Autor: AD

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar ish-qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së se, me vendimet e saj, ka krijuar pengesa politike në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk do të ishin kusht për avancimin drejt BE-së nëse qeveria e kaluar nuk do të kishte pranuar marrëveshje të pafavorshme. “Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshuar. Për shkak të politikave antishtetërore të qeverisë së kaluar, sot përballemi me një kusht politik, që janë ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Mickoski. Ai shprehu optimizëm se vitin e ardhshëm vendi do të marrë një raport më pozitiv nga Komisioni Evropian,…

Read More

Në kantierin e Bypass-it të Tiranës, një prej projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, punimet po vijojnë. Me një gjatësi prej 21 kilometrash, ky aks synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes autostradës Tiranë–Durrës dhe autostradës Tiranë–Elbasan, duke shmangur kalimin përmes kryeqytetit dhe duke mundësuar ndërlidhjen me akset e Korridorit Blu. Në kantier Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli. “Është një segment shumë i rëndësishëm se bën ndërlidhjen ndërmjet autostradës Durrës – Tiranë me autostradën Tiranë – Elbasan. Lidhemi nga nyja e Kasharit dhe…

Read More

Gjykata e Apelit e Tiranës dënoi me 20 vite burg Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 12 vite e 8 muaj burg. Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg, ndërsa me vendimin e Apelit masa e dënimit është ulur në 20 vite, para aplikimit të uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ngjarja u regjistrua në maj të vitit 2024 në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda oborrit të banesës së tij. Gentjan Bejtja ka qenë një emër…

Read More

Trajneri Thomas Tuchel ka publikuar sot listën e kombëtares së Anglisë, që do të luajë dy ndeshjet e fundit të Nations League, ato ndaj Kroacisë (12 nëntor) dhe Spanjës (15 nëntor). Ajo që bie në sy është mungesa e sulmuesit të Chelsea, Cole Palmer, që mbetet sërish jashtë kombëtares. Ndërkohë që, për herë të parë janë së bashku vëllezërit Jude dhe Jobe Bellingham. Portierë: Jordan Pickford, Jason Steele, James Trafford. Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Djed Spence, Ben White, Ezri Konsa, Jarell Quansah, Jarrad Branthwaite, Marc Guehi, Lewis Hall. Mesfushorë: Elliot Anderson, Jude Bellingham, Myles Lewis-Skelly, James Garner, Declan Rice, Josh King,…

Read More

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme ajrore gjatë natës, ndërsa në Bruksel kanë përfunduar bisedimet për rindërtimin dhe garancitë e sigurisë së Ukrainës pas luftës. Sipas Associated Press (AP), Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka rrëzuar 496 dronë ukrainas, ndërsa autoritetet në Kiev raportuan për sulme ruse në disa rajone të vendit. Në rajonin e Luhanskut, të pushtuar nga Rusia, 5 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur nga një sulm ukrainas ndaj një autobusi, sipas udhëheqësit të emëruar nga Moska, Leonid Paseçnik. Hollësi të tjera për incidentin nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë, ekipet…

Read More

Nga Fejzi Hajdari Mungesa e qoftë edhe një kadeti shqiptar në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, nuk është thjesht një statistikë shqetësuese. Është një kambanë alarmi për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe, mbi të gjitha, një dëshmi e dështimit politik të atyre që kanë marrë përsipër t’i përfaqësojnë interesat e tyre në pushtet. Ministria e Mbrojtjes, duke iu përgjigjur akuzave të BDI-së, ka ofruar një arsyetim që më shumë ngre pikëpyetje, sesa jep përgjigje: Në konkursin për Akademinë Ushtarake kanë aplikuar vetëm dy shqiptarë, njëri është tërhequr, ndërsa tjetri është renditur në vendin e 43-të.Dhe kaq! Me…

Read More

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë  mëngjesin e sotëm në Durrës. Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës Civile në Shkozet, ish-godina e Apelit. Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi E.G. 38 vjeç, banues në Plazh, i cili paraprakisht thuhet se vuante nga një sëmundje kronike. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për veprimet procedurale ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.    

Read More

Darka e të nominuarve u zhvillua mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorët e rrezikuar për eliminim u përballen me pyetje të ndryshme, përfshirë edhe ato që vijnë drejtpërdrejt nga publiku. Në mesin e të nominuarve të kësaj jave janë Antoneta, Dioni, Zoja, Akili, Shqiponja, Anjeza, Ardiani, Nichi dhe Arlinda. Gjatë kësaj darke, Shqiponjës i është drejtuar një pyetje nga publiku, e cila lidhej me mënyrën se si ajo po e zhvillon lojën brenda shtëpisë. “Kur e ke në plan të fillosh lojën?”, ishte pyetja që iu parashtrua banores. Në përgjigjen e saj, Shqiponja bëri të…

Read More

Bankat në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se gjatë fundjavës, më 7 dhe 8 nëntor, mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose kufizime të disa shërbimeve bankare, veçanërisht të transaksioneve të pagesave. Sipas Shoqatës Bankare të Maqedonisë, bankat do të përshtatin sistemet e tyre me standardet e reja të qarkullimit të pagesave në denarë, të cilat hyjnë në zbatim të hënën, më 9 nëntor. Ndryshimet përfshijnë urdhërpagesat e reja, kodet e qëllimit të pagesës dhe përdorimin e llogarive në formatin IBAN. Qytetarët dhe kompanitë këshillohen t’i kryejnë pagesat me kohë dhe të ndjekin njoftimet e bankave për oraret dhe kohëzgjatjen e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit. Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeës së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. “Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, ka deklaruar ai.Sipas…

Read More