Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Bashkimi Europian lëshon alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri!

ADAD6 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), kontrollet e produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike.

Po ashtu, dokumenti kërkon forcimin e masave për parandalimin e korrupsionit në proceset e inspektimit dhe certifikimit.

Në Kapitullin 12, që trajton sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Brukseli zyrtar thekson se legjislacioni shqiptar mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor mbetet pjesërisht i përafruar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Ushqimin. Ligji për Kontrollet Zyrtare u miratua në qershor të këtij viti.

Një nga problematikat kryesore lidhet me funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Komisioni Europian kërkon reforma institucionale, përfshirë bashkimin e AKU-së me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe qartësimin e kompetencave të inspektimit.

Reformat institucionale janë të nevojshme, veçanërisht për bashkimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Për më tepër, ndarja e detyrave të inspektimit ndërmjet AKU-së dhe Inspektoratit të Përgjithshëm duhet të bëhet më e qartë.

Nevojiten përpjekje të mëtejshme për statistikat e inspektimeve, administrimin e të dhënave dhe transparencën.

Raporti kërkon edhe përmirësimin e zbatimit të legjislacionit për kontrollet zyrtare dhe sigurimin e burimeve të mjaftueshme administrative dhe financiare.

Shqetësime ngrihen edhe për laboratorët që kryejnë analizat e produkteve ushqimore, ende jo të përcaktuar sipas kërkesave të Bashkimit Europian.

Laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar në përputhje me parimet e rregullores për kontrollet zyrtare.

Për rrjetin e laboratorëve zyrtarë, akoma duhet të vendosen metoda të validuara të analizimit paraprak, për të garantuar besueshmërinë e rezultateve për speciet dhe produktet përkatëse.

Nevojiten përpjekje të mëtejshme për zhvillimin e kapaciteteve, akreditimin dhe validimin e metodave.

Komisioni Europian kërkon edhe forcimin e kontrolleve kufitare, ndërsa pikat aktive të kontrollit kufitar duhet të përafrohen me kërkesat e BE-së në momentin e anëtarësimit.

Një tjetër problematikë lidhet me mbetjet e pesticideve në ushqime dhe masat që merren kur konstatohen produkte që nuk përmbushin standardet.

Për mbetjet e pesticideve, Shqipëria ende duhet të përmirësojë zbatimin e masave të marra në rastet e mospërputhshmërisë dhe të rrisë transparencën.

Në të njëjtin kapitull, Komisioni Europian kërkon përmirësimin e monitorimit të mbetjeve të pesticideve, ndërsa evidenton se Shqipëria duhet të hartojë një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë së qumështit.

Shqipëria duhet të zhvillojë një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë së qumështit. Nuk është raportuar përparim për rregullat specifike për ushqimin e kafshëve dhe mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

Mangësi evidentohen edhe në sektorin veterinar, veçanërisht në gjurmueshmërinë e kafshëve, mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe kapacitetet laboratorike.

Gjurmueshmëria, analiza e mbikëqyrjes dhe kapacitetet laboratorike për patogjenë të veçantë nuk janë zhvilluar plotësisht, çka zvogëlon aftësinë e sistemit për të zbuluar herët prirjet e rrezikut, për t’u dhënë përparësi kontrolleve dhe për të demonstruar progresin.

Sipas KE-së, ende, Shqipëria nuk ka ngritur një sistem në përputhje me kërkesat e BE-së për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet rrezikut të korrupsionit në inspektimet veterinare dhe fitosanitare. Komisioni Europian kërkon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit.

Në luftën kundër korrupsionit, Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit synon të sigurojë llogaridhënie dhe qeverisje etike.

Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, veçanërisht në inspektimet fitosanitare dhe veterinare.

Duhet të forcohen masat për parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe garantimin e integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit.

Artikuj të ngjashëm

Shpërthimi te pallati në Elbasan, gjendet viktima e dytë!

6 Nëntor, 2026

Egnatia sonte në sprovën rumune ndaj Universitatea Craiova!

6 Nëntor, 2026

Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: “Ishte dobësuar shumë…”

6 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

16 operacione dhe 24 kontrolle specialistike për të lënduarit nga tragjedia në Koçan

6 Nëntor, 2026

Shpërthimi te pallati në Elbasan, gjendet viktima e dytë!

6 Nëntor, 2026

Igli Tare sqaron të vërtetën: Askush nuk mund t’i refuzojë!

6 Nëntor, 2026

Rokas: Raporti i vitit 2026 më i mirë, por kërkohen rezultate të tjera!

6 Nëntor, 2026

Bashkimi Europian lëshon alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri!

6 Nëntor, 2026

Egnatia sonte në sprovën rumune ndaj Universitatea Craiova!

6 Nëntor, 2026

Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë, MPB-ja dhe DEA amerikane ndihmojnë në operacion

6 Nëntor, 2026

Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: “Ishte dobësuar shumë…”

6 Nëntor, 2026

Lëvizte me motor për të shitur një pistoletë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë!

5 Nëntor, 2026

Pesë persona do të përballen me kallëzime penale pas aksionit të policisë në Kumanovë: Dyshime për fajde dhe zhvatje që nga viti 2021

5 Nëntor, 2026
POLITIKË

16 operacione dhe 24 kontrolle specialistike për të lënduarit nga tragjedia në Koçan

MAQEDONI E VERIUT 6 Nëntor, 2026

Kujdesi për të lënduarit nga tragjedia në Koçan vazhdon edhe pas përfundimit të trajtimit spitalor.…

Shpërthimi te pallati në Elbasan, gjendet viktima e dytë!

6 Nëntor, 2026

Rokas: Raporti i vitit 2026 më i mirë, por kërkohen rezultate të tjera!

6 Nëntor, 2026

Bashkimi Europian lëshon alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri!

6 Nëntor, 2026

Egnatia sonte në sprovën rumune ndaj Universitatea Craiova!

6 Nëntor, 2026

Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë, MPB-ja dhe DEA amerikane ndihmojnë në operacion

6 Nëntor, 2026

Miku i Saimir Vishajt rrëfen momentet e fundit të avokatit: “Ishte dobësuar shumë…”

6 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.