Autor: AD

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetare të partisë. Në emisionin “Pressing” të T7 të enjten mbrëma, Bajrami tha se ka interes dhe se do të kandidojë “kurdo që janë” zgjedhjet e brendshme. Data e këtyre zgjedhjeve ende nuk është caktuar. Me këtë, Bajrami bëhet pretendentja e tretë e shpallur për kreun e LDK-së. Në tetor kandidaturën e shpalli Përparim Rama, i cili i kërkoi Abdixhikut dorëheqje. Të enjten, deputeti Arben Gashi konfirmoi në Kanal 10 se edhe ai do të kandidojë. Abdixhiku ka deklaruar se mandati i tij si kryetar…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se mund të arrihet një marrëveshje e madhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe pas takimit me dërguarin e posaçëm të presidentit rus, Kirill Dmitriev, në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se marrëveshja mund të përfshijë edhe vendet e tjera evropiane. Trump nuk dha detaje mbi bisedimet, por tha se marrëveshja do të jetë “e madhe” dhe se “të gjithë do të jenë të entuziazmuar”. “Do të arrijmë një marrëveshje. Do të jetë një marrëveshje e madhe që do të përfshijë më shumë se vetëm Ukrainën. Mund të them madje se mund të…

Read More

Debati për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale vazhdoi të enjten mbrëma në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës. Komentatori Rrahman Paçarizi tha se Gjykata Speciale është institucion politik, të cilin Kosova u detyrua ta krijonte përmes një ligji të miratuar nga vetë institucionet e saj. Sipas tij, Kosova mund të mos arrijë ta shuajë gjykatën as për 50 vjet, sepse ajo nuk është më nën kontrollin e saj. Ai shtoi se mjetet ligjore vetëm nuk mjaftojnë dhe se duhet një qasje e kombinuar. Opinionisti Labinot Balaj argumentoi se nisma për ndryshimin e ligjit dhe protestat përreth saj kanë pasur për…

Read More

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” ka nisur të marrë vëmendjen e publikut, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e shtëpisë. Pak ditë më parë, Emrat kanë sjellë mendime të ndryshme mes të ftuarve, të cilët kanë diskutuar se kush mund të përshtatet më mirë me një format që kërkon bashkëjetesë dhe izolim për një periudhë të gjatë. Desjana Rapaj veçoi dy prej tyre, duke thënë se do të dëshironte t’i shihte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. “Më interesantë për mendimin tim do të ishin Fero…

Read More

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës në xhudo, ngre alarmin për sportin tonë. Kuka sot ka shkarkuar për situatën që po kalon sporti ynë. “Los Angeles 2028 po vjen në fakt cikli kualifikues në vlugun e madh te shumica e federatave ndërkombëtare! Sa ka ec Kosova në sport prej Lojërave të para Olimpike që kemi marr pjesë!?Mendimi im aspak!Sa sportistë të ndërtuar në Kosovë do kualifikohen në 2028 ? 3-4 nga xhudo një nga boksi! Sportistët e njëjtë e edhe më pak se në Paris 2024!Natyralizimet si quaj sukses të punës as të federatave e aq më pak të…

Read More

Kujdesi për të lënduarit nga tragjedia në Koçan vazhdon edhe pas përfundimit të trajtimit spitalor. Në kuadër të bashkëpunimit me qendrën mjekësore izraelite “Sheba”, deri më tani janë kryer 16 operacione dhe 24 kontrolle specialistike, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Në konferencën e sotme për media, Klekovski bëri të ditur se ndërhyrjet janë realizuar nga kirurgët izraelitë të qendrës “Sheba” në Tel Aviv, në bashkëpunim me ekipet mjekësore vendase. Operacionet janë përqendruar kryesisht te duart dhe gjymtyrët e sipërme, me qëllim rikthimin e funksionalitetit të tyre. Ndërhyrjet kanë përfshirë trajtimin dhe korrigjimin e shenjave të djegieve, lirimin e kontrakturave,…

Read More

Hamit Ibro është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës. Pasi rezultoi i zhdukur, për orë të tëra, ekipet e emergjencës vijuan kërkimet për ta gjetur në rrënoja. Ngjarja e rëndë u shënua dje, kur rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët. Dyshohet si pasojë e bombolës së gazit. Flakët u përhapën në të tjera kate, çka bëri që fëmijë, të rritur e të moshuar të evakuoheshin menjëherë. Fatkeqësisht, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha nuk arriti të…

Read More

Igli Tare, tashmë pjesë në panelin e emisionit kushtuar Champions League në Top Channel, është “ngacmuar” nga moderatori Edi Manushi, në lidhje me Napolin, aty ku ditët e fundit është përfolur për një rikthimin të mundshëm në Serie A. Tare e ka bërë të qartë se një klub si Napoli nuk mund të refuzohet. Edi Manushi: Igli, ti ke marrë ndonjë ofretë nga presidenti De Laurentis për të mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Napoli? Igli Tare: Bisedime ka pasur disa vite më parë.Edi Manushi: Edhe takime besoj? Igli Tare: Jo takime.Edi Manushi: A do shkoje atje, çfarë ambienti është?…

Read More

Euroambasadori Mihalis Rokas ka deklaruar se Raporti i Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026 është më pozitiv se ai i vitit të kaluar, duke evidentuar përparim në disa fusha. Në konferencën për media në Qeveri, Rokas theksoi se rezultate janë shënuar në transformimin digjital, shkencë, arsim, kërkime shkencore dhe sundimin e ligjit. Megjithatë, ai nënvizoi se Brukseli pret rezultate shtesë dhe zbatim konkret të reformave, pavarësisht ligjeve të miratuara. Duke folur për lirinë e mediave, Rokas kërkoi përmirësimin e legjislacionit, transparencë të pronësisë mediatike dhe rregullim të reklamimit shtetëror. Euroambasadori theksoi se BE-ja do të vazhdojë t’i monitorojë…

Read More

Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), kontrollet e produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. Po ashtu, dokumenti kërkon forcimin e masave për parandalimin e korrupsionit në proceset e inspektimit dhe certifikimit. Në Kapitullin 12, që trajton sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Brukseli zyrtar thekson se legjislacioni shqiptar mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor mbetet pjesërisht i përafruar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Ushqimin. Ligji për Kontrollet Zyrtare u miratua në…

Read More