Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investimet online është goditur nga autoritetet e disa shteteve, në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol. Në kuadër të aksionit janë arrestuar shtatë persona, janë kontrolluar 17 ambiente dhe janë sekuestruar më shumë se 100 servera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetet kriminale. Operacioni përfshiu Shqipërinë, Kosovën, Gjermaninë, Qipron, Finlandën, Izraelin dhe Maqedoninë e Veriut. Humbjet financiare të shkaktuara nga kjo skemë mashtrimi i Call Center-ave vlerësohen në mbi 4 milionë euro. Hetimet nisën në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman, i cili kishte investuar kursimet e tij…
Autor: AD
Analisti politik Nate Silver parashikoi të dielën se një “cunami blu” ishte në horizont. Silver, një parashikues politik dhe statistikan, reagoi ndaj serisë së fundit të sondazheve të kryera nga The New York Times dhe Universiteti i Sienës , të cilat tregojnë se demokratët kryesojnë kundërshtarët e tyre republikanë në garat kryesore të Senatit. “‘New York Times’ dhe Universiteti i Sienës publikuan atë që duket të jetë grupi më i fundit i sondazheve sonte. Rezultatet mund të përshkruhen vetëm si fantastike për demokratët , pasi u japin atyre një avantazh – ndonjëherë të ngushtë, ndonjëherë më bindës – në pothuajse…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shpalli rezultatet fillestare të rrethit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Sipas rezultateve, Arkin Jahiji nga koalicioni AKI fitoi 4.442 vota, ndërsa kundërkandidati Stojanço Radiçevski, nga koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, mori 4.184 vota. Nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar, në zgjedhje morën pjesë 8.828 qytetarë, apo 54,31 për qind. Prej tyre, 8.626 vota ishin të vlefshme, ndërsa 202 të pavlefshme. Me shpalljen e rezultateve fillestare, kanë nisur afatet ligjore për paraqitjen e kundërshtimeve ndaj procedurës së mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve, të cilat mund të…
Glidona Daci po raportonte drejtpërdrejt nga protestat kundër qeverisë në Shqipëri, kur policia e spërkati me gaz lotsjellës. Në raportimin e saj për Klan News, Daci dëgjohet duke iu drejtuar punonjësve të policisë: “Kamera është live, mos e prekni operatorin dhe mos më spërkatni me gaz lotsjellës”. E shtyrë nga policia, Daci tha se punonjësit e policisë i shpërfillën kundërshtimet e saj. “Ai më spërkati më pas drejtpërdrejt me gaz lotsjellës, duke më goditur në një pjesë të fytyrës, si dhe spërkati objektivin e kamerës dhe kameramanin, duke i hedhur gaz në sy”, tha ajo për BIRN. “Në atë moment…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar që mobilizimi qytetar dhe angazhimi i të rinjve të shndërrohen në një forcë të qëndrueshme politike. Gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e PD-së me grupet e punës së qarkut Tiranë, Berisha diskutoi vijimin e aksionit opozitar, organizimin e protestave dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Shpërthimi rinor të mos shkojë dëm. Ne nuk heqim dorë nga protesta, pasi protesta është pjesë e jona”, u shpreh kreu i demokratëve, duke kërkuar vijimin e mobilizimit dhe…
Liverpooli po shqyrton mundësinë e rikthimit të Trent Alexander-Arnoldit në “Anfield”, pas periudhës së vështirë që mbrojtësi anglez po kalon te Real Madridi. Sipas mediumit spanjoll Cadena SER, “Të Kuqtë” po mendojnë për një ofertë huazimi në afatin kalimtar të janarit, me synimin për ta rikthyer në shtëpi futbollistin që u largua nga klubi në vitin 2025. Alexander-Arnold, i cili iu bashkua Real Madridit për vetëm 8.5 milionë funte, ka hasur vështirësi për të siguruar minuta të rregullta nën drejtimin e Jose Mourinhos. 28-vjeçari aktualisht konsiderohet si zgjedhja e tretë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në ndeshjen e fundit…
Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka reaguar pas vendimit që Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, të lirohet nga paraburgimi, pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh, përcjell tetova1 Dauti ka vënë në pikëpyetje perceptimin e barazisë para ligjit, duke krahasuar rastet kur qytetarë dënohen me mbi tre vjet burg për vepra me pasoja shumë më të vogla, me rastet kur persona të tjerë arrijnë të sigurojnë mbrojtjen në liri përmes garancive milionëshe. Ai thekson se problemi nuk qëndron te e…
Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po kërcënon Erion Veliajn që kryebashkiaku t’i dorëzojë çelësat e Bashkisë së Tiranës. “Nuk ka dyshim se ai me ndërhyrjen e fundit, me transferimin e tij në kundërshtim me të gjitha procedurat, ai është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt ndaj tij nga frika se do humbasë Bashkinë e Tiranës”, tha Berisha. Lufta mes Ramës dhe Veliajt për Berishën është një moment që duhet shfrytëzuar nga opozita. “PD dhe partitë opozitare mendoj se kanë përgjegjësinë në betejën kundër kësaj të keqe të madhe të bashkohen në këto zgjedhje vendore me kandidatë të përbashkët në…
Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit. “Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan. Trump më tej shtoi se Shtetet e Bashkuara janë tashmë një vend i fuqishëm dhe i respektuar në mbarë botën. Ai u shpreh se nëse amerikanët lodhen nga ai do të shkojë në Izrael dhe të zgjidhet kryeministër. “Nëse njerëzit në Shtetet e…
Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen e kësaj të marte. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, efektivi me inicialet E.D. ka marrë një plagë në shpatull. Menjëherë pas ngjarjes, atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit. Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas, ai është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku do të vijojë trajtimin e specializuar. Ndërkohë, Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po kryen…
