Peshëngritësja 15-vjeçare që përfaqëson Kosovën, Emily Ibanez, ka shënuar një rezultat të mahnitshëm në Kampionatin Botëror për seniore, që po mbahet në Kinë. Është një rezultat për lakmi i garueses sonë. Ajo zuri vendin e pestë në dygarësh, në kategorinë deri në 69 kilogramë.Duhet theksuar se Ibanez është më e reja në Botërorin për seniorë. Ibanez ka treguar potencialin e saj, duke ngritur gjithsej 240 kilogramë. Vetëm dy peshëngritëse nga Koreja e Veriut, një nga Kolumbia dhe një nga Bjellorusia arritën rezultat më të mirë se Emily Ibanez.. Ibanez ka lindur në Spanjë, ndërsa për shumë vjet ka jetuar në…
Autor: AD
Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione midis protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë për të larguar turmën nga rruga dhe për të hapur aksin për qarkullimin e automjeteve. Pas thirrjeve të përsëritura për lirimin e Rrugës së Durrësit, efektivat e policisë ndërhynë për të zhbllokuar trafikun e ‘paralizuar’. Ndërhyrja ka sjellë përplasje dhe momente tensioni me pjesëmarrësit në tubim. Gjatë operacionit për shpërndarjen e bllokimit, policia ka shoqëruar disa protestues.
“Rreth 90 nxënës filloristë të fshatit Sopot nga sot nuk po e mbajnë mësimin për arsye se prindërit kanë vendosur të bojkotojnë, për shkak se Shkolla qendrore e Tabanocës është vonuar me tenderimin e blerjes së drunjve për djegie dhe nëpër klasat e tyre bënë shumë ftoftë. Prindërit thonë se do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në sigurimin e drunjve, por edhe kushteve tjera elementare në shkollë pasi që dyert dhe dritaret nuk mbyllen si duhet dhe së ftohti i fillimit të nëntorit të kësaj vjeshte ka bërë që të pamundësoj kushtet themelore për mësim të mirëfilltë”, Adi…
Gjatë intervistës së tij me gazetaren Maria Tadeo në Euronews Enlargement Summit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe rolin rajonal të Serbisë. Ai theksoi se, ndonëse integrimi i Serbisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, Beogradi zyrtar duhet të tregojë rezultate konkrete, të përmbushë kushtet e panegociueshme të Bashkimit Evropian, si dhe të njohë Kosovën. “Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë…
Shtetet e Bashkuara sulmuan më 2 nëntor ishullin strategjik iranian të Keshmit, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Ky është sulmi i fundit në një varg operacionesh ushtarake kundër Iranit, të cilat nuk u bënë publike më parë. Operacionet vazhduan, ndonëse presidenti amerikan, Donald Trump, e minimizoi mundësinë e shpërthimit të një lufte të re në shkallë të gjerë. Sulmet ndodhën vetëm disa orë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor, dhe në një kohë kur Trump mban një qëndrim më të butë publik ndaj Iranit. Pasi për javë të tëra paralajmëroi se SHBA-ja mund të niste një ofensivë të re…
Ndriçimi në zyrat moderne mund të ndikojë në shëndetin e njeriut, pasi llambat LED lëshojnë shumë pak dritë infra të kuqe, ndryshe nga drita natyrale e diellit dhe llambat e vjetra inkandeshente. Drita infra e kuqe nuk mund të shihet nga syri i njeriut, por studiuesit po shqyrtojnë nëse ajo mund të ketë ndikim në funksionimin e qelizave të trupit. Edhe xhamat modernë që kursejnë energji mund të pengojnë një pjesë të kësaj drite të hyjë në ambiente të mbyllura. Studiuesit Edward Barrett dhe Glen Jeffery nga University College London analizuan këtë çështje në një ndërtesë zyrash pa dritare. Gjatë…
Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 25 dhe 21 vjeç, janë arrestuar nga Karabinierët e Kompanisë së Bressanones në Itali, pasi kishin arritur t’i shmangeshin policisë për gati dy muaj. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim pas një operacioni të gjerë policor kundër trafikut të drogës në rajonin e Alto Adige. Ata kishin arritur t’i shpëtonin valës së arrestimeve të kryera në përfundim të një hetimi të gjatë mbi aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në këtë zonë. Pas lokalizimit dhe arrestimit, ndaj dy shqiptarëve është vendosur masa e “arrestit shtëpiak”, me detyrimin për të mbajtur edhe të…
Gjykata e Apelit në Shkup e ka liruar nga akuzat Bojan Jovanovskin – Boki 13, në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Me këtë vendim, është ndryshuar aktgjykimi i shkallës së parë, i cili në tetor të vitit 2025 e dënoi atë me pesë vjet burg për mashtrim dhe pastrim parash, përcjell TV21. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Sashko Dukovski, i cili publikoi se vendim lirues kanë marrë edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast. Ky është zhvillimi i fundit në një proces gjyqësor që nisi për keqpërdorime të dyshuara financiare përmes organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”. Sipas aktakuzës, biznesmenëve…
Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i parashikuar të mbahej në datat 11-15 nëntor, është shtyrë për në muajin dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga grupi organizator, i cili argumenton se situata e tensionuar në Tiranë nuk garanton pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve. Në një njoftim drejtuar botuesve, ekspozuesve dhe lexuesve, organizatorët bëjnë me dije se vendimi është marrë pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues. Sipas tyre, shqetësim i veçantë është pjesëmarrja e të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të këtij aktiviteti kulturor. Panairi do të zhvillohet…
Katër kandidatë me origjinë shqiptare janë pjesë e garës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen më 3 nëntor 2026. Diamant Hysenaj, Peter Lumaj, Shpëtim (Tim) Qorraj dhe Joe Hoxha synojnë poste në institucionet përfaqësuese amerikane, duke garuar në nivele të ndryshme federale dhe shtetërore. Dy prej tyre kanë lindur në Kosovë dhe dy në Shqipëri, ndërsa përfaqësojnë Partinë Republikane dhe Partinë Demokratike. Diamant Hysenaj – kandidat për Kongresin amerikan Diamant Hysenaj, i lindur në Kosovë, kandidon për Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan në Distriktin e 14-të të Nju-Jorkut, ku synon…
