Që nga telefonat dhe televizorët e deri te mobiliet dhe pajisjet shtëpiake – për produkte më të shtrenjta qytetarët duhet të përdorin kartelën ose pagesën përmes llogarisë me pagesë në Maqedoninë e Veriut. Limiti është vendosur për parandalimin e shpëlarjes së parave, por shumë vetë ende nuk e dinë se kjo vlen edhe gjatë blerjes së zakonshme në dyqan, përcjell INA. Bleni një telefon celular, keni para në dorë (kesh), shkoni te kasa për të paguar, ndërsa shitësi ju thotë se nuk mund t’i pranojë paratë. Duhet me kartelë ose përmes bankës. Pikërisht një situatë e tillë i ka ndodhur…
Autor: AD
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 nëntor janë realizuar tri ekstradime të personave të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare. Sipas komunikatës së Policisë, dy shtetas maqedonas, E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, pasi kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë së këtij shteti. Njëri prej tyre kërkohej për veprën penale të trafikimit me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje. Ndërkaq, po të njëjtën ditë, nga Franca në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ai dyshohet për veprat penale të dhunimit, ngacmimit…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Mësohet se sot pas një ekzaminimi në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i rekomanduan kryerjen e operacionit për trajtimin e frakturës. Shqetësimet janë ngritur prej ditësh nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka deklaruar se prej rreth dy javësh ishte kërkuar zyrtarisht kryerja e ekzaminimeve për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të këmbës, por pa u realizuar. Kryebashkiaku i Tiranës po qëndron në mjediset e spitalit të Burgut të Fierit. Lëviz me paterica dhe ka marrë…
Një valë kërcënimesh për bomba ka shkaktuar devijime dhe kontrolle të shtuara në fluturimet evropiane. Sipas raportimeve, të paktën 25 fluturime u prekën më 5 nëntor, përfshirë avionë të Ryanair, Aer Lingus, Finnair dhe Wizz Air. Në disa raste ndërhynë edhe avionë luftarakë. Kontrollet nuk zbuluan lëndë shpërthyese. Disa mesazhe ishin nënshkruar në emër të grupit ekstremist “Shteti Mashkullor”, por lidhja me të nuk është konfirmuar. Autoritetet po bashkëpunojnë për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar nëse kërcënimet janë të koordinuara. Alarmet kanë shkaktuar vonesa, devijime dhe shpenzime të konsiderueshme.
Lajmi ka të bëjë me afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt heqjes së tarifave shtesë për përdorimin e telefonisë mobile gjatë qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian.BE-ja nis negociatat, qytetarët e Ballkanit drejt roamingut pa pagesë shtesëKomisioni Evropian ka nisur negociatat për përfshirjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në sistemin evropian „Roam Like at Home“, i cili mundëson përdorimin e telefonisë mobile dhe internetit pa tarifa shtesë roamingu.Nisma përfshin Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.Pas përfshirjes në këtë sistem, qytetarët do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë SMS…
Policia greke identifikoi shqiptarin e plagosur mbrëmë në Athinë, si dhe prangosi dy të mitur. I lënduar mbeti shtetasi Helis Cato, 38 vjec, banues në lagjen nr.1 të Sarandës. Ai rezultonte në kërkim nga Greqia, pas goditjes së një grupi kriminal të tregtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan edhe armë zjarri ndërsa u arrestuan 9 persona, shumica shqiptarë. Sa i përket të miturve të prangosur një natë më parë, bëhet fjalë për një shqiptar dhe një grek, të dy nga 16 vjeç. Adoleshentët ishin në shoqërinë e Catos kur ai u qëllua…
Avokati i familjes Dehari pretendon se gazetari kishte siguruar dhe publikuar incizimet nga kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit para se ato t’i kishte në dispozicion prokurori i rastit. Avokati Tomë Gashi kërkon epilog nga Prokuroria Speciale për vdekjen e Astrit Deharit, ndërsa thotë se familja vazhdon të presë zbardhjen e plotë të rastit, përcjell Bota Sot. Avokati Tomë Gashi ka ngritur akuza ndaj gazetarit Baton Haxhiu lidhur me mënyrën e trajtimit të opinionit publik në ditët pas vdekjes së Astrit Deharit, duke pretenduar se publikimi i incizimeve nga kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit ishte bërë me…
Fëmijë të Kopshtit nr.10 në Vlorë u dërguan në spital me simptoma si dhimbje barku e të vjella, paraprakisht dyshohet helmim nga ushqimi. Rastet u raportuan prej mbrëmjes së djeshme kur prindërit njoftuan në lidhje me shqetësimet shëndetësore. Sipas të dhënave spitalore, 5 prej tyre vijojnë të shtruar ndërsa pjesa tjetër u largua pas trajtimit mjekësor. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mori mostrat që po iu nënshtrohen analizave laboratorike, për të përcaktuar shkakun.
Mbledhja e fundit e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështjet Historike dhe Arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e mbajtur më 5 dhe 6 nëntor në Shkup, ka përfunduar pa rezultate konkrete.Sipas përfaqësuesve bullgarë, diskutimet për paraqitjen e Kryepeshkopatës së Ohrit në tekstet shkollore të historisë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë sjellë përparim.Pala bullgare ka propozuar sërish nderimin e veprës së Damjan Gruevit, duke e cilësuar atë si figurë simbolike të historisë së përbashkët. Sipas tyre, propozimi është injoruar nga anëtarët maqedonas të Komisionit.Ndërkohë, pala maqedonase ka propozuar një tekst për përkujtimin e rezistencës…
Mjegulla e dendur mbuloi Kukësin herët në mëngjes, nga hapësira urbane te zonat përreth. Fenomeni atmosferik u shtri deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, me ndërtesat, rrugët dhe relievin e qytetit verilindor të mbështjellë nga një “perde”. Prania e saj solli ulje të ndjeshme të fushëpamjes, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve e të këmbësorëve. Drejtuesit u detyruan të qarkullonin me shpejtësi të reduktuar, me më shumë kujdes. Siç dihet, mjegulla e dendur përbën faktor potencial për aksidente ndërsa zgjat kohën e udhëtimit. Në të tilla kushte, shoferët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë distancën e sigurisë,…
