Një grua 117-vjeçare nga Shqipëria është përmendur si gruaja më e vjetër në botë. Pretendimin e ka bërë gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu. Ai ka thënë se gruaja ka lindur më 19 gusht 1909. Sipas kësaj date, ajo është 117 vjeç. Fevziu ka deklaruar se ajo është edhe dy ditë më e madhe se gruaja britanike që aktualisht konsiderohet si më e vjetra.
Autor: AD
Gjermania ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Jürgen Klopp, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 2-0. “Pancerat” dominuan takimin dhe e zhbllokuan sfidën në pjesën e parë me Tom Bischof, ndërsa Florian Wirtz dyfishoi avantazhin në pjesën e dytë, duke vulosur suksesin e parë të epokës Klopp. Gjermania po fiton 1-0 ndaj Serbisë në përfundim të pjesës së parë, në një ndeshje ku ka krijuar disa raste të rrezikshme. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 39-të. Tom Bischof përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi qeverinë e Hristijan Mickoskit se po e bllokon rrugën evropiane të vendit dhe se në hapësirën mediatike ka ndikim të fuqishëm serb, si dhe ndikim të lidhur me qarqe pranë Viktor Orbanit. Deklaratat e tij u bënë në prag të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila më 2 tetor do të qëndrojë në Shkup. Filipçe tha se LSDM-ja gjatë dy viteve të fundit ka paralajmëruar për ndikimin serb, ndikimin e lidhur me Orbanin dhe kredinë hungareze, përmes së cilës, sipas tij, në vend po hyjnë para kineze. Ai…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij dhe Presidentin amerikan Donald Trump. Rama e ka shoqëruar foton me një koment ironik. “Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se do të dalë që s’është IA dhe dalin prapë si kokrrat e kandarit”, shkruan Rama. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë disaditore në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të…
Qeveria planifikon rishikim të dytë të buxhetit brenda pak muajve, me arsyetimin se ulja e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës ka shkaktuar në arkën shtetërore vrimë prej 7 miliardë denarësh. Sipas ekspertëve para se të ndodh kjo duhet të bëhet e qartë se cilat janë arsyet konkrete që kanë çuar në nevojën për rishikim dhe si do të mbulohen nevojat shtesë. Ekonomisti Borçe Trenkovski thotë se çdo prekje e arkës së shtetit duhet të bëhet në mënyrë transparente. “Apeloj që rishikimi i dytë i buxhetit të jetë një proces transparent. Me të duhet të bëhen dy gjëra: së…
Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE), si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin. Këto janë elementet kryesore të strategjisë për zgjerimin që KE-ja do ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor. Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian. KE-ja në strategji do të theksojë se zgjerimi duhet të përgatitet mirë, për përfitim të ndërsjellë.…
“Dua e do protestën, unë dua Duan”, është shprehur kryeministri Edi Rama, teksa ka folur për protestat kundër projektit të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit. Rama i referohet këngëtares shqiptare Dua Lipa. Rama tha se nuk e sheh si të domosdoshme zgjedhjen mes zhvillimit dhe konservimit, duke argumentuar se të dyja mund të bashkëjetojnë. Ai foli gjithashtu për reagimet ndaj protestave, angazhimin e qeverisë me protestuesit dhe “pasqyrën inteligjente” që, sipas tij, do të publikojë dokumentet dhe të dhënat për projektin. Pjesë nga intervista: Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?! Rama: Ajo është krenare për…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik. Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, ‘nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo’. Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. ‘Jeni ju që i jepni…
Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, është shqiptari më i pasur në botë. Është mik personal i familjeve Clinton, Bush dhe Yeltsin, si dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Anna Oxa. Më 30 gusht Pacolli festoi ditëlindjen e tij të 72-të. Është lindur, siç thotë vetë, në një fshat të vogël jo larg Prishtinës, pa asfalt e pa rrymë. Thotë se pasuria nuk e ka ndryshuar. “Unë jam i njëjti njeri që kam qenë dikur, një fëmijë katundi. E kisha shumë të vështirë të dilja nga ai format. Gjithmonë kam dashur në jetë të jem me njerëzit, më mirë me ata që kishin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pluralizmit, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Berisha deklaroi se mbi 90% e mediave në Shqipëri kontrollohen nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë dhe bizneset e lidhura me të. Sipas tij, mediat që nuk janë nën këtë kontroll përballen me presione, sulme ndaj gazetarëve dhe gjoba të rënda. Berisha e cilësoi “korruptimin e gjuhës” si një mjet sundimi, duke argumentuar se ai pengon mendimin e pavarur dhe e bën pluralizmin politik…
