Qyteti italian i Chiari-t, në provincën e Breshias, është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në këtë zonë. Me 1,342 banorë, shqiptarët përbëjnë 8.2% të popullsisë së qytetit, duke u renditur si komuniteti më i madh i huaj, pas italianëve. Prania shqiptare në Chiari nuk është më thjesht një histori emigracioni, por një pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe ekonomike të qytetit. Shqiptarët kanë krijuar familje, kanë hapur biznese dhe kanë ngritur sipërmarrje, duke u integruar ndër vite në komunitetin vendas, shkruan “Corriere Della Sera”. Për këtë arsye, lajmi për vdekjen e Meleqe Lushës…
Autor: AD
Qytetarët që kanë skanuar faturat fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” gjatë periudhës korrik-shtator 2026, pritet të marrin së shpejti rimbursimin e një pjese të TVSH-së së paguar. Sipas afateve, pagesat për tremujorin e tretë duhet të realizohen deri më 30 nëntor, por Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka njoftuar datën e saktë të transferimit të parave. Shuma maksimale që mund të përfitojë një qytetar është 2.100 denarë për tremujor. Për produktet dhe shërbimet vendore kthehen 20% e TVSH-së, ndërsa për të tjerat 10%. Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë të dhënat e llogarisë bankare në aplikacion, në mënyrë që…
Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit në SHBA. Sipas rezultateve jozyrtare deri në mëngjesin e 4 nëntorit, vetëm një prej tyre, Joe Hoxha, është në rrugë për të fituar. Hoxha, aktualisht përfaqësues republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, prin në distriktin 78 me rreth 1.8 pikë përqindjeje diferencë. Janë numëruar mbi 95 për qind e votave, sipas të dhënave të Decision Desk HQ. Gara ende nuk është shpallur zyrtarisht. Në New York, kandidati republikan Diamant Hysenaj humbi në distriktin 14 për Kongres ndaj demokrates Alexandria Ocasio-Cortez. Ajo mori rreth 78 për qind…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026. Sipas vendimit të Bordit, nafta (gazoili) do të shitet me pakicë jo më shumë se 216 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë deri në 204 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën është vendosur një çmim maksimal prej 172 lekësh për litër në pakicë dhe 160 lekësh për litër në shumicë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 4 nëntor, në orën 14:00 dhe do…
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe Kosovë, duke kritikuar ndikimin e oligarkëve dhe fuqinë e parasë në proceset zgjedhore. Mekuli ka marrë si shembull Elon Muskun dhe mbështetjen e tij financiare për republikanët në SHBA, duke theksuar se shpenzimet e mëdha nuk arritën të përcaktojnë vullnetin e votuesve. Ai ka bërë një paralele edhe me Kosovën, ku, sipas tij, oligarkë dhe media të caktuara financuan fushata propagandistike kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Postimi i plotë: Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës Fenomeni Elon Musk në zgjedhjet në SHBA e zhveshi…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se nga e enjtja, 5 nëntor 2026, qytetarët që kanë llogari pagese në ALTA Banka SHA Manastir, por nuk posedojnë kartela bankare, do të mund t’i tërheqin paratë në sportelet e filialit kryesor të bankës në Manastir. Për realizimin e kësaj procedure, në lokacionin e bankës në rrugën “Dobrivoje Radosavleviq” nr. 21 do të funksionojnë disa sportele të dedikuara për këtë shërbim. Mundësia e tërheqjes së parave u dedikohet kryesisht pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale, të cilët pagesat i pranojnë përmes llogarive në këtë bankë, por nuk kanë kartelë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një grup kriminal ndërkombëtar është goditur në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Sipas Sveçlës, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Përmes një deklarate, Sveçla ka vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar se angazhimi për mbrojtjen e jetës…
Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë karrierës së tij, duke treguar se cilët prej tyre kanë ndërhyrë në ushtrimin e detyrës së tij dhe me cilët ka pasur përvoja të ndryshme pune. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tech Talk”, me Kristi Gongon dhe Kushtrim Shalën, Havari ka bërë një koment të drejtpërdrejtë për ish-kryeministrin Ilir Meta, duke deklaruar se ky i fundit ka ndërhyrë në dy raste gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën. “Ilir Meta ndërhynte. Më ka ndërhyrë në dy raste, njërën e kam shkruar…
Mjeku dhe politikani progresist, Abdul El-Sayed, ka shënuar histori duke fituar garën e shumëpërfolur për Senatin amerikan në Miçigan. Ai ka mposhtur republikanin Mike Rogers, duke u bërë senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në fjalimin e tij, El-Sayed iu drejtua presidentit Donald Trump, zëvendëspresidentit JD Vance dhe super-PAC-ve që u përballën me të gjatë fushatës. “Ne mund ta mposhtim cinizmin e një politike që përfiton nga sinqeriteti ynë, nënvlerëson inteligjencën tonë dhe shfrytëzon përçarjet tona. Sonte, Miçigan, ne mposhtëm një makineri të tërë”, deklaroi El-Sayed.
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Era pritet të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
