Autor: AD

Një kapitull i rëndësishëm i futbollit portugez po merr fund. Pas lajmit për tërheqjen e Cristiano Ronaldos nga Kombëtarja e Portugalisë, Federata Portugeze e Futbollit ka reaguar me një mesazh emocionues, duke e falënderuar kapitenin për gjithçka që ka dhënë për vendin. Në një letër publike, Federata e cilëson Ronaldon si më shumë sesa një futbollist të jashtëzakonshëm, duke e përshkruar si lider frymëzues dhe simbol të Kombëtares portugeze. Gjatë karrierës së tij me fanellën e Portugalisë, Ronaldo regjistroi 234 paraqitje dhe shënoi 146 gola, duke thyer rekorde dhe duke udhëhequr ekipin drejt sukseseve historike. Federata thekson se kontributi i…

Read More

Inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm do të pajisen me kamera inteligjente, të vendosura në trup dhe të lidhura drejtpërdrejt me qendrën, ndërsa të gjitha veprimet gjatë inspektimeve do të regjistrohen në kohë reale. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm, ku u prezantua qasja e re ndaj kontrolleve në biznese. Të gjithë inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm, së shpejti do të vishen me uniformë civile, me kostum, kravatë. Të gjithë do të kenë kamerën inteligjente  të vendosur si stemë në trup që do të jetë e lidhur me qendrën dhe të…

Read More

Shqiptarja e dyshuar si një nga figurat kryesore të një rrjeti prostitucioni në Francë kërkon lirimin nga burgu. Mariela M., 37 vjeçe, e konsideruar si një nga figurat kyçe të një rrjeti të organizuar prostitucioni me bazë shqiptare, u paraqit para Dhomës së Hetimeve në Paris, ku kërkoi lirimin nga burgu. Ajo ndodhet në paraburgim që prej 21 shkurtit 2026, pasi është marrë zyrtarisht e pandehur në Paris për veprat penale të tutorimit të rënduar të prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Eshtë e përfshirë në një rrjet prostitucioni…

Read More

Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit zyrtar, për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026. Uniformat blu bëjnë me dije se personat kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit që të lirohej rruga. Në përfundim, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.    

Read More

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën online “Fol me Kryeministrin”, që synon të shërbejë si një dritare komunikimi dhe dialogu me studentët, në një kohë kur protestat e tyre vijojnë të shoqërohen me tensione dhe përplasje. Përmes faqes folmekm.al, kreu i qeverisë fton studentët dhe të gjithë të interesuarit të komunikojnë drejtpërdrejt, të ndajnë shqetësimet, mendimet dhe opinionet e tyre. Gjatë prezantimit të platformës, Rama e cilësoi atë si një urë komunikimi të hapur 24 orë, ndërsa bëri të ditur se do të ketë një skuadër të dedikuar për të garantuar qarkullimin e informacionit dhe shkëmbimin e mendimeve.Kryeministri theksoi se platforma…

Read More

Një elektricist rreth 45 vjeç ka humbur jetën gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, pjesë e grupit të punës të Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Ngjarja ka ndodhur teksa punonjësit po kryenin punime riparimi në nënstacion. Për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, Petanaj ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në punë.

Read More

Dikur një nga zonat me bujqësinë dhe blegtorinë më të zhvilluar në Fier, fshati Kallm po përballet sot me një krizë të thellë të sektorit bujqësor. Rritja e çmimeve të karburantit, plehrave kimike dhe pesticideve, por edhe mungesa e tregut për shitjen e prodhimeve, kanë detyruar fermerët të reduktojnë ndjeshëm sipërfaqet e mbjella dhe numrin e krerëve të bagëtive. Prodhimi i grurit dhe misrit, dikur burim kryesor të ardhurash për familjet e zonës, tashmë po kthehet në një barrë për fermerët. “Ne kultivojmë pothuajse gjithçka, grurë, misër, bathë, jonxhë, kemi edhe ullinj e vreshta. Kam aplikuar për subvencione, por nuk…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se, së bashku me ministren e Financave dhe guvernatorin e Bankës Popullore, do të zhvillojë takime me blerës potencialë të Alta Bankës, përcjell TV21. Ai tha se, ndryshe nga opozita, e cila sipas tij shpreson në skenarët më të këqij, pushteti po përpiqet të gjejë një zgjidhje. Mickoski siguroi se, edhe në rastin më të keq, çdo depozitues do të kompensohet deri në qindarkën e fundit. “Qeveria dhe opozita, konkretisht LSDM-ja, kanë ambicie të ndryshme. Ata i gëzohen skenarëve më të këqij, ndërsa ne po bëjmë çmos për të gjetur një zgjidhje, përkatësisht një blerës që…

Read More

Juventusi largohet me kokën lart nga Holanda, duke marrë një fitore 0-2 përballë AZ Alkmaar në Europa League. Skuadra bardhezi gjeti golin e avantazhit falë Teun Koopmeiners, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe i dha drejtimin e duhur ndeshjes. Ndërkohë, më pas ishte Randal Kolo Muani që realizoi golin e dytë, duke mbyllur llogaritë dhe duke i dhënë goditjen finale vendasve. Goli i Meerdink shërbeu për statistikë. Një mbrëmje pozitive për bardhezinjtë, që konfirmojnë forcën e tyre në Europa League.

Read More

Gjykata Kushtetuese po merr masat për mbrojtjen nga zjarri dhe vjedhjet. Pas protestave të dhunshme në Tiranë, Kushtetuesja ka rishpallur procedurën e tenderit në vlerë mbi një milion e gjashtëqind lekë pa TVSH, me kohë për dorëzimin e aplikimeve deri në 13 nëntor për vendosjen e një sistemi alarmi kundër zjarrit. Në raportin teknik përcaktohet domosdoshmëria e pasjes së një sistemi wireless për sinjalizimin antizjarr, që garanton funksionimin pa ndërprerje edhe nëse godina mbetet pa energji elektrike. Godina e Gjykatës Kushtetuese me adresë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit specifikohet që është institucion i rëndësisë kritike ku siguria e jetës, pronës…

Read More