Autor: AD

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mësuesin e edukimit fizik, Albano Ameti, 35 vjeç, i cili u ndalua nga policia pas denoncimit të shtatë nxënëseve të mitura që e akuzojnë për ngacmim seksual në ambientet e shkollës. Vendimi është marrë këtë të diel, pasi 35-vjeçari u paraqit përpara Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për vlerësimin e masës së sigurisë. Me këtë vendim, mësuesi do të hetohet në gjendje të lirë, duke pasur detyrimin të paraqitet pranë autoriteteve sipas përcaktimeve të gjykatës. LEXO EDHE: Vlora tronditet nga skandali në shkollë, 7…

Read More

Një histori suksesi dhe krenarie shqiptare vjen nga Zvicra. Rexhep Rexhepi, i lindur në vitin 1987 në Zhegër të Gjilanit, është shpallur fitues i çmimit kryesor në Grand Prix d’Horlogerie de Genève, i njohur si „Oskarët e orëve“. Në moshën 12-vjeçare emigroi me familjen në Gjenevë, pa e njohur gjuhën dhe pa e imagjinuar se një ditë do të bëhej një nga emrat më të njohur të industrisë së orëve luksoze. Karrierën e nisi si praktikant te gjiganti Patek Philippe, ndërsa më pas punoi edhe te François-Paul Journe. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 25 vjeç, themeloi punëtorinë e tij…

Read More

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur kosovar, Ejup Rexha, një prej zërave të dalluar të muzikës së mirëfilltë shqipe. Rexha e nisi karrierën artistike në Ansamblin „Ramiz Sadiku“, për të vazhduar më pas në Ansamblin „Minatori i Ri“. Gjatë rrugëtimit të tij muzikor realizoi disa albume me këngë kryesisht popullore, të cilat u pritën me interes të madh nga publiku, shkruan “Kosovarja”. Ai ishte pjesëmarrës në festivalin „Akordet e Kosovës“ dhe në turne të ndryshme muzikore nëpër botë, ku prezantoi këngën shqipe. Gjatë karrierës pati rastin të ndajë skenën me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare. Ejup Rexha ishte…

Read More

Me buxhetin e ri 2027, i cili konsiderohet rekord dhe kap shifrën e mbi 10 miliardë eurove, një pjesë e konsiderueshme do të transferohet edhe në drejtim të pushtetit vendor. I planifikuar për 61 bashki, buxheti 2027 për pushtetin vendor do të jetë në vlerën e 114.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026. Si çdo vit, në drejtim të bashkive, buxheti i shtetit transferon fonde nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara sektoriale. Sipas projektbuxhetit të vitit 2027, transfertat nga Buxheti i Shtetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikohen në 49.4 miliardë lekë ose 4% më shumë krahasuar…

Read More

Media italiane SkyTg4 i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë, ku protestat janë shoqëruar me përplasje mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimit të saj, grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me policinë, kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve kryesore. Përballë situatës së krijuar, policia ka ndërhyrë duke përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të larguar bllokadat në rrugët e kryeqytetit. Në raportimin e saj, SkyTg4 thekson se protestat, të udhëhequra nga studentët dhe të nisura në mesin e muajit tetor, janë zhvilluar kundër korrupsionit të…

Read More

Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë të rinj 007. Sekretaria e Inteligjencës së Shtetit (Side) e bëri të qartë që në fillim: ata që janë të interesuar të aplikojnë duhet të dinë se nuk ka orare të caktuara, niveli i angazhimit të kërkuar është jashtëzakonisht i lartë dhe rreziqet janë reale. Nuk është një punë që duhet nënvlerësuar, ashtu si edhe kërkesat. SIDE po kërkon kandidatë me aftësi në analizën strategjike, operacionet, inteligjencën kibernetike, teknologjinë, gjuhët e huaja, studimet rajonale, kundërzbulimin dhe sigurinë.Mijëra njerëz iu përgjigjën…

Read More

Prindërit e 63 të rinjve që humbën jetën një vit më parë nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, i bënë thirrje sot Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që të përcaktojë përgjegjësinë institucionale dhe politike për këtë katastrofë, duke denoncuar bllokadën e hetimeve parlamentare. Përmes një letre publike drejtuar Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, familjet e viktimave kërkuan miratimin e menjëhershëm të 10 konkluzioneve për të zhbllokuar punën e trupit hetimor, i cili ka mbetur i paralizuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes partive në pushtet dhe opozitës. “Familjeve nuk u nevojiten…

Read More

Xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut është mbyllur pasditën e kësaj të diele me dy ndeshjet e fundit në program. Shkëndija e Haraçinës ka marrë fitore 0:2 në transfertën ndaj Arsimit të Çegranit. Dy golat për triumfin e skuadrës nga Haraçina i realizuan Dashmir Elezi dhe Besir Demiri. Me këtë triumf, Shkëndija e Haraçinës shkon në kuotën e 18 pikëve dhe renditen në pozitën e 5-të në tabelë, teksa Arsimi mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë në konto. Ndërkohë në duelin tjetër të zhvilluar sot në Kumanovë nuk kishte fitues, pasi…

Read More

Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vijojnë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të ulen përballë njëra-tjetrës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas disa muajsh pushimi, të hënën rimblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, i cili duket se do të nisë punën pa dakordësinë e palëve. Burime nga selia blu bënë me dije për Top Channel se agjenda e mbledhjes është imponuar nga socialistët, të cilët synojnë të plotësojnë kuadrin ligjor sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve vendore pas miratimit të ndarjes së re territoriale, që ndan vendin në 46 bashki. Në…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Bordit Qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, këmbëngul se provimi i jurisprudencës mund të jepet vetëm në gjuhën maqedonase, pasi, sipas tij, Kushtetuta dhe ligjet aktuale nuk lejojnë përdorimin e gjuhëve të tjera.Duke komentuar debatin për mundësinë e një zgjidhjeje hibride, Filkov tha se për këtë propozim është informuar përmes mediave dhe se fillimisht duhet të paraqitet një zgjidhje konkrete, e cila do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.Ai shprehu shqetësim edhe për kundërshtimin e modelit të propozuar nga disa prej kandidatëve që synojnë të punojnë si gjykatës, prokurorë…

Read More