Shqipëria po rritet ekonomikisht por jo të gjitha qarqet po ecin me të njëjtin ritëm. Gati gjysma e ekonomisë prodhohet në Tiranë teksa në disa qarqe rritja mezi kap 1%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se hendeku ekonomik mes kryeqytetit dhe pjesës tjetër të vendit mbetet i thellë. Në vitin 2024 Tirana prodhoi 46.94% të gjithë Produktit të Brendshëm Bruto të vendit ndërsa rajoni Qendër përfaqësoi 52.87% të ekonomisë shqiptare. Por diferencat shfaqen edhe më qartë kur shohim sa prodhim ekonomik llogaritet për çdo banor. Një banor i Tiranës dhe një banor i Kukësit jetojnë në të njëjtin shtet por…
Autor: AD
Gjashtë institucione shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Prokuroria Publike, MPB-ja, Doganat, Policia Financiare, Inteligjenca Financiare dhe Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar do të ndërlidhen përmes sistemit digjital LERMS, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Platforma do të mundësojë shkëmbim të sigurt të informacioneve dhe ndjekje të rasteve penale, nga hetimet fillestare deri te vendimet gjyqësore dhe konfiskimi i pasurisë. Prokurori i Shtetit, Nenad Saveski, theksoi se krimi nuk njeh kufij dhe institucionet nuk mund të mbeten peng i…
Prokuroria e Posaçme dyshon se biznesmeni Ergys Agasi kishte vënë në dispozicion një rrjet ndërkombëtar në shërbim të interesave të grupit kriminal që drejtohej prej tij. Komunikimet e Ergys Agasit me dy shtetas izraelitë janë përdorur nga SPAK për të argumentuar rrezikun e arratisjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, nëse ajo do të lihej e lirë dhe jo me masë arrest në shtëpi që është tani në fuqi. Burimet thanë se Agasi u tregonte dy izraelitëve për raportin e afërt me Hysenin. Në një mesazh të dërguar më 22 gusht, shtetasit izraelit të regjistruar në telefon si Shalev Israel,…
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo sot ka njoftuar tërheqjen nga përfaqësuesja e Portugalisë. Futbollisti 41-vjeçar vendimin e tij e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.Ronaldo debutoi me përfaqësuesen e Portugalisë në vitin 2003. Ai ka zhvilluar 234 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 146 gola. Ai ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe është dy herë fitues i Ligës së Kombeve të UEFA-s.Më 27 shtator, Ronaldo ishte në bankën rezervë në ndeshjen kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve (2:1). Më 30 shtator, ai u largua nga kombëtarja pas konferencës për media me trajnerin Jorge Jesus, ku ky i fundit njoftoi se…
Aleksandër Grebenarov është historian bullgar, antar i Insitutit të Historisë në Sofje. Ai ka lindur në Kërxhali më 6 qershor 1953 dhe u diplomua në Universitetin e Sofjes “Shën Klement Ohridski” me një diplomë në histori. Ai ka punuar në Muzeun Historik të Sofjes. Pasi mbrojti desertacionin në vitin 1989, ai mori gradën shkencore dhe u emërua në Insitutin e Historisë në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe në vitin 1994 u pranua në Insitutit Shkencor Maqedonas. Ai është lektor në Universitetin e Ri Bullgar dhe Universitetin e Plovdivit “Paisiy Hilendarski”. Eshtë autor i shumë botimeve historike dhe dokumentare, si “Organizatat…
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, të dy, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për realizimin e atentateve gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Duka. Çështja është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, ku hetimet u mbështetën…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përcjellë shpresën se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, do t’i japë shtysë procesit të integrimit europian të vendit, duke ritheksuar njëkohësisht rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në një letër urimi drejtuar Shiroka Pulës me rastin e marrjes së detyrës, Macron riafirmoi partneritetin ndërmjet Francës dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e Parisit për dialogun Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Presidencës së Kosovës, ai tha se uron në rifillimin e përparimit në fushat që lidhen me perspektivën europiane të vendit. Kosova vazhdon të përballet me ngecje në…
Lidhja Shqiptare (LSH) ka reaguar ashpër ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke e cilësuar atë si “raport regresi” për Maqedoninë e Veriut dhe si konfirmim të paralajmërimeve të saj për dështimet e pushtetit aktual. Sipas LSH-së, raporti evidenton probleme në ndryshimet kushtetuese, politizimin dhe etnizimin e gjyqësorit, presionet ndaj mediave, përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e të drejtave gjuhësore. “Është viti i dytë dhe raporti i dytë që konfirmon vlerësimet tona, por tashmë flet edhe për hapa prapa, pavarësisht premtimeve për ndryshim dhe përparim”, thekson LSH-ja. Partia ka drejtuar kritika të veçanta ndaj përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri,…
Bota e Formula 1 është në zi për ndarjen nga jeta të Alan Jones, kampionit të botës në vitin 1980 me skuadrën Williams. Ish-piloti australian u shua në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër. Jones fitoi 12 gara të Çmimit të Madh gjatë karrierës së tij dhe mbetet një prej dy pilotëve australianë që kanë arritur të fitojnë titullin botëror në Formula 1, së bashku me legjendarin Jack Brabham. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga familja, e cila e kujtoi si një njeri që ia kushtoi gjithë jetën sporteve motorike dhe la një gjurmë të…
Zhvillimet e fundit politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit 2026, kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në balancat politike në Uashington. Demokratët kanë fituar shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, duke hapur një kapitull të ri në raportet ndërmjet Kongresit dhe administratës së presidentit Donald Trump. Kongresi i ri pritet të nisë punën më 3 janar 2027. Ky ndryshim i përbërjes politike në Uashington pritet të ndikojë në politikën e brendshme amerikane, veçanërisht në mbikëqyrjen e administratës, miratimin e ligjeve dhe vendimet buxhetore. Për Kosovën,…
