Autor: AD

Thinking Machines Lab, kompania e inteligjencës artificiale e themeluar nga Mira Murati, është pranë sigurimit të 5 miliardë dollarëve në një raund të ri financimi, që do ta vlerësonte kompaninë me 40 miliardë dollarë përpara investimit. Sipas Business Insider, që citon disa burime të njohura me negociatat, raundi mund të përmbyllet së shpejti dhe udhëhiqet nga fondi i investimeve Accel. Nëse përfundon sipas kushteve të raportuara, financimi do ta çonte vlerësimin e kompanisë në rreth 45 miliardë dollarë pas investimit. Thinking Machines Lab kishte siguruar më parë 2 miliardë dollarë në një raund fillestar financimi gjatë vitit 2025, përpara se…

Read More

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës janë rikthyer në Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kanë shkëmbyer akuza për ecurinë e procesit. Gjiknuri paralajmëroi se bojkoti i opozitës po rrezikon punën e Komisionit, ndërsa kërkoi që palët të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhje konkrete. Ai theksoi se mazhoranca i ka të gatshme propozimet për administratën zgjedhore dhe pret diskutime teknike për sistemin. Nga ana tjetër, Bylykbashi akuzoi Partinë Socialiste se po shmang çështjet kryesore të rekomanduara nga OSBE/ODIHR dhe po konsumon kohën me tema që nuk janë prioritare. Për opozitën, reforma duhet të nisë…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski të hënën e hodhi poshtë mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar një model të kombinuar, sipas të cilit pjesa teorike do të mund të jepet në gjuhën në të cilën është ndjekur studimi, ndërsa pjesa praktike, që përfshin simulimin e procedurave gjyqësore, do të mbetet në gjuhën maqedonase. Deklarata vjen pas paralajmërimit të partnerit të koalicionit qeveritar, ZNAM, se do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, si dhe pas reagimeve të partive politike shqiptare, të cilat kërkojnë zbatimin…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin përfundimtar të 8 tetorit 2026, për rrëzimin e kërkesës së 39 deputetëve të Partisë Demokratike, për shfuqizimin e dy dekreteve që lidhen me ministren virtuale ‘Diella’. Në vendimin e shpallur sot Gjykata sqaron se Diella është një platformë e inteligjencës artificiale dhe jo një funksionar apo organ kushtetues. Deputetët demokratë kishin kundërshtuar nenin 2 të dekretit nr. 331, datë 12 shtator 2025, për emërimin e Kryeministrit, si dhe nenin 1, pika 1, të dekretit nr. 333, datë 15 shtator 2025, për emërimin e Këshillit të Ministrave, në pjesën ku përcaktohet se Kryeministri ushtron edhe…

Read More

Një burrë nga Karolina e Veriut ka paditur kompaninë teknologjike OpenAI, krijuesen e chatbot-it të popullarizuar ChatGPT. Në padinë e tij, ai pretendon se inteligjenca artificiale e ndihmoi gruan e tij të planifikonte vrasjen e tij. James Gates i mbijetoi një tentativa për helmim, ndërsa tani kërkon përgjegjësi nga kompania teknologjike dhe drejtori i saj, Sam Altman, shkruan Unilad, transmeton INA. Bashkëshortja e tij, Cheryl Gates, me profesion terapiste shkollore, u akuzua për tentativë vrasjeje. Ajo ngarkohej se kishte hedhur barna me recetë dhe bimë helmuese në lëngjet dhe pijeve energjike të bashkëshortit. Sipas pretendimeve, përpara kësaj ajo ishte këshilluar…

Read More

Mbi 971 komunikime me qytetarët janë regjistruar deri tani në platformën “Fol me Kryeministrin”, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama në fillim të nëntorit, në një periudhë protestash dhe tensionesh sociale në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim, qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë po e përdorin platformën për të përcjellë denoncime, kritika, shqetësime, pyetje dhe propozime. Denoncimet përbëjnë 17% të komunikimeve, po aq sa propozimet për politika. Infrastruktura dhe legalizimet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës zënë nga 12%, ndërsa 10% e ndërveprimeve janë kritika. Punësimi dhe strehimi përbëjnë nga 6% të komunikimeve, pensionet dhe…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski të hënën e hodhi poshtë mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar një model të kombinuar, sipas të cilit pjesa teorike do të mund të jepet në gjuhën në të cilën është ndjekur studimi, ndërsa pjesa praktike, që përfshin simulimin e procedurave gjyqësore, do të mbetet në gjuhën maqedonase. Deklarata vjen pas paralajmërimit të partnerit të koalicionit qeveritar, ZNAM, se do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, si dhe pas reagimeve të partive politike shqiptare, të cilat kërkojnë zbatimin…

Read More

Klubi i madh turk, Galatasaray, ka reaguar për vdekjen e Xhevat Prekazit. Prekazi e kaloi te Galatasaray një pjesë të karrierës. Me klubin turk ka fituar ty tituj rresht, 1986/1987 dhe 1987/1988. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Xhevat Prekazit, i cili e shkroi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Galatasarayt dhe la një gjurmë të pashlyeshme në kujtimet tona, përmes futbollit dhe karakterit të tij. Prekazi, i cili bëri për vete një brez të tërë tifozësh të Galatasarayt falë golave të tij të paharrueshëm dhe gëzimit të papërshkrueshëm që na dhuroi, do të mbetet…

Read More

Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër formë mashtrimi online, përmes mesazheve SMS që pretendojnë se dërgohen nga institucione dhe shërbime të njohura, si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Pas këtyre mesazheve Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese. “Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Mesazhe si ky në foto ju…

Read More

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë ka reaguar lidhur me problematikën e konstatuar ditët e fundit në furnizimin me ujë të pijshëm, duke sqaruar se shkak ka qenë një defekt teknik në tubacionin e furnizimit, i cili ka sjellë shfaqjen e turbullirës në ujë. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se defekti ka qenë në lagjen “Xhevdet Nepravishta” dhe se nga verifikimet e kryera nuk është konstatuar përhapje e saj në pjesën tjetër të rrjetit të qytetit. Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë thekson se në raste të veçanta, ndërhyrjet teknike dhe ndryshimet e presionit në rrjet mund të shkaktojnë turbullirë të përkohshme të ujit, ndërsa strukturat…

Read More