Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Lionel Messi kujton golin e famshëm të Realit, driblon tre lojtarë dhe i siguron fitoren Inter Miamit

ADAD2 Nëntor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, pasi ishte protagonist kryesor në fitoren e Inter Miamit ndaj New England Revolutionit me rezultat 2-1, në kuadër të sezonit 2026 në MLS.

Ylli argjentinas, në moshën 39-vjeçare, fillimisht pati vështirësi për të gjetur hapësira për shkak të mbulimit të ngushtë nga kundërshtarët, por në pjesën e dytë tregoi edhe një herë magjinë e tij.

Inter Miami ishte në disavantazh, ndërsa Messi kontribuoi fillimisht në golin e barazimit, duke asistuar për Germane Berteramen në minutën e 69-të.

Megjithatë, momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 83-të, kur argjentinasi realizoi një aksion spektakolar për ta përmbysur rezultatin

Pasi mori topin në pjesën e fundit të fushës, Messi u gjend i rrethuar nga tre futbollistë kundërshtarë. Por, në vend që të kërkonte një pasim te bashkëlojtarët, ai vendosi të zgjidhte gjithçka me aftësitë e tij individuale.

Fillimisht, ai u kthye me shpejtësi drejt portës kundërshtare dhe më pas e kaloi topin mes këmbëve të njërit prej mbrojtësve, duke depërtuar drejt zonës së rrezikshme.

Pas një kombinimi të shpejtë me një bashkëlojtar, Messi u gjend në pozitë ideale për goditje dhe nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-1.

Ky ishte goli i 937-të në karrierën e tij profesionale, por vetë Messi nuk duket se është i përqendruar te rekordet individuale.

Pas ndeshjes, kur u pyet për arritjen e këtij numri të jashtëzakonshëm golash, ai u përgjigj: “Uau, vërtet? Jo, nuk jam duke ndjekur asgjë. Gjithmonë them se nuk më interesojnë shumë këto rekorde. Dua vetëm t’i shijoj ndeshjet”./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

​UEFA i kërkon llogari FIFA-s, 42 pyetje për Infantinon

2 Nëntor, 2026

Ernest Muçi: Këto ndeshje do të na çojnë në majë

2 Nëntor, 2026

Arteta: Të fitosh në Anfield është kënaqësi e madhe si trajner, na duhej ky sukses pas zhgënjimit në Kupë

2 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, më pas iu largua policisë me… monopatinë

2 Nëntor, 2026

Lionel Messi kujton golin e famshëm të Realit, driblon tre lojtarë dhe i siguron fitoren Inter Miamit

2 Nëntor, 2026

Maqedonia synon të nisë stimulimin e thellë të trurit për pacientët me Parkinson në vitin 2027

2 Nëntor, 2026

“Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve…

2 Nëntor, 2026

KLGJ gati vendimin: 84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë!

2 Nëntor, 2026

Pesë të arrestuar për sulmin barbar ndaj një fermeri në Afrikën e Jugut

2 Nëntor, 2026

Veliaj: Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar protestat, ja e vërteta e takimit me Toni Gogun!

2 Nëntor, 2026

Kurti sërish rrit shtesat për fëmijë dhe rrogat

2 Nëntor, 2026

Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Kanceri i gjirit, kontrollet parandaluese zgjerohen për moshat 45–65 vjeç!

2 Nëntor, 2026

Alarm për fruthin në Maqedoni, konfirmohen 4 raste

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, më pas iu largua policisë me… monopatinë

SHQIPËRI 2 Nëntor, 2026

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën…

Maqedonia synon të nisë stimulimin e thellë të trurit për pacientët me Parkinson në vitin 2027

2 Nëntor, 2026

“Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve…

2 Nëntor, 2026

KLGJ gati vendimin: 84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë!

2 Nëntor, 2026

Pesë të arrestuar për sulmin barbar ndaj një fermeri në Afrikën e Jugut

2 Nëntor, 2026

Veliaj: Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar protestat, ja e vërteta e takimit me Toni Gogun!

2 Nëntor, 2026

Kurti sërish rrit shtesat për fëmijë dhe rrogat

2 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.