SPAK ka kërkuar 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin. Beci akuzohet për favorizim të një kompanie në procedurën e një prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro, ne kohën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Nga dy vite burg që ka kërkuar SPAK, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, një vit e katër muaj dhe në përfundim SPAK kërkoi pezullim dënimit me kusht. Siç bën me dije Anila Hoxha, avokati i Becit deklaroi se nuk provohet fajësia e tij dhe se nuk ka prova që ta implikojnë në këtë çështje.
Autor: AD
Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy ditor të organizuar nën presidencën franceze, ministrat pritet të koordinojnë qëndrimet e tyre mbi ngjarjet kryesore aktuale në politikën ndërkombëtare, veçanërisht në zgjidhjen e krizave. Por sot edhe nesër në Paris zhvillohet po ashtu edhe Forumi i Paqes. Në këtë organizim pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Kurti po qëndron prej disa ditësh në Francë, ndërsa nga Qeveria u bë e ditur se ai do të do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën…
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Georgievski, ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e çështjes së gjuhës në provimin e jurisprudencës në problem ndëretnik. Në një reagim të publikuar në Facebook, Georgievski thotë se ZNAM-i prej muajsh përsërit të njëjtën temë, duke këmbëngulur se do ta mbrojë deri në fund gjuhën maqedonase në provimin e jurisprudencës. “Partia ZNAM, prej muajsh, si një pllakë gramafoni e prishur, përsërit vetëm një temë: Ata do ta mbrojnë deri në fund gjuhën maqedonase në provimin e jurisprudencës. Ndërkohë, në Kumanovë nuk ke asnjë mundësi të…
Kërkesat për investime në dixhitalizimin dhe mirëmbajtjen e arkivës së dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit kanë shkaktuar diskutime gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2027 në komisionin “Xhafaj”. Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkoi mbështetje financiare për plotësimin e nevojave të institucionit, duke argumentuar se bëhet fjalë për investime të domosdoshme për zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e shërbimit. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave argumentoi se kërkesat nuk mund të plotësohen tërësisht, pasi institucioni nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 60% të buxhetit të akorduar gjatë dy viteve…
Një person i armatosur, i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në Krakov, ka vdekur në spital, ka njoftuar policia polake, raporton BBC.24-vjeçari, i cili sipas zyrtarëve dyshohet se është frymëzuar nga “ideologjitë e ekstremit të djathtë”, mbeti i plagosur pasi hapi zjarr të shtunën në qendër të Krakovit – qyteti i dytë më i madh në Poloni.Zyrtarë të armatosur policie mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me të dyshuarin. Ai u qëllua brenda tre minutash nga fillimi i sulmit, gjë që parandaloi një masakër më të gjerë, thonë zyrtarët. Bëhu pjesë e kanalit…
Pushteti i ri në Serbi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në raport me Republikën e Kosovës. Çështja kryesore mbetet mënyra se si qeveria e re në Beograd do të veprojë ndaj personave përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë, të udhëhequr nga Milan Radoiçiqi, më 24 shtator 2023, ku u vra polici kosovar Afrim Bunjaku. Kështu ka deklaruar deputeti në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, duke vlerësuar se rasti i Banjskës do të jetë një provë konkrete për gatishmërinë e qeverisë së re serbe për drejtësi dhe llogaridhënie. Në një intervistë për një nga emisionet në vendin…
SPAK ka thelluar hetimet për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Prokuroria e Posaçme po e heton Hysenin edhe për veprat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash. Mësohet se prokurorët e posaçëm kanë gjetur disa dokumente gjatë kontrolleve, dhe dyshojnë se përmes një kompanie janë bërë transaksione në emër të të vëllait. Dyshohet se SPAK ka zbuluar një tentativë transferte prej 450 mijë eurosh drejt një kompanie gjermane që administrohet nga vëllai i Vlora Hysenit, Izet Dinglerit, ndërsa para kësaj tentative dyshohet se mund të jetë kryer disa transferta të tjera, që mund të kapin shifrat prej afro 950 mijë euro.…
Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë ulje të ndjeshme. Sipas raportimit të portalit Skopje1, benzina do të lirohet për 7 denarë për litër, ndërsa nafta për 5,5 denarë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, nga 10 nëntori 2026 do të vlejnë këto çmime të reja:Karburanti Çmimi i ri UljaEurosuper BS-95 86 den./litër −7 den.Eurosuper BS-98 88 den./litër −7 den.Eurodizel 94,5 den./litër −5,5 den.Vaj ekstra i lehtë 103,5 den./litër −6,5 den.Mazut 49,31 den./kg −6,26 den. Mesatarisht, derivatet lirohen për 7,51 për qind krahasuar me çmimet e përcaktuara më 2 nëntor. Ulja vjen si rezultat i rënies…
SPAK-u dha pretencën për grupin kriminal të Emiljano Shullazit duke kërkuar në total 158 vjet burg për 7 të pandehur. Dosja përfshin tri vrasje të vitit 2005, atë të Vajdin Lamajt e Artan Arsit në Tiranë dhe të Klodian Saliut, në atentatin ku mbeti i plagosur edhe Osman Truma. Atentati ndaj Saliut erdhi pas ndarjes së Bandës së Durrësit në dy grupe rivale. SPAK-u kërkoi 25 vjet burg për Emiljano Shullazin, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit. Për të njëjtin atentat, Prokuroria e Posaçme kërkoi nga 25 vjet edhe për Viktor Bajraktarin e Indrit Taullain, i…
Analisti Faton Mehmeti ka rikthyer në vëmendje rastin e Astrit Deharit, duke ngritur pikëpyetje lidhur me rrethanat e vdekjes së tij dhe fatin e personave që kishin ndarë qelinë me të. Në videon e publikuar, Mehmeti ngre pikëpyetje edhe për fatin e shokëve të qelisë së Deharit, duke vënë në fokus zhvillimet e mëvonshme që lidhen me ta. “Astrit Dehari u gjet i vdekur me 5 nëntor të vitit 2016, në burgun e Prizrenit. Bashkë me të në dhomë kanë edhe tre persona, Naser Makolli, Frrok Leski dhe Adonis Gashi. Unë dua të flas për këta tre personazhe të cilët…
