Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), kontrollet e produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. Po ashtu, dokumenti kërkon forcimin e masave për parandalimin e korrupsionit në proceset e inspektimit dhe certifikimit. Në Kapitullin 12, që trajton sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Brukseli zyrtar thekson se legjislacioni shqiptar mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor mbetet pjesërisht i përafruar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Ushqimin. Ligji për Kontrollet Zyrtare u miratua në…
Autor: AD
Conference League, Egnatia kampione e Shqipërisë, sonte luan ndeshjen e 3-të të fazës së ligës të këtij kompeticioni kundër rumunëve të Universitatea Craiova. Ndeshja zhvillohet në Rumani, prej orës 21:00. Egnatia nuk ka presion para kësaj sfide. Pas kualifikimit historik në grupet e Conference League-s e paraqitjeve të mira me dy barazime ndaj kundërshtarëve danezë, Midtjylland dhe Arhaus, skuadra e trajnerit Dede është krejtësisht e qetë. Rrogozhinasit nuk kënaqen me kaq dhe sot synojnë të japin gjithçka në Rumani, për një tjetër rezultat pozitiv në grup. Nuk ka asgjë të pamundur dhe kampionët e Shqipërisë luajnë shanset e tyre. Jo…
Mbi 300 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Gjermani, falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kriminale të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA). Sipas informacioneve jozyrtare, droga ishte fshehur në një kontejner me banane, i cili kishte mbërritur nga Ekuadori në një port të Holandës dhe më pas ishte transportuar drejt Gjermanisë. Informacionet e shkëmbyera ndërmjet MPB-së dhe DEA-s amerikane ndihmuan policinë gjermane të zbulonte dhe sekuestronte sasinë e madhe të kokainës. Operacioni dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve në luftën kundër rrjeteve kriminale të trafikimit të drogës.
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Avokati Alban Qafa, i cili në një rrëfim të ndjerë ku nuk munguan as lotët na zbuloi detaje të reja. “Nuk e prisja që të ndodhte pasi mundi sëmundjen kryesore që ishte ajo e tumorit. Me vaksinën që mori në Amerikë i dhanë të paktën 10 vite jetë garanci. Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt dhe aq më tepër nga një rrëzim në shkallë. Por nuk besoj që ka qenë rrëzimi nga shkallët vetëm ky shkaku… sepse të paktën…
Uniformat blu arrestuan një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje në Tiranë. Shtetasi Eduart Dushku u kap në Rrugën e Elbasanit, ndërsa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, që dyshohet se do ta trafikonte. Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti edhe një jelek antiplumb. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksponenti” Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje. Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe…
Policia po përgatit kallëzime penale ndaj pesë personave të dyshuar për fajde, zhvatje dhe pastrim parash, pas aksionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Kumanovë.Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash dhe dokumentacion që dyshohet se dëshmon aktivitetet e paligjshme të një grupi kriminal, i cili, sipas policisë, ka vepruar në territorin e Kumanovës që nga viti 2021.Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, deklaroi se grupi ka funksionuar në mënyrë të organizuar për më shumë se pesë vjet dhe se hetuesit disponojnë prova serioze për aktivitetet e dyshuara kriminale.Sipas tij,…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer aktivitetin në rrjetin social Facebook, ndonëse vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në një postim të publikuar në profilin e tij zyrtar, Thaçi ka ndarë një mesazh në të cilin shpreh bindjen se në fund të këtij procesi do të dalë i pastër nga akuzat. “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”,…
Edhe sot, kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe pedagogëve, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 22 ditësh. Para godinës së Kryeministrisë qëndron tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”, sërish duke përcjellë mesazhin për nisjen e bisedimeve. Protestat nisën më 13 tetor, fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas pranë institucioneve të tjera shtetërore, ku gjimnazistë, studentë e pedagogë shprehën pakënaqësitë ndaj politikave qeveritare. Ndërkohë, lëvizja studentore vijon e ndarë në qëndrime. Një pjesë e studentëve janë rikthyer në auditorë, duke i dhënë fund bojkotit rreth dyjavor, ndërsa një grup…
Banka Popullore ka publikuar të dhënat për transaksionet e Alta Bankës në Manastir, duke konfirmuar se gjatë vitit 2025 dhe deri në fund të tetorit 2026 janë transferuar gjithsej 12.5 milionë euro drejt Serbisë, ndërsa nga ky shtet kanë hyrë 8.4 milionë euro.Sipas guvernatorit Trajko Sllaveski, gjatë kësaj periudhe nuk janë regjistruar transferta financiare as drejt Rusisë dhe as nga Rusia. Banka Popullore thekson se transaksionet me Serbinë lidhen me aktivitetin e rregullt të klientëve të bankës.Ndërkohë, Alta Banka në Manastir ka filluar pagesën e parave të gatshme për klientët që nuk posedojnë kartela bankare. Ata…
Izraeli do të përballet me Kosovën më 14 nëntor në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve të fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, me një emër të ri dhe mjaft interesant në listën e saj. Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka ftuar për herë të parë talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Orian Goren, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës katalanase në “El Clasico” ndaj Real Madridit, duke qëndruar në bankën rezervë.Megjithatë, Izraeli do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Sipas mediumit izraelit “Sport5“, Eliel Peretz dhe Tai Baribo nuk do të jenë në dispozicion për këto dy përballje.Pas ndeshjes…
