Autor: AD

Një alarm u dha pasditen e 1 tetorit në Ngushticën e Hormuzit, kur një anije cisternë që lundronte në zonë u raportua se u godit nga një raketë e panjohur, duke rezultuar në një zjarr. Sipas një përditësimi emergjent nga EOS Marine dhe sistemi MarSec, incidenti ndodhi në orën 17:50 UTC, pra 20:50 sipas kohës greke. Burimi e karakterizon besueshmërinë e informacionit si të lartë. Raportet fillestare tregojnë se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë shëndoshë e mirë. Megjithatë, ende nuk dihet se sa dëme i janë shkaktuar anijes cisternë, as nëse ka ndonjë ndikim në mjedis nga incidenti. Hetimi…

Read More

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival me premierën botërore të filmit “BLOOD MONEY” Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Filmi i tij i ri, drama aksion “BLOOD MONEY”, do të shënojë premierën e tij botërore në edicionin e sivjetmë të Zurich Film Festival (ZFF), më 2 tetor 2026. Përveç shfaqjes së parë të projektit për publikun e gjerë, ky festival do të rezervojë një hapësirë të veçantë për ekipin krijues. Më 3 tetor, Blerim Destani së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të jenë pjesë e panelit prestigjioz të diskutimit “ZFF Masters”, ku…

Read More

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Zlatko Perinski, thotë se ndryshimet e propozuara nuk e shkurtojnë të drejtën për pushim mjekësor. Mjeku amë do të mund të përcaktojë paaftësi të përkohshme për punë deri në 15 ditë, ndërsa për periudha më të gjata vendos komisioni mjekësor. Pas ditës së pestë do të kërkohet mbështetje mjekësore shtesë sipas diagnozës, por nëse gjendja shëndetësore e kërkon, pushimi vazhdon. Ndryshimet parashikojnë edhe më shumë procedura elektronike dhe lehtësime për mjekët, ndërsa në raste të caktuara pushimi mund të përcaktohet edhe pa praninë fizike të pacientit. Sa i përket kontrolleve në shtëpi, Perinski sqaron…

Read More

Edhe pesë ditë, duke filluar nga sot, partitë politike kanë kohë që të zgjedhin presidentin e ri, ose vendi shkon serish në një cikël të ri zgjedhor. Krerët e të gjitha partive politike janë deklaruar kundër zgjedhjeve, por ende nuk është raportuar për ndonjë takim apo konsultim mes tyre për t’i evituar ato. Të enjten kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër, ka thënë se po të enjten (dje) do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kurti ka thënë se komunikimet me…

Read More

Një pjesë e madhe e ushqimit që blejmë përfundon në koshin e mbeturinave. Në Maqedoninë e Veriut, një person hedh mesatarisht 86 kilogramë ushqim në vit, shifër që është 17 kilogramë mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Familjet në BE hedhin mesatarisht 69 kilogramë ushqim për person në vit. Por mbetjet ushqimore në Maqedoninë e Veriut nuk kufizohen vetëm te familjet – ato janë mbi mesataren evropiane edhe në restorante dhe në sektorin e shitjes me pakicë. Sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Food Waste Index 2024, në mbarë botën hidhen rreth 1.05 miliardë tonë ushqim…

Read More

Banka Qendrore Evropiane po përgatit një seri të re të kartëmonedhave euro, por qytetarët nuk do të kenë nevojë t’i ndërrojnë kartëmonedhat që kanë në duar. Dizajni përfundimtar pritet të miratohet deri në fund të vitit 2026, ndërsa kartëmonedhat e reja pritet të hyjnë në qarkullim vetëm pas disa vitesh. Në korrik të këtij viti, Banka Qendrore Evropiane prezantoi 10 propozime për pamjen e ardhshme të euros, të bazuara në dy tema kryesore: “Kultura evropiane” dhe “Lumenjtë dhe zogjtë”. Qytetarët e vendeve të eurozonës patën mundësinë të shprehnin mendimin e tyre përmes një ankete online, e cila përfundoi më 21…

Read More

Kosova do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin. “Dardanët” synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes së fundit ndaj Austrisë me rezultat 3:1. Kosova e nisi mirë edicionin me fitoren 1:0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, por pësoi në udhëtim ndaj Austrisë me rezultat 3:1, kurse sot ndaj Izraelit lojtarët e drejtuar nga Foda kërkojnë të rikthehen te fitorja..

Read More

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, ndërsa partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës vazhdojnë bisedimet për mundësinë e krijimit të një liste të përbashkët. Pas takimit të përfaqësuesve politikë shqiptarë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet që ditët në vijim të intensifikohen përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet partive shqiptare. Partia për Veprim Demokratik (PVD), gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ka nominuar kryetarin e saj, Shaip Kamberi, për kandidat për deputet popullor. PVD njëkohësisht ka ftuar partitë e tjera shqiptare që të bashkohen në një koalicion parazgjedhor. Ndërkohë, dy shqiptarë…

Read More

“Rusët po planifikojnë gjithashtu të përfshijnë më shumë shtetas të huaj”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar sot në mbrëmje. Ai tha se këtë informacion e kanë siguruar shërbimet ukrainase të sigurisë. Prej disa muajsh ka pasur spekulime, diskutime dhe pretendime ende të pakonfirmuara, se Rusia mund të nisë një mobilizim të ri, për të zëvendësuar humbjet e mëdha të ushtarëve në frontin e luftës në Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin deri tani i ka mohuar kategorikisht këto shqetësime. Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka marrë informacione të reja për ushtarët e Koresë së Veriut që ndodhen në Rusi.…

Read More

Është zbardhur dëshmia e kompozitorit Adrian Hila në Policinë e Tiranës, lidhur me publikimin e disa videove intime, në të cilat ai shfaqet në shoqërinë e disa personazheve publike. Gjatë dëshmisë së tij, Hila ka shpjeguar se në banesën e tij kishte instaluar kamera sigurie, si brenda ashtu edhe jashtë saj, që prej vitit 2023. “I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiu tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët”, ka deklaruar Hila, sipas dëshmisë së bërë publike. Kompozitori ka theksuar se instalimi i kamerave është bërë…

Read More