Berat Gjimshiti rikthehet në qendër të vëmendjes në Bergamo, ku merr një vlerësim special për kontributin e tij me fanellën zikaltër. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte i ftuar nderi mbrëmjen e sotme në stadiumin “New Balance Arena”, në prag të sfidës që Atalanta po zhvillon ndaj Kairat Almatit në Ligën e Konferencës. Klubi bergamask i rezervoi një pritje speciale mbrojtësit shqiptar, duke i dhuruar një kornizë me fanellën dhe numrin 334, që përfaqëson ndeshjet e zhvilluara prej tij me fanellën e Atalantës. Një vlerësim i veçantë erdhi edhe nga tifozët, të cilët shpalosën një baner me mesazhin kuptimplotë:…
Autor: AD
Policia në Bujanoc ka zbuluar mbi një kilogram lëndë bimore, që dyshohet të jetë marihuanë, gjatë kontrollit të një shtëpie ku qëndronte një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, policia ka gjetur lëndën e dyshuar narkotike në tri kavanoza qelqi dhe në një paketë cigaresh. Për këtë rast, ndaj M. F. (2002), nga Bujanoci, do të parashtrohet kallëzim penal në procedurë të rregullt pranë Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të mbajtjes së paautorizuar të lëndëve narkotike. Kontrolli policor është kryer të enjten, më 5 nëntor, në…
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet më parë. Të mërkurën, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë në mungesë ndaj Jasharit, pasi ai nuk është arrestuar që nga viti 2011, kur ndodhi ngjarja. Në atë kohë raportohej se Jashari ndodhej në Spanjë, shtet me të cilin Kosova nuk ka marrëveshje për ekstradim. Diana Kastrati u vra në maj të vitit 2011, vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës një urdhër emergjent mbrojtjeje, por nuk kishte marrë përgjigje nga ky institucion. Njoftimi i policisë së Kosovës:…
Ura e Gurit në Shkup ka marrë ndriçim të ri dekorativ dhe arkitektonik, i cili u inaugurua solemnisht mbrëmjen e sotme, në prani të përfaqësuesve të institucioneve dhe biznesit nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia.Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryetari i Komunës së Esenlerit në Turqi, Mehmet Tevfik Goksu, ambasadori turk në vend, Alper Aktaş, drejtori ekzekutiv i Halk Bankës, Fatih Shahbaz, si dhe konsulli i nderit, Aydovan Ademoski.Sipas Qytetit të Shkupit, ndriçimi i ri vë në pah arkitekturën karakteristike të urës, veçanërisht harqet e saj prej guri, duke i dhënë një pamje të re një prej simboleve më…
Ambasadori amerikan në Shqipëri Eric Wendt ka shpalosur prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri gjatë mandatit të tij në Tiranë që sapo ka filluar. Ambasadori Wendt tha se tre prioritetet e tij gjatë kohës si ambasador do të jenë fusha e mbrojtjes, rritja e tregtisë e investimeve me përfitime të ndërsjella mes dy vendeve, si dhe lufta ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mesazhi i plotë i Eric Wendt: Ndërsa nis detyrën time si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Presidentin Trump dhe Sekretarin Rubio për besimin e treguar ndaj meje. Gjithashtu,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka veçuar dy pjesëtarë të kësaj gjenerate, Sokol Zymberin dhe Jetlum Bunjakun, djemtë e heronjve Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku. Kurti tha se ata, duke ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre, do të vazhdojnë kontributin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit. “Mes jush gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymberi dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, sepse vetëm kësisoj e fuqizojmë Republikën e…
Kjo fundjavë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të ngrohta, ndërsa fillimi i javës së ardhshme do të sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje shiu, shtrëngata dhe erë të fortë në disa zona të vendit. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore. Të martën parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Reshjet e shiut pritet të rikthehen ditën e mërkurë,…
Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se gjatë viteve 2025 dhe 2026 e kishte detyruar nënën e tij 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, ndërsa paratë e mbledhura ia merrte për nevojat e tij personale. Sipas policisë, i dyshuari shfrytëzonte gjendjen e rënduar dhe varësinë e nënës së tij, e cila lëvizte me karrocë invalidore dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej e vetme për aktivitetet e përditshme. Ai dyshohet se për një periudhë të gjatë e dërgonte në një lokacion të caktuar në Gostivar, ku e detyronte të lypte, ndërsa e mbikëqyrte dhe kontrollonte vazhdimisht. Më pas, me dhunë,…
Tre kandidatë me origjinë shqiptare kanë dalë fitues në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pesë të tjerë nuk arritën të sigurojnë mandatet për të cilat garuan. Sipas rezultateve paraprake të publikuara deri më 6 nëntor, fitues janë Joe Hoxha në Connecticut, si dhe Vedat Gashi e Emiljana Ulaj në qarkun Westchester të Nju Jorkut, raporton Telegrafi. Gara më e ngushtë ishte ajo e Joe Hoxhës, republikanit të lindur në Tiranë, i cili siguroi mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, në Distriktin e 78-të. Hoxha mori 4,585 vota, ose 50.91%,…
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh për Dragan Petrovski – Shtuka dhe një tjetër të dyshuar, M.K., në kuadër të hetimeve ndaj grupit kriminal nga Kumanova, të dyshuar për bashkim kriminal, zhvatje dhe pastrim parash. Ndërkohë, për të dyshuarin L.K. është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa ndaj D.Zh. janë shqiptuar masa kujdesi, përfshirë konfiskimin e pasaportës dhe ndalimin e pajisjes me dokument të ri udhëtimi. Vendimi është marrë pas propozimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërsa të dyshuarit janë marrë në pyetje në prani të avokatëve të tyre. Sipas Gjykatës, paraburgimi është caktuar…
