Autor: AD

Një 57-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Ndue Ndikaj u arrestua në Vaun e Dejës, për kultivim bimësh narkotike dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve kanabis, në fshatin Vilë, Njësia Administrative Temal. Vau i Dejës/Finalizohet operacioni i koduar “Vila”, si rezultat i disa muajve hetime me metoda proaktive për dokumentimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. I dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa, identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune intensive hetimore…

Read More

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka komentuar humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke identifikuar si dy nga faktorët kryesorë luftën në Iran dhe mungesën e vëmendjes ndaj kostos së jetesës. Në një postim në “X”, Vance u shpreh se përfshirja në konfliktin me Iranin dhe pamundësia për t’u përqendruar te shqetësimet ekonomike të qytetarëve kanë ndikuar në rezultatin elektoral të republikanëve. Deklarata e zëvendëspresidentit vjen në një moment kur çështjet ekonomike dhe veçanërisht rritja e kostos së jetesës mbeten shqetësime të rëndësishme për amerikanët

Read More

Çmimet e naftës sot vijuan rënien, për të katërtën ditë radhazi, duke zbritur në nivelet më të ulëta që nga fundi i gushtit, ndërsa tregjet po vlerësojnë mundësinë e zbutjes së konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Nafta Brent ra me 1.03%, në 93.65 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) humbi 1.29%, duke u tregtuar me 86.98 dollarë për fuçi. Rënia pasoi një ditë me humbje të thella në tregjet ndërkombëtare. Dje, Brent u zhvlerësua me 8.7%, ose pothuajse 9 dollarë për fuçi, duke regjistruar një nga rëniet më të forta ditore të muajve të…

Read More

Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc të Kumanovës pritet të përfshihet në programin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2027, ka bërë të ditur ministri Sedat Sulejmani. Gjatë vizitës në këtë objekt të trashëgimisë kulturore, i shoqëruar nga myftiu Abedin Imeri dhe drejtori i Qendrës Nacionale të Konservimit, Aleksandar Jordanoski, Sulejmani u njoh me punimet e realizuara deri tani nga Myftinia dhe planet për vazhdimin e restaurimit. Ministri zhvilloi takim edhe me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ku u diskutua rregullimi i rrugës hyrëse drejt xhamisë. Për këtë qëllim tashmë është nënshkruar marrëveshje për blerjen e tokës. Sulejmani…

Read More

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një mesazhi publik me rastin e plotësimit të gjashtë viteve nga dërgimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Përmes kësaj deklarate drejtuar mbështetësve dhe qytetarëve, ai ka rikonfirmuar përkushtimin për të përballuar betejën ligjore, duke u shprehur i bindur se në fund të këtij rrugëtimi do të provojë pastërtinë dhe pafajësinë e tij të plotë përballe të gjitha akuzave. Sot mbushen gjashtë vjet nga fillimi i nëntorit të vitit 2020, kur Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, u transferuan në objektin…

Read More

Këtë të enjte, një grup të rinjsh, përfaqësues të studentëve protestues kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin e tyre për 3 VKM të qeverisë, që i pengon ata të grumbullohen dhe të protestojnë. Gjatë një komunikimi për mediat, ata u shprehën se kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet zbatimi i dispozitës. Sipas të rinjve protestues, këto tre akte të ndryshme kanë një mesazh të përbashkët, kush ngre zërin kundër pushtetit duhet të ketë frikë. “Tre akte të ndryshme, me një mesazh të përbashkët: kush ngre zërin kundër pushtetit, duhet të ketë frikë nga pasojat. Qeveria thotë se me këtë…

Read More

Monika Kryemadhi tha se Kryeministri Edi Rama duhet të thërritet si dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet kundër saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta. “Sigurisht që kërkova atë që është kërkuar dhe që ka dalë edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pra në vendimin e parë të seancës paraprake, për thirrjen e dëshmitarëve të cilët janë pjesë e çështjes për të cilën pretendohet nga organi i akuzës. Por, nga ana tjetër, është edhe thirrja e Edi Ramës dhe e të gjithë përfaqësuesve të Ministrisë së Inovacionit që kanë qenë atëherë, zonjës Milena Harito, e cila është pjesë dhe…

Read More

Mbi 300 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Gjermani, falë shkëmbimit të shpejtë të informacioneve ndërmjet Departamentit të Policisë Kriminalistike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA). Sipas informacioneve jozyrtare, droga ishte fshehur në një kontejner me banane, i cili nga Ekuadori kishte mbërritur në një port në Holandë dhe më pas ishte transportuar drejt Gjermanisë. Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet policisë së Maqedonisë dhe DEA-s amerikane, policia gjermane ka zbuluar ngarkesën e dyshimtë dhe ka sekuestruar mbi 300 kilogramë kokainë. Ky operacion dëshmon rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka refuzuar kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së për anulimin e votimit në vendvotimin 2038 në fshatin Çellopek të Bërvenicës.Në këtë vendvotim, kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, kishte marrë 391 vota, ndërsa kandidati i VMRO-së, Stojanço Radiçevski, vetëm 13.Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Bërvenicës, Jahiji fitoi me gjithsej 4.442 vota, përballë 4.177 votave të Radiçevskit, duke siguruar epërsi prej 265 votash.

Read More

Avni Dehari, babai i aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari që ka vdekur para dhjetë viteve në burgun e Prizrenit, si dhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, kanë thënë se Dehari është vrarë dhe e kanë akuzuar Prokurorinë, e cila sipas tyre ka tentuar që rastin ta paraqesë si vetëvrasje. Dehari ka thënë se rasti i djalit të tij është zvarritur nga Prokuroria. “Ka pasur manipulime rreth vdekjes së Astrit, kryeprokurori Sylë Hoxha bënte përpjekje me urdhër të pushtetit të atëhershëm që këtë vdekje ta paraqiste si vetëvrasje. Raporti i mjekeve ligjor të pavarur kishin sjellë fakte se nuk behej…

Read More