Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: AD
Sali Berisha paralajmëroi votë kundër paketës së re të Kodit të Procedurës Penale që propozon kufizimin e paraburgimit dhe kontroll gjyqësor mbi telefonat dhe përgjimet. Nga Strasburgu, kryetari i Partisë Demokratike kërkoi që propozimet të mos hidhen në votim pa marrë më parë dritën jeshile nga Komisioni i Venecias. “Është një mbështetje e stërfuqishme për vetë Ramën, familjen, qeverinë e tij dhe botën e krimit në Shqipëri. Unë kërkova që kjo paketë të mos votohet në asnjë mënyrë, kërkova që kjo paketë t’i kalojë për ekspertizë Komisionit të Venecias. Shqipëria nuk ka nevojë të zbusë ligjet në luftën kundër korrupsionit…
Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka reaguar pas raportimeve se një grup nga Maqedonia e Veriut ka hequr shqiponjën dykrenare të vendosur nga alpinistë shqiptarë në majën e Korabit. Federata e dënoi veprimin, duke theksuar se respekti për simbolet kombëtare dhe dinjitetin e secilit duhet të jetë pjesë e etikës së alpinizmit. Sipas reagimit, duke iu referuar deklaratës së MPB-së së Maqedonisë së Veriut, simboli ndodhej në anën tjetër të majës, jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut, ndaj kërkohet sqarim institucional i rastit. Federata u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të verifikojnë ngjarjen, të identifikojnë personat përgjegjës dhe të…
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Rusia dhe Serbia do të mundohen të përdorin Aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës. Për këtë, Kurti ka kërkuar bashkëpunim në fushën e diplomacisë publike, transmeton Klankosova.tv. “Natyrisht që duhet të ndërmarrim edhe një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike, sepse natyrisht që do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të përdoret kundër Republikës së Kosovës, ndonëse është e qartë se nuk e kanë aq kollaj siç e kanë menduar, për shkak se e para, e ashtuquajtura shtëpia e verdhë, dhe i ashtuquajturi trafikim…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pasi kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga New York se SHBA dhe ish-Presidenti Joe Biden e kanë tradhtuar Hashim Thaçin dhe 3 ish-krerët e tjerë të UÇK-së, që u dënuan me 81 vite burg në total nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi ka shkruar se ka qenë kryeministri Rama që e ka tradhtuar Kosovën, pasi sipas tij, ka bashkëpunuar me Serbinë. Blushi tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama ‘nuk ka lëvizur as gishtin e vogël’ për të nxitur njohjen…
Një grup kriminal i organizuar që vepronte në Maqedoninë e Veriut dhe në disa vende evropiane është shkatërruar pas një hetimi më shumë se njëvjeçar, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përcjell TV21. Në Prilep janë kryer rreth 30 bastisje, ndërsa për 21 persona pritet të ngrihen kallëzime penale. Sipas Toshkovskit, grupi dyshohet se ka kryer vjedhje të rënda në Greqi dhe ka vepruar edhe në Spanjë, ndërsa njëri nga të dyshuarit, i arratisur nga arresti shtëpiak në Spanjë, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Gjatë aksionit janë sekuestruar mbi 120 mijë euro para të gatshme, rreth dhjetë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit se marrëveshja politike për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president mbetet në fuqi. Hoti thotë se nuk mund të kërkohet zbatimi i një marrëveshjeje kur vetë Sejdiu është tërhequr nga kandidatura. Sipas tij, dakordimi mes dy kryetarëve të partive nuk mund të shndërrohet në detyrim për deputetët e Kuvendit. “Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?!”, ka shkruar Hoti. Ai ka deklaruar se deputetët, si përfaqësues të qytetarëve, nuk duhet t’i nënshtrohen detyrimeve që burojnë…
Katherine Ryan tregon qasjen e saj të pazakontë në rritjen e fëmijëve! “Vëzhgoja shenjat e saj dhe…”
Katherine Ryan ka folur hapur për mënyrën se si ka rritur katër fëmijët e saj, duke treguar disa prej qasjeve që ka ndjekur që kur u bë nënë për herë të parë. Komedianja kanadeze, e cila ka vajzën 17-vjeçare Violet dhe tre fëmijë më të vegjël, ka treguar se ka pasur një qasje të ndryshme ndaj prindërimit, veçanërisht sa i përket kujdesit për fëmijët në vitet e para të jetës. Në një bisedë për podcastin “Begin Again with Davina McCall”, Ryan foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe. Ajo tha se Violet është rritur në rrethana të…
Pete Davidson ka folur hapur për marrëdhënien e tij të kaluar me Kim Kardashian, duke treguar se vëmendja e madhe mediatike dhe problemet me substancat në atë periudhë e bënë lidhjen më të vështirë për të. Në një intervistë të fundit për “Variety”, komediani foli për mënyrën se si e përjetoi lidhjen me Kardashian, me të cilën ishte në një marrëdhënie për rreth nëntë muaj, nga fundi i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2022. Duke bërë shaka për burrat që kanë pasur lidhje me anëtarë të familjes Kardashian, Davidson tha: Unë jam një nga të mbijetuarit, të paktët…
Monica Bellucci feston sot 62-vjetorin e lindjes. Aktorja italiane, e lindur më 30 shtator 1964 në Città di Castello, ka kaluar më shumë se tri dekada në industrinë e filmit, duke u shfaqur në produksione italiane, franceze dhe amerikane. Bellucci nisi fillimisht karrierën në modeling, ndërsa më pas u orientua drejt aktrimit. Roli i saj në “Bram Stoker’s Dracula” të Francis Ford Coppola-s në vitin 1992 i hapi rrugën drejt kinemasë ndërkombëtare, ndërsa filmi “Malèna” i vitit 2000 e bëri një prej emrave më të njohur të kinemasë italiane. Gjatë viteve, ajo është shfaqur në filma si “The Matrix Reloaded”,…
Sydney Sweeney ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet e saj të fundit me partnerin Scooter Braun dhe miqtë e tyre. Aktorja publikoi një seri imazhesh në Instagram, duke treguar disa prej aktiviteteve që ka zhvilluar gjatë udhëtimit. Në fotografi ajo shfaqet pranë ujit, duke bërë ski në ujë dhe duke kaluar kohë në natyrë. Një prej fotove e tregon Sweeney me një kostum banje të kuq, ndërsa në të tjera ajo shihet së bashku me Braun dhe miqtë e tyre gjatë udhëtimit. Në përshkrimin e postimit, aktorja shkroi: Kur burri yt të çon në hënë -duke iu referuar…
