Autor: AD

Një aktivitet shkollor në shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel është shndërruar në objekt kritikash nga prindërit, të cilët pretendojnë se patronati i shkollës është shfrytëzuar për promovim politik nga kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski. Sipas reagimit të prindërve, gjatë fjalimit të tij, Kostovski nuk u përqendrua vetëm te rëndësia e arsimit dhe e shkollës, por foli edhe për projektet komunale, rikonstruksionin e rrugëve dhe arritjet e pushtetit lokal. Veçanërisht është kritikuar deklarata e tij se jeta në Butel është më e mirë se në Çair, me të cilën, sipas prindërve, ai e përfundoi fjalimin e…

Read More

Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës në Shtetet e Bashkuara. Sipas rezultateve jozyrtare të cituara nga mediat në Shkup, deri mëngjesin e sotëm vetëm njëri prej tyre, Joe Hoxha, rezultonte në avantazh dhe drejt fitores. Hoxha, i cili shërben aktualisht si përfaqësues republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, kryeson garën në distriktin 78 me një diferencë prej rreth 1.8 pikësh përqindjeje. Sipas të dhënave të Decision Desk HQ, janë numëruar më shumë se 95 për qind e votave. Megjithatë, gara ende nuk është shpallur zyrtarisht. Në New York, kandidati republikan Diamant Hysenaj…

Read More

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku një 57-vjeçare dhe djali i saj 33-vjeçar janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse kryefamiljarin, Urim Fiku 53 vjeç. Fillimisht, familjarët kishin raportuar se viktima kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër, dyshohet ari. Por hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore zbuluan një tjetër version të ngjarjes, duke konfirmuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri. Pas hetimeve intensive, të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim…

Read More

Ky është objekti i ri i Teatrit dhe i bibliotekës së Tetovës. Ndryshe nga pjesa e teatrit ku punimet po zvarriten, hapësirat e destinuara për bibliotekën kanë marrë formë. Suvatimet, fasada dhe struktura kryesore brenda e jashtë janë përfunduar në rreth 80 për qind. Për ta hapur atë për qytetarët, do të mjaftonte vetëm instalimi i sistemit të klimës dhe vendosja e orendive. Por, këtu del pengesa administrative. Një tjetër problematikë e shfaqur gjatë këtij procesi është mospërfshirja e drejtuesve të këtyre dy institucioneve në ecurinë e punimeve. Megjithëse bëhet fjalë për godinën ku do të strehohen, as drejtori i…

Read More

Shqipëria duhet të përmbushë ende kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për administrimin e fondeve IPARD III, të destinuara për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Komisioni Europian, në progresraportin për vitin 2026, kërkon forcimin e sistemeve të menaxhimit financiar, kontrollit dhe kapaciteteve administrative. Sipas raportit, autoritetet shqiptare kanë paraqitur dy kërkesa për marrjen e përgjegjësisë së administrimit të fondeve IPARD III, përkatësisht më 1 prill dhe 18 qershor 2026. Megjithatë, Komisioni thekson se Shqipëria duhet të sigurojë përmbushjen e të gjitha parakushteve që t’i rikthehen fondet IPARD III. Kërkesa e Komisionit lidhet me aftësinë e institucioneve shqiptare për të…

Read More

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi një pallat pesëkatësh në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë 8 persona janë në spital duke marrë ndihmë mjekësore, mes tyre dhe fëmijë. Kastriot Skënderaj, drejtor i policisë Elbasan,  ka dhënë detaje të reja nga vendngjarja, duke zbuluar se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e ndërtesës. Sipas tij, kati i katërt i pallatit është shembur mbi katin e tretë, ndërsa zjarri që përfshiu fillimisht këtë të fundit është përhapur edhe në katet e tjera. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për evakuimin e…

Read More

Lidhur me humbjen e partisë së tij në zgjedhjet afatmesme të së martës, presidenti amerikan Donald Trump tha se ndërsa votuesit mbështesin qëndrimin e tij ndaj Iranit, ata ndoshta nuk ishin të gatshëm të pranonin çmime më të larta të karburantit të nxitur nga lufta. “Njerëzit pajtohen me atë që po bëj për Iranin, por ata me të vërtetë ndoshta nuk ishin të gatshëm të bënin pasojat afatshkurtëra të pagesës… më shumë për karburant”, tha sot Trump për “Fox News” pas votimit afatmesëm, duke e përshkruar presionin e çmimeve si “një problem afatshkurtër, por për përfitim afatgjatë”. Trumpi paralajmëroi se…

Read More

Petar Bogojevski, lider i partisë “Koncepti Maqedonas”, ka nxitur reagime të reja me deklaratat e tij për rolin e gruas në familje, duke marrë shqiptarët si shembull për atë që ai e quan kontroll të burrave ndaj bashkëshorteve.Në një video të publikuar më 3 nëntor, Bogojevski u drejtua kundër burrave maqedonas që e kishin kritikuar, duke pretenduar se shqiptarët nuk i lejojnë gratë e tyre “të turpërohen nëpër kafene dhe rrugët e Shkupit”.Ai madje i pyeti burrat maqedonas nëse u pëlqen që vajzat e tyre të dalin “gjysmë të zhveshura para Silbos” dhe nëse janë në…

Read More

Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të treguesve kryesorë ekonomikë, rënie të mëtejshme të prodhimit vendas dhe rreziqe serioze për qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare. Në një dokument zyrtar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku paraqiten vërejtjet dhe propozimet për projektpaketën fiskale të vitit 2027, organizata e biznesit evidenton një sërë problemesh strukturore, duke nisur nga mungesa e konkurrencës dhe përqendrimi i tregjeve, deri te korrupsioni, ekonomia informale dhe dobësia e institucioneve shtetërore. Sipas Konfindustrisë, parashikimet për vitin e ardhshëm janë pesimiste, ndërsa një prej treguesve më shqetësues është…

Read More

Drilon Gashi NUK KËRKOVA MËSHIRË.KËRKOVA MUNDËSINË TË JETOJ NGA PUNA IME! (Disa fjalë pas gjithë kësaj jehone publike, për miqtë, dashamirët, kritikët dhe të gjithë ata që u ndalën te historia ime.) Të dashur miq, Kam lexuar mesazhe që më kanë prekur thellë. Disa nga njerëz që më njohin prej dekadash, disa nga ish-nxënës e dashamirë, disa nga miq të besimeve dhe bindjeve të ndryshme, e shumë të tjera nga njerëz që nuk më kanë takuar kurrë.Më kanë telefonuar njerëz duke qarë. Më kanë treguar histori të ngjashme me timen, për humbjen e punës, për kreditë, për mërgimin, për sakrificat…

Read More