Author: AD

Pete Davidson ka folur hapur për marrëdhënien e tij të kaluar me Kim Kardashian, duke treguar se vëmendja e madhe mediatike dhe problemet me substancat në atë periudhë e bënë lidhjen më të vështirë për të. Në një intervistë të fundit për “Variety”, komediani foli për mënyrën se si e përjetoi lidhjen me Kardashian, me të cilën ishte në një marrëdhënie për rreth nëntë muaj, nga fundi i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2022. Duke bërë shaka për burrat që kanë pasur lidhje me anëtarë të familjes Kardashian, Davidson tha: Unë jam një nga të mbijetuarit, të paktët…

Read More

Monica Bellucci feston sot 62-vjetorin e lindjes. Aktorja italiane, e lindur më 30 shtator 1964 në Città di Castello, ka kaluar më shumë se tri dekada në industrinë e filmit, duke u shfaqur në produksione italiane, franceze dhe amerikane. Bellucci nisi fillimisht karrierën në modeling, ndërsa më pas u orientua drejt aktrimit. Roli i saj në “Bram Stoker’s Dracula” të Francis Ford Coppola-s në vitin 1992 i hapi rrugën drejt kinemasë ndërkombëtare, ndërsa filmi “Malèna” i vitit 2000 e bëri një prej emrave më të njohur të kinemasë italiane. Gjatë viteve, ajo është shfaqur në filma si “The Matrix Reloaded”,…

Read More

Sydney Sweeney ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet e saj të fundit me partnerin Scooter Braun dhe miqtë e tyre. Aktorja publikoi një seri imazhesh në Instagram, duke treguar disa prej aktiviteteve që ka zhvilluar gjatë udhëtimit. Në fotografi ajo shfaqet pranë ujit, duke bërë ski në ujë dhe duke kaluar kohë në natyrë. Një prej fotove e tregon Sweeney me një kostum banje të kuq, ndërsa në të tjera ajo shihet së bashku me Braun dhe miqtë e tyre gjatë udhëtimit. Në përshkrimin e postimit, aktorja shkroi: Kur burri yt të çon në hënë -duke iu referuar…

Read More

Sydney Sweeney ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet e saj të fundit me partnerin Scooter Braun dhe miqtë e tyre. Aktorja publikoi një seri imazhesh në Instagram, duke treguar disa prej aktiviteteve që ka zhvilluar gjatë udhëtimit. Në fotografi ajo shfaqet pranë ujit, duke bërë ski në ujë dhe duke kaluar kohë në natyrë. Një prej fotove e tregon Sweeney me një kostum banje të kuq, ndërsa në të tjera ajo shihet së bashku me Braun dhe miqtë e tyre gjatë udhëtimit. Në përshkrimin e postimit, aktorja shkroi: Kur burri yt të çon në hënë -duke iu referuar…

Read More

Sean “Diddy” Combs raportohet se po përfiton nga një sërë privilegjesh të pazakonta gjatë qëndrimit në burgun federal FCI Fort Dix, në New Jersey, ku po vuan dënimin. Sipas një raportimi të NBC News, i bazuar në dëshmi të katër personave që kanë qëndruar në të njëjtin repart me Combs, producenti dhe reperi thuhet se shpenzon mijëra dollarë në muaj për shërbime nga të burgosur të tjerë. Burimet pretendojnë se disa të burgosur gatuajnë dhe pastrojnë për të, ndërsa të tjerë i bëjnë shërbime të ndryshme, përfshirë larjen e rrobave dhe rregullimin e shtratit. Një prej tyre thuhet se i…

Read More

Mediumi i njohur italian “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull këngëtarit nga Kosova, Yll Limani, duke shkruar për karrierën e tij dhe ngjitjen në skenën muzikore shqiptare. Në artikull, Limani përshkruhet si një nga emrat më të dalluar të skenës së re pop shqiptare dhe një prej artistëve më të ndjekur. Mediumi italian rikujton edhe fillimet e karrierës së tij, me pjesëmarrjen në sezonin e parë të “The Voice of Albania” në vitin 2011, si dhe pjesëmarrjen në “Festivali i Këngës” në vitin 2016, ku u rendit i treti. Sipas “Corriere della Sera”, Limani sot ka rreth 700…

Read More

Amber Heard ka ndarë një nga pamjet e rralla nga jeta e saj larg vëmendjes së vazhdueshme mediatike, duke publikuar një fotografi nga një darkë në një prej restoranteve më të njohura të Spanjës. Aktorja 40-vjeçare shfaqet në fotografi duke parë menunë e verërave në restorantin El Celler de Can Roca, në Girona, i cili është vlerësuar me tre yje Michelin. Përshkrimi i shkurtër që Heard i vendosi fotografisë ishte: Tani kjo është lloji im i menusë së verërave. Në imazh, ajo shfaqet e veshur me një bluzë sateni të kuqe me jakë halter, ndërsa flokët i ka mbledhur në…

Read More

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit dhe konferencës së trajnerit Jorge Jesus. Kapiteni portugez njoftoi vendimin përmes një deklarate, duke thënë se në një moment të përshtatshëm do t’u tregojë portugezëve “të vërtetën” për arsyet e largimit. Vendimi vjen në një moment kur e ardhmja e Ronaldos me kombëtaren është në pikëpyetje. 41-vjeçari kishte pranuar më herët se po mendonte të largohej nga përfaqësuesja pas Kupës së Botës 2026, por deri tani nuk ka konfirmuar pensionimin. “Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të…

Read More

Giovanni Sartori ishte në tribunat e stadiumit në San Marino për të ndjekur nga afër ndeshjen e Ligës së Kombeve mes San Marinos dhe Shqipërisë. Drejtori teknik i Bolognës nuk ishte aty rastësisht. Sipas një raportimi ekskluziv, prania e tij në San Marino lidhet me vëmendjen e klubit italian ndaj tregut shqiptar dhe, në veçanti, me situatën e Elseid Hysajt. Mbrojtësi kuqezi, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj San Marinos, është ofruar te Bologna si një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes. Por Hysaj nuk është aktualisht zgjedhja e parë e klubit. Prioriteti i Bolognës mbetet Matteo…

Read More

Federata Italiane e Futbollit i dërgoi këtë të mërkurë në UEFA dosjet me qytetet dhe stadiumet që konsiderohen të përshtatshmit për të pritur ndeshjet e Euro 2032. Presidenti i qeverisë së futbollit në vendin e Apenineve i dërgoi kreut të UEFA, Alexandër Ceferin, komunikimin formal me vlerësimin e zyrave federale në lidhje me mbylljen e procedurës së shqyrtimit për 13 qytete (Bari, Bologna, Cagliari, Firenze, Genova, Lecce, Milano, Napoli, Palermo, Roma, Salerno, Torino, Verona) dhe 14 stadiume: Roma konkurron me Olimpico dhe projektin e stadiumit të ri të Pietralarta, Napoli me ‘Maradona Stadium’ UEFA do të kryejë verifikimet e përputhshmërisë,…

Read More