Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

ADAD5 Nëntor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një aktivitet shkollor në shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel është shndërruar në objekt kritikash nga prindërit, të cilët pretendojnë se patronati i shkollës është shfrytëzuar për promovim politik nga kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Sipas reagimit të prindërve, gjatë fjalimit të tij, Kostovski nuk u përqendrua vetëm te rëndësia e arsimit dhe e shkollës, por foli edhe për projektet komunale, rikonstruksionin e rrugëve dhe arritjet e pushtetit lokal.

Veçanërisht është kritikuar deklarata e tij se jeta në Butel është më e mirë se në Çair, me të cilën, sipas prindërve, ai e përfundoi fjalimin e tij.

Prindërit shprehin pakënaqësi edhe për mënyrën se si u arsyetua mbyllja e paraleles, duke theksuar se në vend të një aktiviteti kushtuar patronatit të shkollës, vëmendja u zhvendos drejt promovimit të projekteve dhe vendimeve komunale.

Në qendër të kritikave është edhe drejtoresha e shkollës, Mevlide Elezi Kryeziu, së cilës prindërit i atribuojnë përgjegjësi për lejimin e përdorimit të hapësirës shkollore për mesazhe politike.

Sipas reagimit, kjo nuk është hera e parë që patronati i shkollës shoqërohet me promovim politik nga Kostovski dhe drejtoresha e institucionit.

Prindërit e konsiderojnë veçanërisht shqetësues faktin se bëhet fjalë për një shkollë ku shumica e nxënësve janë shqiptarë, ndërsa kërkojnë që institucionet arsimore të mbeten jashtë ndikimeve partiake.

“Shkolla nuk është pronë e asnjë partie politike. Ajo u përket nxënësve, mësimdhënësve dhe komunitetit. Patronati duhet të jetë festë e arsimit, dijes dhe nxënësve, jo tribunë për poenë politikë”, thuhet në reagimin e prindërve.

Artikuj të ngjashëm

Skandal në Universitetin e Shtipit: Shitën notat dhe manipuluan indeksat, përfituan 21 mijë euro!

5 Nëntor, 2026

Tragjedia: Kishte denoncim dhe masa mbrojtëse ndaj 21-vjeçarit, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

5 Nëntor, 2026

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

5 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

​A do të startojë Vedat Muriqi sonte kundër Liverpoolit?

5 Nëntor, 2026

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’, Malaj: Po rishikojmë përsëri ligjin për më shumë kontroll

5 Nëntor, 2026

“Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe”, Marta Kos në PE: Tirana zyrtare duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit

5 Nëntor, 2026

Skandal në Universitetin e Shtipit: Shitën notat dhe manipuluan indeksat, përfituan 21 mijë euro!

5 Nëntor, 2026

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Kos në PE: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

5 Nëntor, 2026

Tragjedia: Kishte denoncim dhe masa mbrojtëse ndaj 21-vjeçarit, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

5 Nëntor, 2026

Marta Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së!

5 Nëntor, 2026

Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë!

5 Nëntor, 2026

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

5 Nëntor, 2026

Progresraporti për Shqipërinë: SPAK rezultate pozitive, por korrupsioni mbetet sfidë! Ballukut s’iu hoq imuniteti? Shqetësim për balancën mes pushteteve! Dialog konstruktiv për protestat

5 Nëntor, 2026
POLITIKË

Shtyhet përsëri hapja e ‘basteve online’, Malaj: Po rishikojmë përsëri ligjin për më shumë kontroll

SHQIPËRI 5 Nëntor, 2026

Hapja e basteve online shtyhet sërish, pasi qeveria po rishikon ligjin për të forcuar mbikëqyrjen…

“Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe”, Marta Kos në PE: Tirana zyrtare duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit

5 Nëntor, 2026

Skandal në Universitetin e Shtipit: Shitën notat dhe manipuluan indeksat, përfituan 21 mijë euro!

5 Nëntor, 2026

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Kos në PE: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

5 Nëntor, 2026

Tragjedia: Kishte denoncim dhe masa mbrojtëse ndaj 21-vjeçarit, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

5 Nëntor, 2026

Marta Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së!

5 Nëntor, 2026

Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë!

5 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.