Policia e Elbasanit doli me një tjetër njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin e fuqishëm dhe zjarrin që dje përfshiu një pallat në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Viktima mbetën Hamit Ibro, 69 vjeç dhe Hatixhe Berisha, 82, fqinje e tij. Paraprakisht, dyshohet se shpërthimi dhe më pas zjarri janë shkaktuar nga prania e tepërt e gazit në banesën e Ibros. Elbasan/ Në vijim të informacionit të dhënë dje, për zjarrin në katin e tretë të pallatit në lagjen “Qemal Stafa”, informojmë se pas disa orësh kërkimesh intensive, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave të Armatosura, të…
Autor: AD
Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. “10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen, për Vetëvendosjen, për të gjithë ne që e njohëm e bashkëpunuam me të, por janë shumë edhe për Republikën e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, sepse mungon e vërteta për mbytjen e tij dhe drejtësisë për të. 10 vjet më vonë, ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit. Pesë prokurorë janë ndërruar në rastin e tij” tha Kurti. Ai kritikoi qasjen institucionale pak pas vdekjes së tij, duke thënë se të…
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i kërkon qeverisë të ndryshojë ligjin për lidhjen e objekteve me rrjetet e ujit dhe energjisë elektrike, duke kundërshtuar procedurat aktuale të kolaudimit. Sipas shoqatës, në Bashkinë Tiranë janë pezulluar rreth 1,013 kërkesa për regjistrim në Kadastër, ndërsa janë refuzuar 779 kërkesa për njësi ekzistuese. Në një shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve përgjegjëse, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë propozon ndryshime në nenin 13, pikat 1 dhe 2, si dhe nenin 10, pika 2, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Shoqata e Ndërtuesve kërkon gjithashtu rishikimin…
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj M.N., drejtues i një kompanie për kontroll teknik të automjeteve, nën dyshimin për përvetësimin e 41,5 milionë denarëve (rreth 675 mijë euro). Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022–2025, i dyshuari ka përvetësuar para të paguara nga qytetarët dhe kompanitë gjatë regjistrimit të automjeteve, të cilat duhej t’u transferoheshin institucioneve publike. Nga kjo veprimtari dyshohet se janë dëmtuar komunat, Ministria e Mjedisit Jetësor, Kryqi i Kuq dhe institucione të tjera. Për të fshehur gjurmët, i dyshuari dyshohet se ka fshirë në mënyrë të kundërligjshme edhe detyrime financiare prej 17 milionë denarësh. Kallëzimi penal është dorëzuar…
Hansi Flick ka zbuluar arsyen e vërtetë të reagimit të Raphinhas gjatë zëvendësimit në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Aston Villas. Sulmuesi brazilian u duk i pakënaqur në momentin kur u largua nga fusha, por trajneri gjerman sqaroi se reagimi i tij nuk kishte të bënte me zëvendësimin. Raphinha ishte emocionalisht i prekur nga vdekja tragjike e futbollistit Jesús de Miguel në Tenerife. “Të gjithë mendojnë se isha i zemëruar me të dhe se për këtë arsye vendosa ta zëvendësoja, por nuk ishte kështu. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lëmë të gjitha gjërat anash dhe të vazhdojmë me planin…
Në zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura më 13 nëntor 2022, fituese doli Partia për Veprim Demokratik (PVD), me bartës të listës Ragmi Mustafin. Megjithatë, ndonëse ishte subjekti më i votuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, PVD-ja nuk arriti ta siguronte drejtimin e institucionit, pasi partitë “aleate” të saj nuk e mbështetën kandidaturën e Mustafit për kryetar. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), të miratuara më 17 nëntor 2022, PVD-ja fitoi 4.155 vota (30,02%) dhe pesë mandate, duke u renditur e para në zgjedhje. Alternativa për Ndryshim (APN), me bartës të listës…
Vendi ynë sot ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, që sjellin mot kryesisht të kthjellët, me vranësira kalimtare. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era fryn nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Ndërkohë, në zonat detare pritet valëzim i ulët, i forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë nga 2 në 9 gradë Celsius.
Shqipëria renditet e para mes vendet europiane, për peshën më të lartë të automjeteve me motor mbi 2,000 kubikë. Sipas të dhënave të Eurostat-it, rreth 30% e totalit të automjeteve apo afro 300 mijë, i përkasin kategorisë së fuqisë motorike të lartë. Nga totali i automjeteve mbi 2 mijë kubikë, 27.8% e tyre janë me naftë dhe 2.4% me benzinë. Preferenca e shqiptarëve për makina me motorë mbi 2 mijë kubikë lidhet me çmimet e përballueshme të automjeteve të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra e Italia, ku taksat dhe sigurimet për motorët e mëdhenj janë të larta. Ndikojnë edhe…
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka folur sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme edhe për protestat e dhunshme të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë. Demo tha se gjatë protestave, dhuna ka qenë me doza shumë të larta, duke rrezikuar edhe dëme të shumta te efektivët e Policisë. Ai shtoi se Policia përdor pajisje e metoda siç e parashikon ligji, teksa shtoi se uniformat blu janë aty për të mbrojtur të drejtën Kushtetuese dhe për të garantuar sigurinë. Lidhur me rastet e përdorimit të tepruar të forcës nga ana e Policisë, Demo tha se 9 efektivë janë pezulluar…
Vedat Muriqi mund të jetë një nga emrat më të përfolur në formacionin e Fenerbahçes për përballjen e sontme ndaj Liverpoolit, pasi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është në garë për një vend në 11-shen startuese të skuadrës turke. Fenerbahçe dhe Liverpooli përballen sonte nga ora 18:45 në stadiumin “Chobani” (Şükrü Saracoğlu), në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Sipas formacioneve të mundshme të publikuara para ndeshjes, trajneri i Fenerbahçes pritet të vendosë mes Vedat Muriqit dhe Romelu Lukakut për pozitën e sulmuesit qendror. Muriqi, i cili është një prej lojtarëve më të…
