Autor: AD

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, gjenden në Portin e Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare. Deri më 6 nëntor, janë parashikuar aktivitete portuale dhe stërvitje të përbashkëta në Gjirin e Vlorës. Sot dhe nesër, ekuipazhet zhvillojnë vizita portuale, ndërsa më 5 dhe 6 nëntor, manovra të përbashkëta detare dhe ajrore, ku do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare. Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve nga…

Read More

  Në Maqedoni është konfirmuar rasti i pestë i fruthit (morbileve), këtë herë te një foshnjë njëvjeçare e gjysmë, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.Deri më tani, sëmundja është regjistruar te tri foshnja, një 45-vjeçar dhe një shtetas i Kosovës. Sipas Klekovskit, ekziston një lidhje e mundshme epidemiologjike mes rasteve, e cila pritet të konfirmohet nga Instituti i Shëndetit Publik.Ministri u bëri thirrje prindërve që fëmijët me simptoma të mos i dërgojnë në çerdhe apo shkollë, por fillimisht të konsultohen me mjekun. Ai theksoi se virusi është jashtëzakonisht ngjitës dhe mund të qëndrojë në ajër deri në dy orë.Autoritetet apelojnë…

Read More

Një lajm i trishtë vjen mesditën e kësaj të marte. Avokati i njohur Saimir Vishaj ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda të marra pas një rrëzimi në banesën e tij. Vishaj ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës, ku po merrte trajtim mjekësor pas aksidentit në banesë. Gjendja e tij shëndetësore ishte paraqitur tepër e rënduar që prej ditës së djeshme, kur mjekët u detyruan ta intubonin për shkak të komplikacioneve. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë, avokati nuk ka mundur të mbijetojë. Vetëm pak…

Read More

Harry Kane njofton rinovimin e kontratës me Bayern: Çështje ditësh, jemi jashtëzakonisht afërE ardhmja e Harry Kane mbetet te Bayern Munich. Në prag të përballjes në Champions League kundër Atlético Madrid, fituesi i fundit i Topit të Artë praktikisht ka njoftuar një zgjatje të kontratës. Marrëveshja e tij aktuale pritej të skadonte në fund të sezonit. Negociatat kanë shënuar përparim vendimtar gjatë ditëve të fundit dhe sulmuesi anglez shpjegoi se kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit para nënshkrimit të kontratës. “Do të thoja se tani është thjesht çështje ditësh. Kemi pasur diskutime të mira gjatë fundjavës. E di që…

Read More

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë të gjitha fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton vonesa në disbursimin e financimeve për shkak të mospërmbushjes së një pjese të reformave të kërkuara. Top Channel ka siguruar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e Buxhetit të Shtetit 2025, ku evidentohen vonesa në përfitimin dhe disbursimin e fondeve të parashikuara për Shqipërinë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, si pasojë e mospërmbushjes së një pjese të masave të reformës. Nga financimi i përgjithshëm prej rreth 922 milionë…

Read More

Avioni i kompanisë ajrore „Air Serbia“, i cili mbrëmjen e së martës u nis nga Beogradi drejt Moskës, u detyrua të kthehej pasi kishte arritur në jug të Lituanisë. Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, arsyeja ishte një shkelje e procedurave të sigurisë, e lidhur me hipjen në avion të Aleksandar Vulinit, ish-ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes i Serbisë.Në avion, sipas këtyre informacioneve, ndodheshin edhe drejtori i „Srbijagaz“, Dušan Bajatović, si dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popović.Bëhet fjalë për fluturimin JU134, i cili u nis nga aeroporti „Nikola Tesla“ në Beograd në orën 18:48. Avioni kishte depërtuar…

Read More

Nga Beqir SINA – New York/INA Parashikimet e fundit të orës së vonë të pasdites, tregojnë se demokratët favorizohen me mbi 90% për Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati mbetet më i ngushtë duke anuar të mbetet kuq. Amerikanët po hedhin votat sot në zgjedhjet e mesit të mandatit 2026, duke vendosur se kush do të marrë kontrollin e Kongresit dhe Senatit për dy vitet e fundit të mandatit të Presidentit Donald Trump, së bashku me dhjetëra poste guvernatori dhe mijëra zyra shtetërore e lokale. Të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve janë në votim. Republikanët hyjnë me shumicë të…

Read More

Është shtyrë për ditën e nesërme vendimi i GJKKO për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Më herët sot, avokati i ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, për seancën gjyqësore ndaj klientes së tij. Kastriot Selita është parë në ambientet e gjykatës, ndërsa, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Vlora Hyseni nuk është paraqitur në seancë.  

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, brenda banesës së tyre. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, krimi ndodhi gjatë natës në banesën e familjes, në rrugën Tagliata. Pas ngjarjes, i riu u largua nga vendi, por më vonë u vetëdorëzua te Karabinierët në Kremona. Kryetari i bashkisë së Chiarit, Gabriele Zotti, ka shprehur tronditjen e komunitetit, duke…

Read More

Maqedonia është mes vendeve ku janë identifikuar kol-centra të dyshuar për mashtrime me investime, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që dyshohet se ka mashtruar qytetarë në mbi 50 shtete. Në një aksion të koordinuar më 3 nëntor, me mbështetjen e Europolit dhe Eurojustit, janë sekuestruar mbi 100 serverë dhe janë arrestuar shtatë të dyshuar. Në operacion morën pjesë autoritetet e Maqedonisë, Shqipërisë, Qipros, Finlandës, Gjermanisë, Izraelit dhe Kosovës. Sipas Europolit, një kompani dyshohet se siguronte platforma të rreme për tregtim online, të cilat përdoreshin nga grupet kriminale për të mashtruar qytetarët. Hetuesit kanë identifikuar klientë të dyshuar të kompanisë që…

Read More