Prindërit e 63 të rinjve që humbën jetën një vit më parë nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, i bënë thirrje sot Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që të përcaktojë përgjegjësinë institucionale dhe politike për këtë katastrofë, duke denoncuar bllokadën e hetimeve parlamentare. Përmes një letre publike drejtuar Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, familjet e viktimave kërkuan miratimin e menjëhershëm të 10 konkluzioneve për të zhbllokuar punën e trupit hetimor, i cili ka mbetur i paralizuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes partive në pushtet dhe opozitës. “Familjeve nuk u nevojiten…
Autor: AD
Xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut është mbyllur pasditën e kësaj të diele me dy ndeshjet e fundit në program. Shkëndija e Haraçinës ka marrë fitore 0:2 në transfertën ndaj Arsimit të Çegranit. Dy golat për triumfin e skuadrës nga Haraçina i realizuan Dashmir Elezi dhe Besir Demiri. Me këtë triumf, Shkëndija e Haraçinës shkon në kuotën e 18 pikëve dhe renditen në pozitën e 5-të në tabelë, teksa Arsimi mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë në konto. Ndërkohë në duelin tjetër të zhvilluar sot në Kumanovë nuk kishte fitues, pasi…
Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vijojnë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të ulen përballë njëra-tjetrës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas disa muajsh pushimi, të hënën rimblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, i cili duket se do të nisë punën pa dakordësinë e palëve. Burime nga selia blu bënë me dije për Top Channel se agjenda e mbledhjes është imponuar nga socialistët, të cilët synojnë të plotësojnë kuadrin ligjor sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve vendore pas miratimit të ndarjes së re territoriale, që ndan vendin në 46 bashki. Në…
Ish-ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Bordit Qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, këmbëngul se provimi i jurisprudencës mund të jepet vetëm në gjuhën maqedonase, pasi, sipas tij, Kushtetuta dhe ligjet aktuale nuk lejojnë përdorimin e gjuhëve të tjera.Duke komentuar debatin për mundësinë e një zgjidhjeje hibride, Filkov tha se për këtë propozim është informuar përmes mediave dhe se fillimisht duhet të paraqitet një zgjidhje konkrete, e cila do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.Ai shprehu shqetësim edhe për kundërshtimin e modelit të propozuar nga disa prej kandidatëve që synojnë të punojnë si gjykatës, prokurorë…
*Nga Preç Zogaj Kushdo që mendonte se rendi liberal ishte dënuar të perëndonte, sapo ka marrë mesazhin e kundërt nga zgjedhjet e fundit të mesmandatit në SHBA. Opozita demokrate korri një fitore të thellë, duke përmbysur balancat në dy dhomat e legjislativit: në Kongres dhe në Senat. Në fakt, frika se rendi liberal po shuhej dhe një rend i ri autokratik-plutokratik po trokiste nuk ka qënë dhe nuk është hipotetike. Mjafton të shihje stilin qeverisës të presidentit Trump, adhurimin e tij publik ndaj sundimtarëve antidemokratikë, “dorashkat” ndaj aleatëve në Europë e Kanada, apo atë klub miliarderësh rreth tij që ngjante…
Lista e Bashkuar Arabe (Ra’am), një parti politike në Izrael e drejtuar nga Mansour Abbas, synon të mbështesë një qeveri të mundshme që do të formohet nga lideri i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, edhe pa një marrëveshje koalicioni, transmeton Anadolu. Partia jonë, e cila ka tetë anëtarë në Knesset, do të mbështesë një qeveri të Gadi Eisenkot edhe nëse nuk nënshkruhet asnjë marrëveshje koalicioni”, citoi gazeta izraelite Haaretz një burim nga partia. Partia nuk komentoi menjëherë raportimin, i cili erdhi një ditë pasi presidenti izraelit, Isaac Herzog, e ngarkoi Eisenkotit me detyrën për formimin e një qeverie të re. Sipas…
Në projektbuxhetin e vitit 2027 bujqësia nuk parashikohet të marrë një pjesë të madhe nga torta e buxhetit. Ministria e Financave ka parashikuar se të ardhurat e përgjithshme buxhetore për vitin e ri do të jenë TAB1 907,9 miliardë lekë, ku sektori i prodhimit do të marrë vetëm TAB2 2,19 % të totalit. Saktësisht, vitin e ardhshëm ky sektor parashikohet të marrë 19,9 miliardë lekë, me një financim shtesë 1,1 miliardë lekë. Por kjo shtesë nuk do të shkojë as në shtimin e subvencioneve për fermerët dhe as në ngritjen e sistemeve të reja laboratorike. 1,1 miliardë lekë mendohet të…
Në burgun e Idrizovës janë zbuluar 171 tableta në një pako të destinuar për një të burgosur 40-vjeçar, të cilën e kishte dorëzuar nëna e tij.Rasti është paraqitur në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup më 7 nëntor, në orën 15:55, pasi gjatë kontrollit të pakos së destinuar për G.S. u zbuluan tabletat.Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave se si tabletat janë futur në ambientet e burgut.
Pasi u bënë të famshëm për grabitjet e shtëpive në Greqi, Itali, Spanjë dhe Francë, ata që janë pagëzuar si skifterët shqiptarë, tashmë e kanë zhvendosur aktivitetin kriminal në Britaninë e Madhe. Në javën që po lëmë pas, 5 shqiptarë janë dënuar në shtetin ishullor si të përfshirë në grabitje shtëpish. Sipas njoftimit të policisë së Kentit në jug të Anglisë, të cilit i referohet Top Channel, shqiptari Dionis Doku është dënuar me 3 vite dhe 10 muaj burg për një seri grabitjesh. Detektivët që hetuan nëntë grabitje shtëpish prej 45-vjeçarit nga Sanxhaku i Krujës arritën të identifikonin ADN-në e…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:30, në afërsi të Stopanski Dvorit në Shkup, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.Sipas MPB-së, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Seat”, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Shkupi, dhe një “Peugeot”, të cilin e drejtonte një 52-vjeçar nga Dellçeva.Nga përplasja, lëndime të rënda trupore kanë pësuar 17-vjeçari dhe bashkudhëtari i tij B.A., ndërsa drejtuesi i “Peugeot”-it ka marrë lëndime trupore.Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.Policia ka kryer këqyrjen në…
