Peshëngritësja 15-vjeçare që përfaqëson Kosovën, Emily Ibanez, ka shënuar një rezultat të mahnitshëm në Kampionatin Botëror për seniore, që po mbahet në Kinë.
Është një rezultat për lakmi i garueses sonë. Ajo zuri vendin e pestë në dygarësh, në kategorinë deri në 69 kilogramë.
Duhet theksuar se Ibanez është më e reja në Botërorin për seniorë.
Ibanez ka treguar potencialin e saj, duke ngritur gjithsej 240 kilogramë. Vetëm dy peshëngritëse nga Koreja e Veriut, një nga Kolumbia dhe një nga Bjellorusia arritën rezultat më të mirë se Emily Ibanez..
Ibanez ka lindur në Spanjë, ndërsa për shumë vjet ka jetuar në Kanada. Ajo vjen nga një familje peshëngritësish, ndërsa babai i saj është nga Kuba.

