Autor: AD

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka mohuar se është konsultuar nga guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, lidhur me hyrjen e “Alta Bankës” në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen pasi Slaveski kishte pohuar se, megjithëse Banka Popullore është institucion i pavarur, për këtë çështje kishte zhvilluar bisedime edhe me Qeverinë. Koçoska theksoi se Ministria e Financave nuk ishte informuar as për negociatat, as për blerësit e mundshëm të Bankës së Manastirit, ndërsa për zhvillimet aktuale rreth “Alta Bankës” kryesisht mëson nga mediat. Megjithatë, ministrja siguroi se nuk pret destabilizim të sistemit bankar, duke u bërë thirrje depozituesve…

Read More

Shqiptaro-amerikani Joe Hoxha ka siguruar një mandat të tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I lindur në Tiranë dhe i rritur në SHBA, Hoxha ishte i vetmi nga gjashtë kandidatët me origjinë shqiptare që rezultoi fitues sipas të dhënave paraprake të publikuara më 4 nëntor. Republikani fitoi një garë të ngushtë për Distriktin e 78-të përballë demokratit Nate Brown. Sipas rezultateve jozyrtare, Hoxha siguroi 4,585 vota, ose 50.91%, kundrejt 4,421 votave të rivalit të tij, duke fituar me një diferencë prej vetëm 164 votash.…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”, duke kërkuar dënime të ndryshme me burg për personat e përfshirë në këtë proces. Për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, janë kërkuar 10 vite heqje lirie. SPAK-u kërkoi në total 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”. Dënimi më i lartë, 35 vite burg, është kërkuar për Henrik Hoxhajn dhe Petrit Qolin, Nuredin Dumani – 10 vite burg Henrik Hoxha – 35 vite burg Skerdi Tase – 13 vite burg Erion Alibej – 15 vite burg Besian Xhixha – 25…

Read More

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026 ka nxitur dy lexime krejt të kundërta mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas pranimit të raportit, kërkoi që Kosova të marrë sa më parë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat. Ai tha se Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa këtë status, ndonëse ka aplikuar gati katër vjet më parë. Kurti pranoi se bllokada institucionale i ngadalësoi reformat. Megjithatë, ai theksoi se ngadalësimi nuk është regres, sepse Komisioni nuk ka gjetur rënie në asnjë fushë. Si fusha me progres përmendi: administratën publike,luftën kundër…

Read More

Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për përkeqësimin e kushteve të punës së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, duke konstatuar mungesë progresi në lirinë e shprehjes. Sipas Raportit të Progresit për vitin 2026, numri i padive për fyerje dhe shpifje ku përfshihen gazetarë është rritur nga 15 në vitin 2024 në 40 gjatë vitit 2025. Brukseli paralajmëron se presionet gjyqësore, kërcënimet, ndikimet politike dhe pasiguria financiare vazhdojnë të rrezikojnë pavarësinë e mediave. Raporti zbulon se rreth gjysma e gazetarëve marrin paga nën mesataren shtetërore, ndërsa puna jashtë orarit shpesh mbetet e papaguar. Komisioni shpreh shqetësim edhe për financimin e mediave përmes…

Read More

Pesë raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në qytetin e Kavajës janë zbardhur nga policia, ndërsa në pranga ka rënë autori i dyshuar, një 31-vjeçar që ishte shpallur më parë në kërkim për të njëjtën vepër penale. Sipas policisë, 31-vjeçari A.S., ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria kishte nxjerrë ndaj tij urdhër ndalimi më 19 tetor 2026, për veprën penale të vjedhjes. Nga hetimet dyshohet se gjatë periudhës 4-27 tetor 2026, ai ka kryer pesë vjedhje në lagje të ndryshme të Kavajës. Konkretisht, dyshohet se ka marrë sende dhe pajisje të ndryshme në tri banesa, një dyqan dhe një…

Read More

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve. Deputetët fillimisht do të shqyrtojnë propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimin e fushëveprimit të këtyre komisioneve për Legjislaturën XI. Në këtë seancë është paraparë edhe shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të…

Read More

Një automjet u përfshi nga flakët në Elbasan, pas shpërthimit të dyshuar me lëndë plasëse në një nga gomat e para. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”. Si pasojë e flakëve u dëmtua edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i parkuar pranë tij. Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët. Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një…

Read More

Tre avionë të kompanisë ajrore „Ryanair“ kanë kryer ulje të jashtëzakonshme në Bullgari mëngjesin e sotëm, pas një serie kërcënimesh për bomba.Dy prej avionëve, që fluturonin nga Kopenhaga dhe Madridi, janë ulur në aeroportin e Sofjes, ndërsa avioni i tretë, që vinte nga Londra, ishte drejtuar për ulje në aeroportin e Plovdivit.Lajmin e ka konfirmuar Ministria bullgare e Transportit për televizionin NOVA.Deri më tani nuk ka informacione shtesë për përmbajtjen e kërcënimeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse gjatë kontrolleve janë gjetur objekte të dyshimta në avionë.Ky është rasti më i ri në serinë e kërcënimeve me bomba që kanë alarmuar…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar pesë raste të fruthit (morbileve) në Maqedoninë e Veriut. Të gjithë të infektuarit janë të pavaksinuar, ndërsa dy prej tyre janë foshnja që ende nuk kanë arritur moshën për vaksinim. Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron rrezik të shtuar për raste të reja, megjithëse aktualisht nuk ka përhapje të gjerë të sëmundjes në nivel vendi. Simptomat e para zakonisht shfaqen 7–14 ditë pas infektimit dhe përfshijnë temperaturë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe njolla të vogla të bardha brenda gojës. Pas disa ditësh shfaqen puçrra të kuqe, fillimisht në fytyrë, të cilat përhapen në trup.…

Read More