Autor: AD

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për qind që nevojitet për mbrojtje kolektive. Prof. dr. Dragan Danillovski paralajmëron se vendi po krijon kushte për përhapjen e fruthit dhe kërkon përgjegjësi më të madhe nga institucionet. Pesë rastet e regjistruara me fruth në Maqedoni janë sinjal shqetësues për rënien e mbulimit me vaksina dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Në analizën e tij, profesori i shëndetit publik, Dragan Danillovski, thekson se mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP në vitin 2025 ka rënë në 62,7…

Read More

Tottenham Hotspuri vazhdon ta ketë një klauzolë që mund t’i ndihmojë për ta rikthyer Harry Kane, pavarësisht kontratës së re dhe shumë fitimprurëse që sulmuesi anglez ka nënshkruar me Bayern Munichun, raporton “The Telegraph”. Pas vazhdimit të kontratës me Bayernin deri në vitin 2029, Kane raportohet se është bërë futbollisti më i paguar në Evropë. Raportimet e mëhershme bënin të ditur se paga e tij bazë e garantuar arrin rreth 400 mijë funte në javë. Megjithatë, marrëveshja e re nuk i ka shuar shpresat e Tottenhamit për ta ribashkuar me ish-kapitenin e tij. Kur Kane u transferua te Bayern Munichu…

Read More

Qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës votojnë sot për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucionit që përfaqëson komunitetin shqiptar në Serbi dhe mbron të drejtat e tij që i garantohen me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, të cilët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatët që do t’i përfaqësojnë në Këshillin Kombëtar Shqiptar gjatë mandatit të ardhshëm 4-vjecar. Për 29 vendet në këtë organ garojnë katër lista zgjedhore me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë të marrin besimin e votuesve dhe…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, këtë herë me këngën “New Religion”, e cila ka arritur të renditet në mesin e 50 këngëve më të dëgjuara nga artistet femra në Spotify. Projekti i saj është pozicionuar në vendin e 35-të të kësaj liste, një arritje që këngëtarja e ka ndarë me krenari me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ka qenë vetë Rexha ajo që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në platformën X, ku ka publikuar edhe renditjen përkatëse, duke shprehur emocionet për këtë sukses,…

Read More

Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe TikTok-ut. Brukseli e akuzon aplikacionin se rrezikon shëndetin e përdoruesve. TikTok-ut i kanoset një gjobë e rëndë. Sipas rezultateve paraprake hulumtuese të Komisionit Evropian, TikTok rrezikon përdoruesit e tij përmes rekomandimeve të videove në platformën e tij. Koncerni mund të përballet me një ndëshkim, pasi algoritmi i saj u shfaq edhe personave veçanërisht të cenueshëm një rrjedhë të pafund videosh të personalizuara, e cila mund të përkeqësojë problemet psikike, njoftoi autoriteti në Bruksel. Sipas Komisionit, algoritmi nxit rrezikun e varësisë,…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se në disa raste, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria persona të dyshuar për dhunë, ndërsa për denoncimet e tjera po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjeve. Në SPB Prilep, një grua ka denoncuar dje se për një periudhë të gjatë ishte ndjekur dhe shqetësuar nga ish-partneri i saj, i cili paraqitej në vendin e saj të punës, e ndiqte deri në shtëpi dhe i dërgonte mesazhe me përmbajtje fyese. Në një…

Read More

Partitë dhe koalicionet shqiptare në jug të Serbisë pas zgjedhjeve parlamentare sot po garojnë në zgjedhje për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH). Për 29 vende në këtë institucion përfaqësues garojnë katër lista zgjedhore, me gjithsej 107 kandidatë. Sipas renditjes në fletëvotim, listat garuese shqiptare janë: Lista nr. 1 – LPD–PDSH: Lëvizja e Progresit Demokratik, me bartës Shqiprim Musliun dhe 29 kandidatë. Lista nr. 2 – PD–LR: Partia Demokratike, me bartës Sali Salihin dhe 20 kandidatë. Lista nr. 3 – PVD–AL: Partia për Veprim Demokratik, me 29 kandidatë. Lista nr. 4 – APN: Alternativa për Ndryshim, me bartës Levent Qazimin dhe 29…

Read More

Kryeministri Benjamin Netanyahu është drejt fundit të pushtetit 19-vjeçar pasi rivali i tij kryesor, Gadi Eisenkot, do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit. Megjithatë, rruga drejt pushtetit mbetet e ndërlikuar. Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite dhe udhëheqës i partisë së qendrës Yashar, e cila mori pjesë në zgjedhjet e 27 tetorit, do të ketë deri në gjashtë javë kohë për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare dhe për të krijuar një koalicion qeverisës. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’ia dorëzojë zyrtarisht mandatin Eisenkotit të dielën. Vendimi erdhi pas konsultimeve dyditore me të gjitha partitë…

Read More

Futbollisti kuqezi ishte protagonist në fitoren 2-0 që Trabzonspori regjistroi në shtëpi ndaj Gaziantep, ku arriti të realizonte një gol mjaft të bukur, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe të futbolldashësve në Turqi. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 61-të, kur Muçi finalizoi me një goditje spektakolare, duke vulosur një nga momentet më të bukura të takimit. Goli i tij mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe u bë pjesë e votimit për realizimin më të bukur të javës në kampionatin turk.Në përfundim të votimit, ishte pikërisht shqiptari ai që triumfoi, duke lënë pas rivalët dhe duke marrë vlerësimin e tifozëve…

Read More