Ajo ka zgjedhur një mënyrë humoristike për të zbuluar shtatzëninë, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke thënë: “Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë”. Ky lajm vjen pasi Fifi përjetoi për herë të parë emocionet e mëmësisë me lindjen e djalit të saj, Theo Mal. Tashmë, këngëtarja dhe familja e saj po përgatiten të mirëpresin një tjetër pjesëtar, ndërsa kjo periudhë pritet të sjellë emocione dhe momente të veçanta në jetën e tyre.
Autor: AD
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e prof. dr. Zoran Spirovskit, kirurg i njohur dhe profesor universitar.Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ahmeti tha se gjatë viteve kishte pasur disa takime personale me profesorin, duke njohur nga afër përkushtimin e tij ndaj mjekësisë.Ai theksoi se Spirovski la gjurmë të rëndësishme në shëndetësi, jo vetëm në trajtimin e pacientëve, por edhe në edukimin dhe aftësimin profesional të shumë gjeneratave të mjekëve dhe specialistëve.Ahmeti shprehu ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit.„Profesori Spirovski do të mbahet mend për dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij“,…
Penat e adrenalinës, të domosdoshme për ndërhyrje urgjente gjatë reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshme në tregun e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, qytetarët detyrohen t’i sigurojnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Greqia.Mjekët paralajmërojnë se anafilaksia, një reaksion i rëndë alergjik që mund të shkaktohet nga ushqimi, ilaçet apo pickimi i insekteve, mund të rrezikojë jetën dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.Doktoresha Tatjana Jakovska nga Klinika e Sëmundjeve Pulmonare „Kozle“ thekson se personat me rrezik nga anafilaksia duhet ta kenë vazhdimisht pranë vetes auto-injektorin e adrenalinës.Shqetësim i veçantë paraqet rreziku për fëmijët në çerdhe dhe shkolla. Për këtë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Shtetet e Bashkuara “bënë një hap të madh prapa në histori” me rezultatet e zgjedhjeve të fundit të mesmandatit, duke vënë në dukje se tregu i aksioneve, i cili ishte një “raketë” gjatë mandatit të tij, pësoi një humbje njëditore prej tre trilionë dollarësh. “Por mos kini frikë, ne do të kthehemi, më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Truth Social. Në zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongresin e SHBA-së më 3 nëntor, demokratët fituan shumicën në të dyja dhomat…
Mes La Liga dhe Champions, ndaj Valencia-s, Real Madrid siguroi fitoren e 8-të radhazi, një ecuri e jashtëzakonshme që rikthehen ekipin e Mourinho-s në garë me kohë të plotë për çdo trofe. VAR shpëtoi fillimisht Realit, me vendasit që gjetën golin e avantazhit, por gjyqtari anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Pas këtij episodi, Reali mori kontrollin total të lojës dhe në minutën e 28-të ishte Valverde që zhbllokoi rezultatin me një predhë të vërtetë nga distanca. Në të 36-të, Arda Guler dyfishoi shifrat, me turk që brenda në zonë goditi saktë duke tundur rrjetën. Nuk mund të mungonte në…
Katër persona janë arrestuar pas dy incidenteve të ndara të dhunës fizike që kanë ndodhur në lagjet Karposh dhe Qendër të Shkupit.Rasti i parë është regjistruar më 7 nëntor, rreth orës 22:30, pranë një kazinoje në Karposh. Policia ka arrestuar tre persona, të moshës 35, 29 dhe 32 vjeç, të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht një 66-vjeçar. Sipas denoncimit, njëri prej tyre ka tentuar ta godasë edhe me një send të fortë.Incidenti i dytë është regjistruar më 8 nëntor, në orën 06:10, në Qendër të Shkupit. Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili dyshohet se së bashku me disa persona…
Banorët e Zajazit ende e kanë të paqartë se pse u ndërprenë punimet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit para një viti e gjysmë. Punimet e rrjetit me rreth 100 km, që niste në Zajaz dhe përfundonte në në fshatin Drugovë të Kërçovës, filluan në vitin 2022. Në vitin 2024 punimet u ndërprenë dhe projekti mbeti vetëm më 17% punë të kryer. Prej atëherë, banorët nuk dinë gjë për fatin e projektit. Banorët thonë se i kanë humbur shpresat se ky projekt do të rifillojë, njëjtë si për spitalin e Kërçovës që nuk u përfundua asnjëherë. Megjithatë Ministri i mjedisit…
Një histori suksesi dhe krenarie shqiptare vjen nga Zvicra. Rexhep Rexhepi, i lindur në vitin 1987 në Zhegër të Gjilanit, është shpallur fitues i çmimit kryesor në Grand Prix d’Horlogerie de Genève, i njohur si „Oskarët e orëve“. Në moshën 12-vjeçare emigroi me familjen në Gjenevë, pa e njohur gjuhën dhe pa e imagjinuar se një ditë do të bëhej një nga emrat më të njohur të industrisë së orëve luksoze. Karrierën e nisi si praktikant te gjiganti Patek Philippe, ndërsa më pas punoi edhe te François-Paul Journe. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 25 vjeç, themeloi punëtorinë e tij…
Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Mario Meçanaj, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar në zonën e Ujit të Ftohtë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes Meçanajt dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë. Efektivët ndërhynë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Në momentin e ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga policia. LEXO EDHE:…
Prokuroria në Krakov hapi sot një hetim kundër 24-vjeçarit Mihal Okshinski për vrasjen e gjashtë personave që ai qëlloi me armë automatike në sheshin kryesor të qytetit, si dhe për vrasjen e tre personave në një apartament familjar në qytetin Ostrovjec Shvjentokshiski, njoftoi Ministri i drejtësisë dhe kryeprokurori polak Valdemar Zhurek. “Hetimi ka të bëjë me dy vepra penale. E para është vrasja e gjashtë personave me armë zjarri dhe tentativa për vrasje të disa personave të tjerë, përfshirë nëpunës policor. Kualifikimi ligjor i aplikuar merr parasysh edhe qëllimin për të frikësuar një numër të madh njerëzish, prandaj vepra ka…
