Gjykata Kushtetuese po merr masat për mbrojtjen nga zjarri dhe vjedhjet. Pas protestave të dhunshme në Tiranë, Kushtetuesja ka rishpallur procedurën e tenderit në vlerë mbi një milion e gjashtëqind lekë pa TVSH, me kohë për dorëzimin e aplikimeve deri në 13 nëntor për vendosjen e një sistemi alarmi kundër zjarrit. Në raportin teknik përcaktohet domosdoshmëria e pasjes së një sistemi wireless për sinjalizimin antizjarr, që garanton funksionimin pa ndërprerje edhe nëse godina mbetet pa energji elektrike. Godina e Gjykatës Kushtetuese me adresë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit specifikohet që është institucion i rëndësisë kritike ku siguria e jetës, pronës…
Autor: AD
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punimeve për vendosjen e saj në fshatin Vasie, Dibër. Ngjarja ndodhi më 5 nëntor, rreth orës 11:45. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi L. Sh., me profesion elektriçist, dyshohet se ishte duke kryer punime për vendosjen e një shtylle elektrike, kur ajo u rrëzua dhe e zuri poshtë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari ndërroi jetë në spital. Është proceduar penalisht në gjendje të lirë përgjegjësi i nënstacionit elektrik në Fushë-Alie të Dibrës. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi B. D., 59 vjeç, banues…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka vlerësuar se raporti i fundit i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut konfirmon përparimin e vendit në politikat ekonomike dhe zbatimin e reformave. Sipas Durmishit, vlerësimet pozitive nga Brukseli dëshmojnë angazhimin e Qeverisë për përmirësimin e klimës ekonomike, forcimin e konkurrueshmërisë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e biznesit. Raporti i Komisionit Evropian evidenton përparim në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe në shfrytëzimin e mekanizmave financiarë të Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht vlerësimeve pozitive në disa fusha ekonomike, Komisioni Evropian kërkon…
Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual. Nxënëset, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë. “Në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të…
Policia në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një burri dhe një gruaje, të dy 78-vjeçarë, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.Sipas MPB-së, burri me inicialet A.J. dyshohet se ka falsifikuar kontratën e shitblerjes së një banese, duke ndryshuar të dhënat e blerësit dhe duke shtuar një nënshkrim.Më pas, gruaja G.J. ka përdorur kontratën e falsifikuar, e cila është noterizuar, duke bërë që banesa të regjistrohet në emër të burrit.Ndaj të dyve është ngritur kallëzim penal për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe duke rrezikuar përhapjen e tij në hapësirat përreth. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të flakëve. Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për shkakun e zjarrit apo për persona të lënduar. Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon.
Spektakli më i madh që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 6”, vjen së shpejti në ekranin e Top Channel. Reality show premton që të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës. “It’s time”, dëgjohet të thuhet në videon e publikuar në profilin zyrtar të BBV Albania. Ndërkohë prej disa kohësh në rrjet po qarkullojnë emrat e mundshëm të personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Na mbetet vetëm pak kohë për të parë se kush do të jenë banorët që do të vëzhgohen 24 orë…
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka paralajmëruar se do të kërkojë takim liderësh me partnerët e koalicionit qeverisës për të përcaktuar qëndrimet e partisë lidhur me çështjen e gjuhës në provimin e jurisprudencës.Në një intervistë për televizionin Sitel, ai theksoi se provimi i jurisprudencës duhet të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase, duke kundërshtuar çdo marrëveshje politike për këtë çështje.Dimitrievski foli edhe për ndryshimet kushtetuese dhe integrimin evropian, duke përsëritur qëndrimin e ZNAM-it se amendamentet duhet të hyjnë në fuqi me veprim të shtyrë.Ai tha se Maqedonia nuk duhet të bëjë lëshime të reja ndaj Bullgarisë…
Bashkia e Elbasanit ka bërë gati kontratat 1-vjeçare për trajtimin me bonus qiraje të 15 familjeve të prekura nga shpërthimi në pallatin në lagjen “Qemal Stafa”. Kjo kontratë është hartuar me të drejtën e zgjatjes së saj deri në përfundimin e punimeve të pallatit. 15 familje kanë nënshkruar kontratat dhe menjëherë pas aktit përfundimtar të ekspertimit nga Instituti i Ndërtimit, Këshilli Bashkiak do të miratojë me procedurë të përshpejtuar strehimin e banorëve. Banorët do të strehohet në bazë të ligjit për emergjencat civile ndërsa aktualisht janë testuar çmimet e tregut që do të paguhen nga bashkia deri në akomodimin përfundimtar…
Sipas agjencive amerikane të sigurisë, hakerët po shfrytëzojnë dobësitë në sistemet elektronike të kontrollit të temperaturës në supermarkete dhe magazina frigoriferike, veçanërisht në pajisjet që nuk kanë përditësime të sigurisë ose janë të lidhura drejtpërdrejt me internetin. Në një deklaratë të përbashkët, Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe disa agjenci të tjera amerikane paralajmërojnë se sulmuesit mund të ndryshojnë temperaturën e pajisjeve, duke shkaktuar prishjen e produkteve ushqimore, rrezik për zjarr dhe dëmtime të sistemeve të ftohjes. “Po shohim se këto sisteme po bëhen objekt sulmesh në sektorë të ndryshëm të infrastrukturës kritike në mbarë botën, duke vënë në rrezik…
