Autor: AD

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se sot moti në vendin tonë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu. Sipas parashikimit të SHMU-së, temperaturat minimale regjistrohen në qarqet Korçë e Dibër, me 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë në 17 gradë në qarqet Durrës, Tiranë, Sarandë dhe Vlorë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore dhe lokalisht, reshjet janë në…

Read More

Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat pritet të mbahen në vitin 2027, kanë filluar të marrin vëmendje në skenën politike, pas deklarimeve publike të disa figurave të kësaj partie dhe emrave të tjerë që kanë shprehur synimin për të garuar për postin e kryetarit. Edhe pse data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve ende nuk është caktuar, gara për drejtimin e partisë duket se ka filluar. Zhvillimet e fundit u intensifikuan pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili më 28 tetor paralajmëroi se do të jetë kandidat për kryetar të partisë, duke…

Read More

Një javë më parë grabiti një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit, arrestohet grabitësi. Në prangat e bluve të Tiranës, ra shtetasi Robert Duka nga Vlora. 50 vjeçari u prangos në Rrugën e Kosovarëve. Më 2 nëntor, nën kërcënimin e armës së zjarrit, ai mori 60 mijë euro dhe u largua me skuter.

Read More

Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi masat e reja të Bankës Popullore, të cilat kufizojnë mundësinë e qytetarëve për të marrë kredi më të larta dhe shkurtojnë afatet e kthimit të disa kredive. Detyrimet mujore për kredi nuk do të mund të kalojnë 45% të të ardhurave për kreditë në denarë, ndërsa për kreditë me komponentë valutore kufiri ulet në 40%.Afati maksimal për kredi për blerjen e banesës së dytë shkurtohet nga 30 në 25 vjet, ndërsa për kreditë konsumatore hipotekare nga 20 në 15 vjet. Për blerësit e banesës së parë mbetet mundësia e kredisë deri në 30 vjet,…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë sot rifillon punën për Reformën Zgjedhore, pas muajve pezullim. Komisioni i Posaçëm do të rishikojë formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Mbledhja mbahet në orën 13:00. Palët duhet të adresojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e Komisionit Europian për një reformë të thellë zgjedhore që nuk duhet të përfshijë vetëm dy partitë e mëdha PD-PS, por edhe partitë e tjera. Propozimi i PD-së është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Socialistët ende nuk kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por paralajmëruan se nëse nuk gjendet një rrugë e…

Read More

Një natë e gjatë dhe plot tension ka përjetuar Selin Bollati, e njohur si fituese e “Big Brother VIP Albania 5”, pas vjedhjes së makinës së të dashurit të saj, Gimbos. Ngjarja e papritur ka lënë pas një sërë emocionesh dhe peripecish, të cilat ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Selin ka përshkruar incidentin si një skenar të një seriali dramatik, duke theksuar se përveç makinës, është vjedhur edhe parfumi i saj i preferuar. Kjo situatë e ka lënë atë të ndjehet e shqetësuar dhe e zemëruar, duke e bërë atë të reflektojë mbi energjitë negative…

Read More

Një 26-vjeçar nga Koçani është denoncuar penalisht për përndjekje dhe shantazh ndaj një gruaje 33-vjeçare, të cilën e kishte ndjekur për rreth tre muaj.Sipas policisë, K.M. e kërcënonte gruan se do të publikonte fotografi dhe video eksplicite, të cilat i kishte realizuar fshehurazi, nëse ajo nuk pranonte të krijonte lidhje dashurie me të.Rasti është dokumentuar nga Njësia e Jashtme për Punë Kriminalistike në Vinicë, e cila ka ngritur kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit për veprën penale „përndjekje“.

Read More

Ish-futbollisti i njohur i Partizanit të Beogradit dhe Galatasarajit, Xhevat Prekazi, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Prekazi lindi më 18 gusht 1957 në Mitrovicë. Hapat e parë në futboll i bëri në klubin mitrovicas Remont, ku nisi të luante për ekipin e të rinjve në shkurt të vitit 1974. Me Remontin u shpall kampion i Kosovës për të rinj, ndërsa më pas mbrojti ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës në garat e republikave jugosllave. Më 7 dhjetor 1974 ai nënshkroi kontratë me Partizanin e Beogradit, ndërsa në pranverën e vitit 1976 u bë pjesë e ekipit të parë. Për Partizanin…

Read More

Deklaratat e liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili shqiptarët i cilësoi si “grup të vogël qytetarësh” dhe kundërshtoi përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, kanë nxitur reagime të ashpra politike.Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët iu përgjigj drejtpërdrejt Dimitrievskit, duke theksuar se shqiptarët nuk janë mysafirë, por popull shtetformues dhe pjesë përbërëse e shtetit.“Ky shtet është edhe i shqiptarëve! Gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë. Nëse nuk të pëlqen ky realitet, Vranjën e ke afër”, deklaroi Shaqiri.Ndërkaq, deputetja Ilire Dauti reagoi me shifra ndaj cilësimit të shqiptarëve si grup i vogël, duke rikujtuar se ata…

Read More

Bëhet fjalë për Armando Memën, të cilin agjencitë ruse RIA Novosti dhe TASS e prezantojnë vazhdimisht si politikan finlandez. Një shqiptar që jeton në Finlandë është shndërruar në një nga personat më të cituar nga mediat shtetërore ruse, megjithëse në vendin ku jeton ka ndikim shumë të kufizuar politik. Gazeta prestigjioze finlandeze Helsingin Sanomat i ka kushtuar sot, më 8 nëntor, një artikull Memës, duke analizuar mënyrën se si ai është kthyer në një burim të parapëlqyer të mediave ruse. Titulli i gazetës është: “Propaganda: Mediat ruse po citojnë me ritëm gjithnjë e më të shpeshtë një hidraulik që jeton…

Read More