Një valë e re mashtrimesh telefonike ka përfshirë rajonin e Shtipit, ku në shënjestër janë kryesisht qytetarët e moshuar. Policia ka regjistruar një numër të shtuar denoncimesh për mashtrime dhe tentativa mashtrimi. Sipas SPB-së në Shtip, persona të panjohur telefonojnë nga numra të huaj dhe u thonë viktimave se familjarët apo nipërit e tyre janë lënduar rëndë dhe kanë nevojë për operacion urgjent. Duke shfrytëzuar frikën dhe shqetësimin e të moshuarve, mashtruesit kërkojnë shuma të mëdha parash. Disa qytetarë, duke besuar se po shpëtojnë jetën e të afërmve, kanë dorëzuar kursimet e tyre. Policia apelon që qytetarët të mos u…
Autor: AD
Robert Duka, alias Albert Duka, 50-vjeçari i arrestuar për vjedhjen e 2 nëntorit të një banke te “Komuna e Parisit” është identifikuar nga blutë e Tiranës si autor i një tjetër vjedhjeje me armë, në qershor. Ai hyri i maskuar me skafandër e kaskë në bankë, por policia e identifikoi përmes teknologjisë. Dukës iu sekuestruan 8200 euro, veshjet dhe 2 celularë. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R.D.,…
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i dorëzoi të dielën zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të partisë së qendrës Yashar, Gadi Eisenkot. Ceremonia u mbajt në Rezidencën Presidenciale në Jerusalem. Me këtë hap, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite merr i pari rastin t’i japë fund qeverisjes më të gjatë në historinë e vendit, asaj të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Vendimi ishte i pritshëm. Gjatë konsultimeve që Herzog zhvilloi këtë javë me grupet parlamentare, Eisenkot u rekomandua nga partitë që kanë gjithsej 67 deputetë në Knessetin me 120 ulëse. Netanyahu mori mbështetjen e 46 deputetëve, ndërsa…
Shqipëria është përfaqësuar me dinjitet në edicionin e vitit 2026 të konkursit ndërkombëtar të bukurisë “The Miss Globe”, ku Miss Shqiperia 2026, Paola Avdulaj, arriti të sigurojë një vend në TOP 11 të vajzave më të bukura të këtij kompeticioni. Eventi prestigjioz u zhvillua në Phuket të Tajlandës, përgjatë dy javëve të mbushura me aktivitete, prezantime dhe sfida të ndryshme, ku konkurrentet nga vende të shumta të botës patën mundësinë të demonstronin bukurinë, elegancën, talentin dhe përfaqësimin kulturor të vendeve të tyre. Gjatë qëndrimit në Tajlandë, pjesëmarrëset u përfshinë në një sërë aktivitetesh, mes të cilave ceremonia e ndarjes së…
Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Perspektiva e Kosovës për anëtarësim në Aleancë dhe marrëdhëniet e saj të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mund të përballen me sfida të reja. Kështu vlerëson ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, për Radion Evropa e Lirë, në kohën kur Uashingtoni ka propozuar një kornizë më të gjerë për sigurinë e Evropës, krahas përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas tij, dy çështje mund të kenë rëndësi të veçantë për Kosovën: përpjekjet e Rusisë për të penguar zgjerimin e…
Në Facebook, kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga punimet në kantierin e Bypass-it të Tiranës, që e konsideron “nyje strategjike” për infrastrukturën rrugore që që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Ky Bypass sipas kreut të qeverisë do të lehtësojë trafikun dhe do të shmangë kalimin përmes kryeqytetit. Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bypass-it të Tiranës, një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore që po merr formë dhe që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur kalimin përmes kryeqytetit, ju uroj një javë të mbarë!
Futbolli spanjoll vazhdon të jetë në zi pas vdekjes së sulmuesit Jesus de Miguel, i cili ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare, ndërsa pasojat e kësaj tragjedie po rëndojnë edhe mbi portierin e FC Andorrës, Jesus Owono. Portieri 25-vjeçar raportohet se po kalon një periudhë të rëndë psikologjike pas incidentit tragjik dhe, sipas mediumit francez “Foot Mercato”, madje po mendon t’i japë fund karrierës së tij futbollistike. Sipas raportimit, Owono po qëndron pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, pranë familjes së tij, ndërsa po merr mbështetje psikologjike nga specialistët. Në përkrahje të tij janë edhe stafi teknik dhe administrativ…
Partia opozitare LSDM akuzon se kishte paralajmëruar për muaj të tërë për rastin e “Alta Banka”, lidhjet e saj të dyshuara politike dhe biznesore dhe transferimet e mundshme financiare, dhe sot institucionet nuk po përgjigjen në mënyrë të përshtatshme. Nga atje thonë se kanë kërkuar përgjigje nga Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, dhe nga autoritetet kompetente në lidhje me trajtimin e bankës dhe mbrojtjen e fondeve të qytetarëve. Në një deklaratë të titulluar “Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar që nga dhjetori, i vetmi panik është me VMRO-DPMNE dhe Mickoskin”, LSDM pretendon se që në dhjetor të vitit të…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se sot moti në vendin tonë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu. Sipas parashikimit të SHMU-së, temperaturat minimale regjistrohen në qarqet Korçë e Dibër, me 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë në 17 gradë në qarqet Durrës, Tiranë, Sarandë dhe Vlorë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore dhe lokalisht, reshjet janë në…
Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat pritet të mbahen në vitin 2027, kanë filluar të marrin vëmendje në skenën politike, pas deklarimeve publike të disa figurave të kësaj partie dhe emrave të tjerë që kanë shprehur synimin për të garuar për postin e kryetarit. Edhe pse data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve ende nuk është caktuar, gara për drejtimin e partisë duket se ka filluar. Zhvillimet e fundit u intensifikuan pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili më 28 tetor paralajmëroi se do të jetë kandidat për kryetar të partisë, duke…
