Ylli argjentinas publikoi një mesazh prekës në Instagram, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e futbollistit spanjoll. “Nuk ka fjalë… Ngushëllimet e mia dhe shumë forcë për gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, shkroi Messi.Mesazhi i kapitenit të Argjentinës i është bashkuar reagimeve të shumta nga bota e futbollit, e cila është tronditur nga kjo tragjedi.
Autor: AD
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), partisë që udhëheq koalicionin qeverisës në Gjermani. Beyer është anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut dhe mik i hershëm i Shqipërisë. Në qendër të bisedës ishin forcimi i marrëdhënieve shqiptaro-gjermane dhe nevoja për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre, si dhe rëndësia e një angazhimi edhe më të fortë të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor. Ministri Hoxha dhe deputeti Beyer diskutuan zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.…
Një incident i rëndë ka ndodhur në Draçevë të Shkupit, ku një 27-vjeçar ka sulmuar fizikisht disa udhëtarë në autobus, si dhe shoferin, të cilit është përpjekur t’ia marrë edhe telefonin celular.Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 18:20. Pas daljes nga autobusi, i dyshuari ka dëmtuar edhe një veturë të parkuar.Situata është përshkallëzuar edhe më tej kur në vendngjarje kanë mbërritur policët, të cilët gjithashtu janë sulmuar fizikisht.I dyshuari A.M. (27) është arrestuar nga policia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lidhjet dhe mbështetjet e ndërsjella ndërmjet politikanëve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kosovës tashmë janë bërë praktikë e zakonshme, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore. Një gjë e tillë po vërehet edhe në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), që do të mbahen të dielën, më 8 nëntor. Kandidati i koalicionit LPD-PDSH, Shqiprim Musliu, së fundmi ka publikuar një mesazh mbështetës nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që ta votojnë djalin e të ndjerit Jonuz Musliu. Edhe vetë Shqiprim Musliu në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë kishte mbështetur AAK-në…
Një satelit i NASA-s, pas gati 22 vitesh në hapësirë, pritet të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026. Bëhet fjalë për observatorin hapësinor “Neil Gehrels Swift”, i cili ka përfunduar misionin e tij shkencor dhe tashmë po i afrohet fundit të ciklit të tij në orbitë. Sipas të dhënave të publikuara nga NASA dhe vlerësimeve të Forcave Hapësinore Amerikane, rihyrja në atmosferë parashikohet të ndodhë rreth orës 08:30-08:15, megjithëse ekziston një marzh pasigurie prej rreth 11 orësh. Pjesa më e madhe e satelitit pritet të digjet gjatë kalimit në atmosferë, për shkak të temperaturave…
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, do të dalin nesër në një konferencë të përbashkët për mediat. Ky njoftim vjen pas dorëzimit të Progresraportit për Shqipërinë. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim në Kryeministri, konferenca do të zhvillohet në orën 11:30.
Vetëm 62 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut është vaksinuar kundër fruthit, duke rritur rrezikun e shpërthimit të një epidemie të re. Paralajmërimi vjen nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili konfirmon se deri tani janë regjistruar pesë raste të sëmundjes.Drejtoresha e institutit, Marija Andonovska, tha se niveli aktual i vaksinimit nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme ndaj përhapjes së virusit, ndërsa në disa vende të rajonit janë regjistruar qindra raste.Rasti i fundit është konfirmuar te një fëmijë njëvjeçar e gjysmë. Mes pesë të infektuarve janë tre fëmijë të vegjël, një burrë 45-vjeçar dhe një…
Kanë nisur përplasjet e para ndërmjet banorëve të Big Brother VIP Kosova 5.Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e BejtësBanorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, Anjeza ka komentuar për sjelljen e disa banorëve brenda shtëpisë. Ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për dy prej tyre, Nichin dhe Fuegon. Anjeza tha se Nichin e kishte njohur si burrë dhe reper të fortë, duke pritur që sipas saj, ai të ishte një nga banorët më të zëshëm të këtij edicioni. “Nichin e kam njoftë për burrë, e kam njoftë për reper të fortë. Kam thanë, Nichi…
Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, theksoi rëndësinë strategjike të procesit të zgjerimit pas publikimit të Progres-Raportit të Komisionit Evropian për Zgjerimin. Gjatë fjalimit të saj Kallas përmendi Shqipërinë mes 4 vendeve pararendëse drejt anëtarësimit në BE. Ajo shprehu gjithashtu vlerësimin për hapjen e të gjitha grupkapitujve në pak më shumë se një vit nga Shqipëria, por theksoi se tani detyra është të ruajë ritmin e reformave. Fjalimi i plotë i Kallas: Sot, Komisioni Evropian miratoi raportin vjetor për Zgjerimin, një dokument që vlerëson ecurinë e 10 vendeve në procesin e anëtarësimit.…
Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku qytetarët janë përplasur me efektivët e policisë. Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit. Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tensionet vijnë pas shoqërimit në polici të Edison Likës dhe Dritan…
