtësia…

Read More