Autor: AD

Përfaqësuesi 18-vjeçar i U-21 të Maqedonisë së Veriut, Ditmir Hoxha, po tregon pse konsiderohet një talent kaq i madh dhe i vlerësuar lart, përcjell INA. Hoxha, ndonëse është vetëm 18 vjeç, luajti për seleksionin U-21 të Leeds United dhe është lojtar i rregullt edhe në kombëtaren U-21 të Maqedonisë së Veriut — plot tre vjet para gjeneratës së tij! Sulmuesi shënoi golin e vetëm për Leeds United U-21 në një ndeshje kupe, ndërsa këtë herë, me vetëm 27 minuta në teren, golashënuesi i gjatë realizoi gol në Premier League për të rinj në minutën e 75-të dhe regjistroi një asistim…

Read More

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, (wiiw) për vitin 2025, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë ose vetëm 53% të mesatares së Bashkimit Europian. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa diferenca me vendet e tjera është e konsiderueshme. Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të mjekëve në raport me popullsinë, me 33.8 për 10 mijë banorë, e…

Read More

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka thënë se ka fituar shumë të majme parash pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend. Në Big Cast me Blinera Vitija në Klan Kosova, këngëtari tha se ka arritur të fitojë mbi 200 mijë euro, duke kënduar në evente të ndryshme. Spektakli siç duke i bëri hair Labit, i cili tha se për të Big-u s’ka përfunduar akoma.

Read More

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka dënuar ashpër kërcënimet me dhunë fizike, fyerjet dhe gjuhën denigruese ndaj gazetares Milka Smilevska, të publikuara në rrjetin social Facebook. Sipas SHGM-së, një profil me emrin “E vërteta dhemb” ka shpërndarë një fotomontazh tendencioz të gazetares, pas së cilës janë shfaqur komente fyese dhe thirrje të drejtpërdrejta për dhunë fizike ndaj saj. Shoqata vlerëson se këto kërcënime përbëjnë rrezik serioz për sigurinë personale të gazetares dhe përpjekje për frikësimin e heshtjen e punonjësve të medias. “Liria e shprehjes nuk mund të shërbejë si arsyetim për kërcënime, nxitje të dhunës dhe rrezikim të sigurisë…

Read More

Përdorimi i lartë i rrjeteve sociale lidhet me më shumë stres, vetmi, trishtim dhe zemërim, por marrëdhënia me mirëqenien ndryshon sipas vendit dhe moshës. Ky është një nga përfundimet e raportit të Gallup “State of the World’s Emotional Health 2026”, që përfshin 97 vende, mes tyre edhe Shqipërinë. I publikuar në bashkëpunim me World Health Summit, studimi tregon se përdorimi i moderuar shoqërohet me rezultate më të favorshme në disa tregues të mirëqenies. Por, koha më e gjatë në platforma nuk lidhet në mënyrë të njëtrajtshme me një vlerësim më të ulët të jetës. Gallup i ndan të anketuarit në…

Read More

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar që të jetë ai në krye të qeverisë së ardhshme të unitetit, duke argumentuar se partia e tij, Likud, doli e para në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Deklarata e tij vjen një ditë pasi presidenti izraelit, Isaac Herzog, i besoi zyrtarisht liderit të opozitës, Gadi Eisenkot, detyrën për formimin e qeverisë së re. Në një video të transmetuar nga mediat izraelite, Netanyahu e cilësoi krijimin e një qeverie uniteti si domosdoshmëri për vendin, duke bërë thirrje për një koalicion që përfshin të gjitha partitë sioniste dhe ultraortodokse. “Një qeveri…

Read More

Inflacioni “kërceu” sërish në 3.4% në tetor, pasi ishte ngadalësuar përsëri në 2.9% një muaj më parë, duke sinjalizuar një përshpejtim të rritjes së çmimeve, sidomos të ushqimeve dhe transportit. Sipas INSTAT-it, norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Tetor 2026 ishte 3,4%, nga 2,3 në Tetor 2025. Krahasuar me muajin Shtator 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,5%. Nga maji 2026, inflacioni në vend arriti objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%, duke qëndruar mbi këto nivele deri në gusht (3.2%), ndërsa niveli më i lartë u arrit në…

Read More

Kolonel dr. Muhedin Bela, oficer në pension me karrierë të gjatë në Armatën dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ka reaguar ndaj diskriminimit të shqiptarëve në sektorin e mbrojtjes, duke theksuar se prej vitesh ka ngritur këtë problem dhe ka kërkuar zbatimin e Kushtetutës, Marrëveshjes së Ohrit dhe ligjeve në fuqi. Në reagimin e tij, Bela shprehet se gjatë shtatë viteve të fundit ka denoncuar vazhdimisht pabarazinë institucionale, por sipas tij, vetëm një numër i vogël funksionarësh e kanë mbështetur, ndërsa shumica kanë zgjedhur heshtjen. Ai kundërshton arsyetimet se shqiptarët nuk kanë interesim, njohuri apo aftësi për të avancuar në institucionet e…

Read More

Me buxhetin e ri 2027, i cili konsiderohet rekord dhe kap shifrën e mbi 10 miliardë eurove, një pjesë e konsiderueshme do të transferohet edhe në drejtim të pushtetit vendor. I planifikuar për 61 bashki, buxheti 2027 për pushtetin vendor do të jetë në vlerën e 114.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026. Si çdo vit, në drejtim të bashkive, buxheti i shtetit transferon fonde nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara sektoriale. Sipas projektbuxhetit të vitit 2027, transfertat nga Buxheti i Shtetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikohen në 49.4 miliardë lekë ose 4% më shumë krahasuar…

Read More

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me myftiun e Tetovës, Selver Xhemaili, dhe mitropolitin e Eparhisë së Tetovës dhe Gostivarit, Josif, ku kanë diskutuar për incidentet e fundit ndëretnike në qytet. Bashkëbiseduesit i kanë cilësuar incidentet si raste të izoluara, të cilat, sipas tyre, disa persona po përpiqen t’i shfrytëzojnë për qëllime të tyre. Pas takimit, ata kanë përcjellë një mesazh të përbashkët për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim ndërmjet të gjitha komuniteteve. Në mesazhin e përbashkët theksohet se paqja, siguria dhe bashkëjetesa janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve. Ata kanë vlerësuar se Tetova është…

Read More