Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, ka qëndruar në Bogovinë, ku është takuar me Feti Abazin për të diskutuar projektet aktuale dhe investimet e ardhshme në komunë. Në takim morën pjesë edhe ministra, zëvendësministra dhe deputetë, ndërsa theksi u vendos te përshpejtimi i projekteve dhe bashkëpunimi ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. “Bogovina po ndryshon. Po merr pamjen e një komune të VLEN-it: punë, projekte dhe investime. Kjo na karakterizon neve dhe kështu do të vazhdojmë”, deklaroi Kasami përmes rrjeteve sociale.
Autor: AD
Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e Bashkimit Europian. Në raportin e vitit 2026, Shqipëria klasifikohet me nivel të mirë përgatitjeje në Kapitullin 6, ndërsa gjatë periudhës së raportimit është shënuar progres i mirë, veçanërisht në miratimin e ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e shoqërive tregtare, regjistrimin e biznesit, transparencën financiare dhe auditimin. Vlerësimi i Komisionit Europian përbën një zhvillim pozitiv për kuadrin ligjor të sipërmarrjes në Shqipëri, ndërsa ndryshimet e miratuara prekin drejtpërdrejt edhe fushën e veprimtarisë së Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), si institucioni përgjegjës për…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, komentoi rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se ato “do të kenë një ndikim pozitiv në rajonin tonë dhe në skenën politike globale”. “Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të dobishme për popullin amerikan. Gjithashtu besoj se këto rezultate do të kenë një ndikim pozitiv në rajonin tonë dhe në skenën politike globale. Ndoshta është shumë herët për të bërë vlerësime përfundimtare ose të përgjithësuara”, tha ai, duke shtuar: “Marrëdhënia SHBA-Turqi është thellësisht e rrënjosur dhe e bazuar në themele të forta. Ne jemi dy kombe, aleatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një dokument të paprecedentë dhe me kritika të rënda ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se raporti nxjerr në pah përqendrimin e pushteteve, problemet me zgjedhjet dhe dobësimin e kontrollit parlamentar. “Shqipëria, krahasuar me Malin e Zi, është një diktaturë autoritare”, deklaroi Berisha, duke iu referuar vlerësimit të tij për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend. Sipas kreut të PD-së, Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për…
Avni Dehari, babai i aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari që ka vdekur para dhjetë viteve në burgun e Prizrenit, si dhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, kanë thënë se Dehari është vrarë dhe e kanë akuzuar Prokurorinë, e cila sipas tyre ka tentuar që rastin ta paraqesë si vetëvrasje. Dehari ka thënë se rasti i djalit të tij është zvarritur nga Prokuroria. “Ka pasur manipulime rreth vdekjes së Astrit, kryeprokurori Sylë Hoxha bënte përpjekje me urdhër të pushtetit të atëhershëm që këtë vdekje ta paraqiste si vetëvrasje. Raporti i mjekeve ligjor të pavarur kishin sjellë fakte se nuk behej…
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka kritikuar përpjekjet e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) për të ndjekur modelin e Kishës Ortodokse Maqedonase, duke e cilësuar një qasje të tillë si fatkeqësi kombëtare. “Tentimi i Bashkësisë Fetare Islame për ta imituar Kishën Ortodokse Maqedonase është fatkeqësi kombëtare. Pse? Sepse Kisha Ortodokse Maqedonase është pjesë e një tradite politike bizantine mbi njëmijëvjeçare, e lidhur me krijimin e kombeve, shteteve e kështu me radhë”, deklaroi Thaçi. Sipas tij, Bashkësia Fetare Islame nuk ka lidhje me këtë koncept historik dhe politik, i cili, siç u shpreh…
Treni elektrik te Syri i Kaltër është vendosur nën verifikim dhe BKH ka kryer kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë. Ky zhvillim vjen pas kontrolleve të kryera të mërkurën në Sarandë. Mes ambienteve të kontrolluara është edhe banesa e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës, Elton Dauti. Sipas informacioneve të raportuara, agjentët e BKH-së janë paraqitur në banesën e Dautit rreth orës 07:30. Në fokus të verifikimeve raportohet se është leja e miratuar nga Mirela Kumbaro, gjatë kohës kur mbante detyrën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, për ushtrimin e këtij aktiviteti turistik. Treni elektrik është vënë në funksion…
Një prej pjesëtarëve të sigurimit të kryeministrit e ka tërhequr për krahësh një protestues që u afrua te vetura pasi Albin Kurti u fut aty, për t’i kërkuar përgjigje për përgjegjësinë politike dhe insitucionale që po kërkojnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Disa protestues, pas takimit me kryeprokurorin e shtetit provuan të merrnin përgjigje nga kryeministri për kërkesat e tyre. “Kryeministër, duam përgjigje”, dëgjohet duke thënë një protestuese ndërsa Kurti futet në veturën zyrtare, siç shihet në një video të publikuar nga Ekonomia Online. Pasi shoqëruesit e tij të sigurimit u kujdesën që t’ia mbyllin derën shefit të Qeverisë dhe…
Arsenali nuk gaboi këtë të mërkurë në Ligën e Kampioneve. Skuadra londineze iu imponua Slavias së Pragës në transfertë duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe shkon në 10 pikë.Vetëm 9 minuta lojë i mjaftuan Arsenalit për të zhbllokuar rezultatin me Madueken i cili u gjet saktë nga Gyokeres duke mposhtur portierin kundërshtar për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës londineze. Pak minuta më vonë Merino kishte shansin për të shënuar golin e dytë për Arsenalin por gjuajtkja e tij u ndal nga Domchak. Më pas ishte Gyokeres që pati mundësinë pas një asisti të Merinos por i mungoi saktësia. Megjithatë…
31 persona janë ndëshkuar me gjobë pas protestës të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Akuzohen se bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Sipas Policisë, për secilin prej tyre është vendosur masë administrative në vlerën 5 mijë lekë. Sipas bluve, ata vijuan të qëndrojnë në rrugë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve, përmes megafonit për ta liruar e lejuar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë, dy shtetas të tjerë, me inicialet D.G. dhe E.L., janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë. Sipas njoftimit, nuk iu bindën kërkesave të efektivëve për të paraqitur…
