Autor: AD

Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri, pas një deklarate në rrjetet sociale, në të cilën është përdorur shprehja se populli “kullot”. Selmani, duke iu referuar përpjekjes së Imerit për të kritikuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se deputetes i ka rrëshqitur gjuha, duke lënë të kuptohet se si e percepton ajo qytetarin.Ajo i kujton deputetes se populli nuk është tufë delesh, por njerëz që punojnë, sakrifikojnë dhe jetojnë nga djersa e tyre. Madje, i bën thirrje që të dalë e pavarur ose në listë të hapur dhe të kërkojë drejtpërdrejt votën e qytetarëve.“Jo, deputete!…

Read More

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje fizike, fillimisht mes studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, e më pas mes protestuesve dhe forcave të policisë. Tubimi nisi me marshimin e mbështetësve të PD-së nga selia blu drejt Kryeministrisë, ku në krye të tyre qëndronin deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Tedi Blushi. Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk ishte i pranishëm në protestë. Ndërkohë, studentët ishin mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ku kishin nisur protestën e tyre që prej orës 14:00. Ata kundërshtuan përfshirjen e përfaqësuesve dhe mbështetësve të…

Read More

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka publikuar bilancin e punës njëvjeçare në fushën e infrastrukturës, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 43 projekte. Sipas të dhënave të prezantuara nga Kasami, projektet përfshijnë mbi 34 kilometra infrastrukturë, ndërsa vlera e investimeve tejkalon 10 milionë euro. Ai theksoi se këto rezultate janë fryt i angazhimit dhe punës njëvjeçare të administratës komunale, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për qytetarët e Tetovës.

Read More

Stamboll, Turqi – Karateja e Maqedonisë së Veriut ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, duke sjellë një sukses të madh nga Kampionati Ballkanik i zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Karateisti Rexhep Rushiti është shpallur Kampion i Ballkanit në kategorinë U21 -84kg, duke përfaqësuar denjësisht Maqedoninë e Veriut dhe duke rrëmbyer vendin e parë dhe medaljen e artë.  Ky sukses i jashtëzakonshëm vjen si kurorëzim i punës, përkushtimit dhe sakrificës së madhe të treguar gjatë procesit stërvitor dhe në vetë garën. Klubi i tij, KK “Kushtrimi” nga Hasanbegu, ka ndarë lajmin me krenari të madhe, duke i dërguar urimet më të ngrohta kampionit…

Read More

Policia ka shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një pjesë e tyre janë zhvendosur brenda ambienteve të Parkut Rinia. Efektivët janë futur edhe në park, ku u kanë kërkuar protestuesve të largohen. “Ne kemi dalë në punën tonë”, kanë deklaruar disa prej protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar kërkesën e policisë për t’u larguar. Mes tyre kanë qenë edhe aktivistët Sazan Guri dhe Dritan Goxhaj, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga efektivët se përse duhet të largohen nga ambientet e parkut. Nga fillimi i bulevardit e deri te Ministria e Mbrojtjes, policia i ka zmbrapsur me ujë protestuesit. Ndërkohë,…

Read More

Një incident me armë zjarri është regjistruar në rrugën lokale që lidh fshatrat Debresh dhe Vrapçisht të rajonit të Gostivarit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 6 nëntor, rreth orës 22:40, një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar rastin në stacionin policor në Gallatë, duke e cilësuar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Në momentin e incidentit, një 31-vjeçar po drejtonte një automjet BMW me targa të Gostivarit, në drejtim të Vrapçishtit. Gjatë udhëtimit, personat në automjet kanë dëgjuar një goditje të fortë në pjesën e pasme të kulmit të veturës. Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga…

Read More

Në Kosovë kanë vazhduar protestat kundër vrasjes së grave. Qytetarët edhe të shtunën nisën marshimin e tyre nëpër qytet duke kërkuar që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. Nëpër Prishtinë përgjatë marshimit u lexuan letrat e Arlinda Zekajt, gruas që u vra më 25 tetor, e të cilat ua kishte drejtuar institucioneve duke kërkuar ta mbronin. Para ministrisë së Drejtësisë, u kërkuan shkarkimet dhe ndjekjet penale të zyrtarëve shtetëror që neglizhuan rastin e 49-vjeçares. Marshimi i protestuesve vazhdoi drejt Këshillit Prokurorial të Kosovës, për të ndaluar më pas edhe para policisë. Drejtësi për Erona Coklin, e vrarë gjatë…

Read More

Pas përleshjeve me policinë në Ministrinë e Arsimit, protestuesit kanë boshatisur Rrugën e Durrësit dhe janë nisur në marshim. Stacioni i radhës pritet të jetë Kryeministria, ku gjithashtu ka prani të madhe të policisë dhe pritet të ketë sërish përplasje dhe incidente. Protesta e nisur pas mesditës nisi me një sulm me gurë dhe duke djegur koshat e plehrave, me policinë, që u përgjigj me ujë përmes autoboteve dhe me spraj me piper.  

Read More

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim të mirë në Kapitullin 10 – Transformimi Digjital dhe Mediat, ndërsa niveli i gatishmërisë së vendit në këtë fushë është vlerësuar nga Komisioni Evropian si mesatar deri në të mirë. Kështu deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë një konference për media, ku prezantoi rezultatet kryesore të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026. Sipas Andonovskit, ky vlerësim paraqet një hap përpara krahasuar me vitet e kaluara. Në periudhën 2021–2024, vendi ishte vlerësuar me “përparim të kufizuar”, ndërsa në vitin 2025 me “përparim të caktuar”. Vlerësimi i këtij viti, sipas tij, dëshmon rezultatet…

Read More