Në rrjetet sociale në mbarë botën po shpërndahet me shpejtësi një paralajmërim shqetësues që ka nxitur valë paniku te miliona përdorues, ku pretendohet se më 17 nëntor do të ndodhë sulmi më i madh kibernetik në historinë e njerëzimit, përcjell portali Novi.ba. Sipas këtyre publikimeve virale që po qarkullojnë masivisht, hakerë të panjohur dyshohet se do të depërtojnë njëkohësisht në sistemet e bankave më të mëdha botërore, do të fshijnë të gjitha të dhënat mbi paratë e klientëve duke i lënë llogaritë në zero, dhe menjëherë pas kësaj do të shkaktojnë një fikje të plotë të internetit në të gjithë…
Autor: AD
Në Paris do të mbahet ditën e martë edicioni i nëntë i Forumit të Paqes. Në Pallatin Palais de Chaillot, në Paris, më 10 dhe 11 nëntor, liderë dhe përfaqësues nga e gjithë Evropa do të mblidhen për të diskutuar mbi sfidat globale, nën temën kryesore: “Nga Sovraniteti te Bashkëpunimi”. Edicioni i këtij viti i kushtohet veçanërisht fëmijëve, duke e vendosur mbrojtjen dhe mirëqenien e brezit të ri në qendër të agjendës globale. Në fokus do të jenë investimet në arsim, shëndetësi dhe ushqim, si dhe mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet që vijnë prej algoritmeve dhe ekspozimit të tepruar ndaj…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pas barazimit ndaj Fiorentinës, foli edhe për Edon Zhegrovën, duke treguar se pse ai nuk luan titullar, duke u munduar t’i vë në pah vështirësitë e tij për të ruajtur të njëjtin nivel gjatë gjithë ndeshjes. Strategu italian pranoi se pas paraqitjes së fundit ndaj Napolit kishte menduar ta aktivizonte Zhegrovën nga minuta e parë ndaj Fiorentinës. Spalletti theksoi se futbollisti kosovar ende ka vështirësi në ndeshjet ku kërkohet angazhim i madh si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. “Ndodhin raste si ai i Zhegrovës. Pas ndeshjes së kaluar mendoja: Duhet të luajë…
Partia Popullore Konservatore e Spanjës, PP do të mundte Socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez, por do t’i duhej partia e krahut të djathtë Vox për të siguruar shumicën parlamentare, sipas sondazheve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme më 29 nëntor. Fushata zgjedhore që fillon pas katër ditësh pritet të dominohet nga çështje të tilla si strehimi, emigracioni dhe korrupsioni, si dhe pasojat e aksidentit vdekjeprurës hekurudhor të muajit të kaluar që shkaktoi dorëheqjen e Ministrit të Transportit, Oscar Puente. Një sondazh i SocioMetrica-s parashikoi rreth 200 vende në dhomën e ulët me 350 vende për PP-në dhe Vox-in së bashku.…
Këshilltari komunal nga radhët e AKO-së Huzeir Mustafi i ka dërguar një porosi publike liderit të VLEN-it, Izet Mexhiti, duke e sfiduar që deklaratat e tij kundër kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, t’i dëshmojë edhe me veprime konkrete. Mustafi e cilëson Mexhitin si një nga politikanët më kontravers në historinë e RMV-së, duke rikujtuar se ai për dy dekada ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të BDI-së, ndërsa sot e kritikon këtë parti për korrupsion dhe dështime. Ai gjithashtu rikujton marrëveshjen e arritur mes Mexhitit dhe Dimitrievskit, për të cilën, sipas tij, qytetarët e Kumanovës nuk janë informuar se cilat…
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për masat e mbrojtjes dhe sigurisë, Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka përballur deputetët me pamje të rënda të efektivëve të plagosur gjatë protestave të fundit. Debati në komision nisi kur u kërkuan shpjegime për pajisjet speciale, autobotet, dronët dhe armët e përdorura nga policia në tubime. Pas një ndërhyrjeje nga të pranishmit se nga kishin ardhur këto armë dhe nëse ishin dhuruar, u sqarua se mjetet janë marrë në përdorim dhe nuk janë donacione nga policitë partnere. Megjithatë, vëmendja u zhvendos shpejt te pasojat dramatike të dhunës në terren.…
Një ditë pas fitores në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka dalë me një propozim që askush s’e priste, atë të bashkimit të të gjitha subjekteve politike në drejtimin e këtij institucioni. Zgjedhjet për KKSH, të mbajtura të dielën, më 8 nëntor, nxorën fituese, sipas rezultateve preliminare, listën e përbashkët të PVD-së dhe Aleancës për Luginën, me bartës Enkel Rexhepin, e cila mori 4.769 vota dhe siguroi 10 mandate. Në vendin e dytë u rendit koalicioni LPD-PDSH me 4.225 vota dhe 8 mandate, pasuar nga Alternativa për Ndryshim (APN) me…
Dallimet në pagat minimale ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë mjaft të mëdha, ku diferenca mes vendit me pagën më të lartë dhe atij me pagën më të ulët arrin në më shumë se katërfish, shkruan INA. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat-it për muajin korrik 2026, Luksemburgu prin bindshëm në listën e vendeve të BE-së me pagën minimale më të lartë, e cila arrin në 2.771 euro bruto në muaj. Pas tij renditen Irlanda me 2.391 euro, Gjermania me 2.343 euro, Holanda me 2.338 euro dhe Belgjika me 2.234 euro bruto në muaj. Në mes të…
Italia ka dy ndeshje shumë të rëndësishme këtë muaj me Francën dhe Belgjikën, të vlefshme për Nations League ku Të Kaltrit do të kërkojnë të mbrojnë vendin e dytë në grupin e tyre në Ligën A dhe të sigurojë kualifikim për në fazën finale të kompeticionit. ‘Duke parë situatën në këtë moment, duke parë sesi shkuan gjërat në 4 ndeshjet e kaluara, kemi mundësinë të luajmë për kualifikimin në gjysmëfinale-tha Roberto Mancini nga Coverciano kur kombëtarja italiane nisi grumbullimin-por është e sigurt gjithashtu se rruga është e gjatë dhe ka ende shumë për të bërë’. Mancini theksoi se është një…
Aleanca për Shqiptarët kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike. Nga ASH kritikojnë kryeministrin Mickoski për propozimin që pjesa praktike të vazhdojë vetëm në maqedonisht, ndërsa akuzojnë VLEN-in për mosrealizimin e premtimit ndaj studentëve shqiptarë. Partia kërkon ndryshime urgjente ligjore, afate konkrete dhe përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë dhe VLEN-i. Kërkesë të njëjtë parashtrojnë edhe për provimet e noterisë dhe përmbaruesve.
