Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

ADAD20 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka marrë miratimin nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.

Gjatë votimit, projektligji mori 6 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Nismëtarë të ligjit janë deputeti Erjon Braçe, ministrat Blendi Gonxhe dhe Adea Pirdeni dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili në mbledhjen e sotme kishte marrë me vete edhe një top futbolli në formë simbolike.

Nisma e re ligjore synon të ndryshojë mënyrën e financimit të sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar lehtësi fiskale për bizneset që mbështesin këta sektorë përmes sponsorizimeve.

Sipas projektligjit, bizneset që paguajnë tatim mbi fitimin do të mund të zbresin drejtpërdrejt nga detyrimi tatimor shumën e sponsorizuar, deri në 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës. Përmes këtij mekanizmi parashikohet që në sport, art dhe kulturë të kanalizohen deri në 2 miliardë lekë në vit.

Një tjetër risi është krijimi i regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve, me qëllim garantimin e transparencës dhe kontrollit mbi përdorimin e fondeve. Gjithashtu, të ardhurat e përfituara nga sponsorizimet parashikohen të jenë të patatueshme për subjektet përfituese.

Projektligji parashikon edhe përfshirjen e sponsorizimeve në natyrë, si dhe mekanizma dokumentimi dhe kontrolli për të shmangur abuzimet.

Pas miratimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, projektligji vijon procedurat parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin përfundimtar.

Artikuj të ngjashëm

Mianmari shpallet fajtor për gjenocidin ndaj Rohingya-ve!

19 Nëntor, 2026

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Qafë e Bullit–Krashtë

19 Nëntor, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

19 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

20 Nëntor, 2026

Zbulohet data se kur nis Big Brother VIP Albania 6, gazetari konfirmon edhe personazhin e njohur që ka …

19 Nëntor, 2026

Era e fortë rrëzon pemë, semaforë dhe shtylla elektrike në disa rrugë

19 Nëntor, 2026

Mianmari shpallet fajtor për gjenocidin ndaj Rohingya-ve!

19 Nëntor, 2026

Al-Ittihad rikthehet për Edon Zhegrovën, përgatit ofertë të re në janar

19 Nëntor, 2026

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Qafë e Bullit–Krashtë

19 Nëntor, 2026

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor, 2026

Kim Mehmeti: Nuk jam i Maqedonisë së tyre!

19 Nëntor, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

19 Nëntor, 2026

Ligji për Specialen: askush s’e beson, të gjithë e votojnë

19 Nëntor, 2026
POLITIKË

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

SHQIPËRI 20 Nëntor, 2026

Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka marrë miratimin nen për nen dhe në…

Era e fortë rrëzon pemë, semaforë dhe shtylla elektrike në disa rrugë

19 Nëntor, 2026

Mianmari shpallet fajtor për gjenocidin ndaj Rohingya-ve!

19 Nëntor, 2026

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Qafë e Bullit–Krashtë

19 Nëntor, 2026

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor, 2026

Kim Mehmeti: Nuk jam i Maqedonisë së tyre!

19 Nëntor, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

19 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.