“Alta Banka” e Beogradit ka tri ditë afat për të vendosur nëse do t’i shesë vetë aksionet që zotëron në “Alta Bankën” e Manastirit. Në të kundërtën, shitjen do ta organizojë Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut përmes Bursës së Maqedonisë.Bëhet fjalë për 95,336 për qind të aksioneve të bankës në Manastir. Guvernatori Trajko Sllaveski bëri të ditur se, pas afatit dhjetëditor, Banka Popullore do t’i nxjerrë aksionet në shitje përmes ankandit publik.Më 1 nëntor, për shkak të problemeve financiare të pronarit në Serbi, në bankën e Manastirit u vendos administrim i përkohshëm tremujor. Ndërkohë, Banka…
Autor: AD
Disa ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar periudhën standarde katërvjeçare të shërbimit në misionet diplomatike ku janë të akredituar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se atyre u ka përfunduar ushtrimi i detyrës. Sipas legjislacionit, qëndrimi në të njëjtin mision mund të vazhdohet edhe pas katër vjetësh, në varësi të nevojave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Të dhënat që Kallxo i ka siguruar nga MPJD-ja tregojnë se në listën e përfaqësuesve të Kosovës jashtë vendit, figurojnë 49 persona në pozita diplomatike dhe konsullore. Krahas ambasadorëve që kanë kaluar periudhën katërvjeçare të shërbimit, lista përfshinë edhe përfaqësues që…
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka konfirmuar publikisht fundin e marrëdhënies me bashkëshortin e saj, biznesmenin rumun Dragos Savulescu. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja shqiptare ka bërë të ditur se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar, duke theksuar se mirëqenia e djalit të tyre mbetet prioriteti kryesor. “Pas një kapitulli shumë domethënës së bashku, marrëdhënia jonë ka marrë fund. Djali ynë mbetet dhurata më e madhe e kohës sonë së bashku dhe lumturia e mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë në vend të parë”, ka shkruar Angela. Ajo e ka përmbyllur deklaratën…
Qeveria ka miratuar rebalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, i cili parasheh uljen e të ardhurave dhe shpenzimeve publike për rreth 5.3 miliardë denarë.Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat e përgjithshme planifikohen në 374.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 420.5 miliardë denarë.Deficiti buxhetor mbetet 46.3 miliardë denarë, ose 3.9% e PBB-së. Rritja ekonomike për vitin 2026 projektohet në 4.3%.Pas miratimit në Qeveri, propozimi i plotësuar do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.
Dy vjet pas rikthimit triumfal të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, votuesit amerikanë i kanë dërguar një mesazh të fortë presidentit. Republikanët e tij kanë humbur kontrollin mbi Kongresin, ndërsa demokratët, sipas projeksioneve të para, kanë siguruar shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat. Një rezultat që deri para pak muajsh konsiderohej pak i mundshëm. Zgjedhjet u shndërruan në një lloj referendumi për politikat e Trumpit, të cilin një pjesë e madhe e votuesve e konsiderojnë përgjegjës për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend. Trumpi përballet me kufizime të reja politike Humbja…
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Ishte një histori që e preku në plagët e veta, një dramë njerëzore në të cilën, siç rrëfen vetë, kishte njohur pjesë të jetës së saj. E ftuar në Grida Duma Podcast, aktorja Arjola Demiri rikthehet te një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, martesa dhe divorci, duke bërë një paralelizëm tronditës me përjetimet e Arlinda Zekajt. Ajo tregon se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda, dhe se gjatë…
Arbër Hajdari reagoi pasi Erion Veliaj, e cilësoi si një prej personave të përzgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari mohon çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar deklaratat si “thashetheme” dhe “fantazi”. Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë! Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri! Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe,…
Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrieski i cili para disa ditësh tha se derisa partia e tij është në pushtet nuk do lejon provimet e jurispodencës në shqip ka harruar ta rregullon edhe këtë urë në Kumanovë derisa është në qeveri me çka rrezikon jetën e qytetarëve. Këte ja ka kujtuar ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga./tetova1.mk
Edhe sot, kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët. Para godinës së Kryeministrisë sërish është vendosur sofra e gurtë me letrat me mbishkrimin DIALOG. Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura, por deri tani përballet me refuzim për të dialoguar.
Rreth 2,800 trupa nga 10 vende evropiane do të zhvillojnë stërvitjen e parë të një force të re shumëkombëshe në mbështetje të Ukrainës në Poloni më vonë këtë muaj, thanë të martën Londra dhe Parisi. E udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, Forca Shumëkombëshe – Ukrainë (MNF-U) nuk ka mision ofensiv dhe do të vendoset vetëm pasi të arrihet një armëpushim për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në vitin 2022. Forca, e cila u krijua në vitin 2025 dhe tashmë ka një seli operative në Paris, nuk është një operacion…
