Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë. Shpërthimi ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar shembjen e mureve të banesës dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të pallatit. Forca e shpërthimit ishte e madhe, ndërsa banorët e zonës kanë përjetuar momente paniku dhe frike. Disa prej tyre e përshkruan ngjarjen si një tronditje të jashtëzakonshme, që u shoqërua me dëme të rënda në strukturën e…
Autor: AD
Erion Veliaj është transferuar nga qelia, në spitalin e burgut të Fierit pas një frakture që ka në këmbë- dëmtim që e ka marrë gjatë kohës që mbahej në paraburgimin e Durrësit. Nga ky ambient, ai i ka dorëzuar avokatit Plarent Ndreca disa fletë ditari ku ka shkruar përgjigjet ndaj kërkesave të ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, të cilat do të publikohen. Kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që ndodhet brenda ambienteve te Burgut të Fierit. Transferimi është kryer që të dielën (1 nëntor), pas ankesave të tij për mungesë të kujdesit mjekësor. Sipas avokatit të…
Në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, në aksidente trafiku në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 84 persona, kundrejt 117 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, 33 viktima më pak. Strategjia Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor 2026–2030 parasheh përgjysmimin e numrit të viktimave deri në vitin 2030, krahasuar me vitin 2024. Gjatë 35 viteve të fundit, në rrugët e vendit kanë humbur jetën mesatarisht rreth 150 persona në vit. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, tha se ulja e viktimave lidhet me ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe masat parandaluese të institucioneve. Strategjia synon rritjen e sigurisë…
Përmes këtij reagimi, këngëtarja duket se ka kritikuar tendencën për ta zhvendosur vëmendjen… Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, pas lajmeve që qarkulluan në media lidhur me një video të saj humoristike në TikTok, ku provoi një filtër që pretendon të parashikojë partnerin aktual të përdoruesit. Pas publikimit të videos, ku Ronela bëri batuta për rezultatin e filtrit që i nxori si partner të supozuar një president të martuar nga Mongolia, vëmendja e mediave u përqendrua te jeta e saj sentimentale. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila përmes një videoje të publikuar…
Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Bulqizë, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga një 44-vjeçar gjatë një gjuetie në pyllin e fshatit Fushë-Sopot. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Arma e gjahut është sekuestruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër,…
Një satelit i NASA-s, pas gati 22 vitesh në hapësirë, pritet të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026. Bëhet fjalë për observatorin hapësinor “Neil Gehrels Swift”, i cili ka përfunduar misionin e tij shkencor dhe tashmë po i afrohet fundit të ciklit të tij në orbitë. Sipas të dhënave të publikuara nga NASA dhe vlerësimeve të Forcave Hapësinore Amerikane, rihyrja në atmosferë parashikohet të ndodhë rreth orës 08:30-08:15, megjithëse ekziston një marzh pasigurie prej rreth 11 orësh. Pjesa më e madhe e satelitit pritet të digjet gjatë kalimit në atmosferë, për shkak të temperaturave…
Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim i dhënë nga Gjyqtari Florjan Kalaja. Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej masa ndaj saj, pasi sipas tij nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat. Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë. LEXO EDHE: Progresraporti për Shqipërinë: SPAK rezultate pozitive, por korrupsioni mbetet sfidë! Ballukut s’iu hoq…
Sistemi “Qyteti i Sigurt” (Safe City) do të zgjerohet me kamera mobile, të cilat do të vendosen në automjete policore të pajisura posaçërisht për regjistrimin e shkeljeve në komunikacion. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se krahas kamerave fikse në rrugë, policia do të përdorë edhe kamera lëvizëse për të kontrolluar lokacionet që aktualisht nuk mbulohen nga sistemi. Sipas tij, shumë shoferë tashmë i njohin vendndodhjet e kamerave fikse, ndaj po shqyrtohen forma të reja për mbikëqyrje më efikase. Sistemi “Safe City” mundëson regjistrimin automatik të shkeljeve, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, kalimin në semafor të kuq dhe drejtimin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel. Gjatë këtij takimi, ambasadori Schuebel do t’ia dorëzojë Kurtit Raportin e Kosovës për vitin 2026, të hartuar nga Komisioni Evropian. Takimi është paraparë të mbahet në orën 17:45, ndërsa pas përfundimit të tij, Kurti dhe Schuebel do të dalin në një konferencë të përbashkët për media. Raporti i këtij viti pritet të pasqyrojë gjendjen dhe progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Sipas draft-raportit të publikuar paraprakisht dhe vlerësimeve të njohësve të integrimeve evropiane, Kosova nuk…
Barça triumfon 3-0 përballë Aston Villa-s, një fitore e jetike, shumë e rëndësishme, që e vendos ekipin blaugrana në pozita komode, provizorisht në vendin e dytë me 9 pikë, po aq sa edhe Aston Villa. Në “Camp Nou”, anglezët bën “vetëvrasje” që në start ku një gafë në mbrojtje pas vetëm 6 minutash lojë i dha mundësinë Lamine Yamal të zhbllokonte ndeshjen me një goditje shumë të bukur brenda në zonë. Në fraksionin e dytë stafetën e mori braziliani Raphinha, me kapitenin që realizoi një “dopjetë” golash. Në të 52-të, Raphinha u shërbye në qendër dhe me një goditje të…
