Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili shqiptarët i kishte cilësuar si „një grup i vogël qytetarësh“.Dauti i është përgjigjur me argumente demografike, duke rikujtuar se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë, ndërsa maqedonasit 54.2%.„Pra, shqiptarët janë sa 54.4% e numrit të maqedonasve, më shumë se gjysma e tyre. Ky grup vështirë se mund të quhet i vogël, përveçse në matematikën tuaj politike“, ka shkruar Dauti.Ajo i ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë Dimitrievskit, duke i kërkuar të ketë kujdes në deklaratat për shqiptarët…
Autor: AD
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka arrestuar një burrë pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili dyshohet se kishte kërcënuar se do ta vriste presidentin amerikan, Donald Trump. Sipas një deklarate të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), oficerët e vunë re të dyshuarin duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë brenda një veture të parkuar në Constitution Avenue, në Washington. Kur oficerët iu afruan, ai dyshohet se u kishte thënë se kishte “dëgjuar zëra në kokë” që i thoshin ta vriste Trumpin. Autoritetet më pas konstatuan se automjeti ishte raportuar si i vjedhur, ndërsa i dyshuari pranoi se kishte…
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është tesnionuar, pasi disa protestues u kanë vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i kanë shtyrë në drejtim të forcave të policisë. Gjatë tensioneve janë hedhur gjithashtu sende të tjera drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me spraj dhe gaz lotsjellës. Përplasjet kanë shënuar një tjetër moment tensioni gjatë tubimit, i cili nisi me protestën e studentëve dhe më pas u shoqërua me përplasje mes tyre dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.
Kuadri është kritik dhe jo rastësisht Aurelio De Laurentiis u vu në lëvizje. Bëhet fjalë për Napolin që po kalon momentin më të vështirë me Allegrin në pankinë; humbja ndaj Portos nxori në pah të tjera probleme teknike dhe një skuadër të përçarë. Situata nuk është e lehtë për t’u zgjidhur, por në horizont nuk ka asnjë revolucion. Sfida me Lazion që do të luhet mesditën e së dielës ka një rëndësi jetike, por nuk konsiderohet si shansi i fundit për askënd, as për trajnerin e as për lojtarët nga De Laurentiis. Sipas të përditshmes italiane, ‘Il Mattino’, skuadra ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke i ftuar që nesër të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Në postimin e tij, Kurti ka theksuar rëndësinë e këtij institucioni për përfaqësimin dhe ruajtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginë. Postimi i plotë i Albin Kurtit:Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nesër, më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Katër lista zgjedhore,…
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit. Për shkak të situatës, është bërë evakuimi i banorëve. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Bartësi i listes 1 dhe 4 për zgjedhjet e 8 nëntorit për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Shqiprim Musliu dhe Levent Qazimi nuk mund të zgjidhen për kryetar të këtij institucioni, sepse është në kundërshtim me ligjin. Neni 7a I Ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Nacionale ndalon që kryetari I këshillit dhe anëtarët e organit ekzekutiv të jenë njëkohësisht pjesë e organeve drejtuese partiake, përfshirë kryetarin, kryesinë dhe keshillin ekzekutiv. Gjithashtu, Neni 7a I ligjit kufizon gjithashtu funksionet e zgjedhura ose të emëruara në organe publike që vendosin për çështje të punës së këshillave kombëtare. Shqiprim Musliu është kryetar i Lëvizjes…
Opozita ka reaguar ndaj qëndrimeve të pushtetit lidhur me konkursin e fundit për kadetë në Akademinë Ushtarake. Nga BDI thonë se numrat e periudhës kur ata ishin në pushtet dëshmojnë përfaqësim më të mirë. Duke iu referuar vitit 2012, BDI thekson se nga gjithsej 25 kadetë të pranuar, 12 ishin shqiptarë, 12 maqedonë dhe 1 boshnjak. “As reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me konkursin e fundit, e as ai i zëvendësministrit të Mbrojtjes, nuk mund t’i fshehin faktet dhe as ta mjegullojnë opinionin publik për përgjegjësinë e BDI-së si trashëgimtare e kësaj situate… kur Akademia Ushtarake nuk ka…
Protestuesit janë spostuar te Kryeministria, ku po përgatisin “lëndën e parë” për t’u përleshur me policinë. Disa të rinj shihen duke shkulur gurët e mbetur në trotuar dhe i hedhin në rrugë për t’i pasur në përplasjet me policinë. Kjo e fundit është vendosur në anë të Kryeministrisë dhe për momentin ka zgjedhur të mos reagojë, të paktën për momentin.
Protesta e tretë kombëtare e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve nisi e qetë dhe me strategji të re. Deputetët bënë një hap pas, ndërsa të rinjtë e forumit i prinë marshimit. Qetësia e bulevardit, por edhe e demokratëve, u prish nga ky qytetar, i cili provokoi mbështetësit e PD-së me thirrjet “Berisha në burg”. Ky nuk ishte incidenti i vetëm. Me një parullë ku shkruhej “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët ua bënë të qartë demokratëve se ishin të paftuar në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Ndonëse nuk ishte student, një qytetar u kërkoi demokratëve të…
