Autor: AD

Policia e Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 708 gjoba për tejkalim të shpejtësisë gjatë një aksioni gjashtëorësh të zhvilluar dje në të gjithë territorin e vendit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kontrollet janë realizuar nga ora 11:00 deri në 17:00, ndërsa 360 shoferë janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimeve dhe 348 brenda tyre. Gjatë aksionit janë evidentuar edhe tri raste të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, të cilat përbëjnë vepër penale, si dhe 98 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit. MPB paralajmëron vazhdimin e kontrolleve të intensifikuara dhe u bën thirrje shoferëve të respektojnë kufizimet e…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”. I pyetur se çfarë mendon se do t’i ndodhë kur të vdesë, Trumpi ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në ferr. “Unë jam person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj se do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”, ka deklaruar Trumpi. Ai ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë, për të cilët shpesh ka deklaruar se i urren dhe se nuk ua dëshiron të mirën. Kur Ross Douthat e pyet nëse për të hyrë…

Read More

Një hetim i BBC-së në Marsejë ka zbuluar një realitet tronditës brenda bandave kriminale të trafikut të drogës në Francë, ku fëmijë dhe adoleshentë rekrutohen për të shitur narkotikë, për të kryer rrëmbime, tortura dhe madje edhe vrasje. Organizatat kriminale përdorin rrjetet sociale për të joshur të rinjtë me premtime për fitime të shpejta, makina luksoze dhe një jetë me para, por shumë prej tyre përfundojnë të bllokuar në një botë dhune, shfrytëzimi dhe krimi. Në qendër të hetimit është banda famëkeqe DZ Mafia, e cila ka fituar kontrollin mbi një pjesë të konsiderueshme të tregut të drogës në Marsejë.…

Read More

Ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron bashkimin e shërbimeve të inteligjencës, Komisioni Evropian në raportin e tij nuk paraqet një rekomandim të tillë. Sipas gazetës Sloboden Peçat, Brukseli kërkon ndarje fizike të strukturave përkatëse, si dhe forcimin e pavarësisë operative dhe mekanizmave të mbikëqyrjes. Megjithatë, kërkesa për ndarje fizike nuk nënkupton domosdoshmërisht kundërshtim të bashkimit institucional. Bëhet fjalë për dy çështje të ndryshme: organizimin e shërbimeve të sigurisë dhe garancitë për funksionimin e tyre të pavarur. Raportimi ngre kështu pyetjen nëse modeli i reformës që paralajmëron Qeveria përputhet me rekomandimet e Komisionit Evropian./Sloboden Peçat

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ, Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa e cila i dorëzoi Ministrit një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë. Ministri Hoxha e cilëson këtë raport si vlerësimin vjetor më gjithëpërfshirës, të detajuar dhe të gjerë mbi progresin e vendit dhe nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Raporti duhet lexuar si një i tërë. Duhet të mirëpresim progresin thelbësor dhe domethënës të arritur, i cili konfirmon se jemi në rrugën e duhur dhe se…

Read More

Kurioziteti për edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania sa vjen e shtohet, ndërsa fansat presin me padurim hapjen e dyerve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këtë herë ka qenë producentja e spektaklit, Sara Hoxha, ajo që ka tërhequr vëmendjen përmes një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar një fotografi nga ambientet ku po punohet për përgatitjen e shtëpisë, duke na dhënë një tjetër pamje nga ajo që po bëhet gati për këtë sezon. Në foto, Sara shfaqet para pasqyrës, e veshur me të zeza, ndërsa krahas imazhit ka shkruar “Mirëmëngjes” dhe ka etiketuar faqen zyrtare të…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të vijojë punën për përfundimin e reformës zgjedhore, me ose pa pjesëmarrjen e opozitës në komision. Ai bëri të ditur se afati për përmbylljen e punës së komisionit është 30 nëntori, ndërsa akuzoi PD-në se po përdor bojkotin për të penguar procesin. Balla theksoi se mazhoranca i ka dhënë opozitës të drejtën e vetos, pavarësisht se disponon 3/5 e votave në Kuvend. Balla paralajmëroi se, nëse PD nuk rikthehet në komision, PS-ja do të depozitojë propozimet e saj në Kuvend dhe do t’i miratojë me votat që…

Read More

LSDM-ja opozitare ka ngritur akuza të reja për rastin e Alta Bankës, duke pretenduar se kryeministri Hristijan Mickoski dhe guvernatori Trajko Sllaveski kanë mundësuar hyrjen e saj në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht sanksioneve të mëparshme në Austri. Në një konferencë për media, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, deklaroi se Alta Group ishte sanksionuar me vendim të formës së prerë në vitin 2024 nga autoriteti financiar austriak FMA, ndërsa banka ishte refuzuar edhe në Mal të Zi. Sipas Kuzeskës, neni 13 i Ligjit për Bankat ndalon që subjekte të sanksionuara të fitojnë pjesëmarrje të kualifikuar në një bankë, prandaj Sllaveski, sipas…

Read More

Rreth 450 deri në 500 mijë qytetarë në të gjithë vendin përdorin transportin publik, por kostoja e këtij shërbimi dhe barra fiskale mbi operatorët rrezikojnë të bëhen edhe më të rënda. Kështu është shprehur Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në letrën e drejtuar Kuvendit me një paketë kërkesash për lehtësira fiskale, në kuadër të diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027. Operatorët kundërshtojnë rritjen e propozuar të TVSH-së nga 20 në 21% dhe kërkojnë që transporti publik të përfitojë një normë të reduktuar prej 6% duke e konsideruar atë shërbim bazë për familjet. “Në mungesë të një norme…

Read More

Jose Mourinho ka vendosur t’i japë Arda Gulerit liri të plotë në aspektin pozicional te Real Madridi, duke i mundësuar mesfushorit turk të lëvizë në zona të ndryshme të fushës dhe jo të qëndrojë i kufizuar vetëm në krahun e djathtë. Sipas raportimit të gazetës spanjolle MARCA, trajneri portugez dëshiron që 21-vjeçari të ketë mundësinë të gjejë hapësirat ku mund të ndikojë më shumë në lojën e skuadrës. Për këtë arsye, Mourinho u ka kërkuar edhe bashkëlojtarëve të përshtatin lëvizjet e tyre, në mënyrë që të ruhet ekuilibri taktik i ekipit. Guler është shndërruar në një nga futbollistët më të…

Read More