Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë!

ADAD10 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, (wiiw) për vitin 2025, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë ose vetëm 53% të mesatares së Bashkimit Europian. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa diferenca me vendet e tjera është e konsiderueshme.

Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të mjekëve në raport me popullsinë, me 33.8 për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 32.3 dhe Mali i Zi me 27.9. Në Bosnjë-Hercegovinë ky tregues është 21.1 mjekë për 10 mijë banorë, ndërsa në Kosovë zbret në 19, niveli më i ulët në rajon.

Diferenca është veçanërisht e madhe me Maqedoninë e Veriut, e cila ka rreth 49% më shumë mjekë për banor se Shqipëria. Edhe Serbia ka rreth 42% më shumë mjekë në raport me popullsinë.

Hendeku bëhet më i dukshëm në krahasimin me Bashkimin Europian. Sipas wiiw, Maqedonia e Veriut arrin në 79% të mesatares europiane, Serbia në 76% dhe Mali i Zi në 65%. Shqipëria mbetet në 53%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova arrijnë përkatësisht në 49% dhe 44% të mesatares së BE-së.

Të dhënat për vitin 2025 evidentojnë gjithashtu një përkeqësim të pozicionit relativ të Shqipërisë ndaj mesatares europiane, me një rënie prej 0.9 pikësh përqindjeje në krahasim me një vit më parë.

Përkeqësimi është më i fortë në Kosovë, me 3.8 pikë përqindjeje dhe në Maqedoninë e Veriut, me 2 pikë përqindjeje. Mali i Zi ka shënuar një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje, Serbia prej 1 pike dhe Bosnjë-Hercegovina prej 0.1 pikësh përqindjeje.

Të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur terren në raport me mesataren e BE-së gjatë vitit 2025, duke zgjeruar hendekun në e personelit mjekësor.

Për Shqipërinë, niveli i ulët i mjekëve në raport me popullsinë mbetet një sfidë për sistemin shëndetësor, veçanërisht për garantimin e aksesit në shërbime dhe përballimin e nevojave në rritje të popullsisë për kujdes mjekësor.

Edhe pse numri i mjekëve për banor nuk është treguesi i vetëm i cilësisë së shërbimit shëndetësor, diferenca e madhe me mesataren europiane pasqyron nevojën për forcimin e kapaciteteve njerëzore në këtë sektor./Monitor

Artikuj të ngjashëm

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i…

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.