Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, iu referua edhe deklaratës së ish-kryeministrit Pandeli Majko në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke kërkuar shpjegime nga mazhoranca.
“Po denoncimi i Majkos?”, pyeti Berisha nga foltorja e Kuvendit, ndërsa paralajmëroi se do të dalin në dritë edhe çështje të tjera, duke përmendur “skena erotike” dhe duke lënë të kuptohet se disponohen informacione që ende nuk janë bërë publike.
Kreu i PD-së nuk dha detaje apo prova konkrete për pretendimet e tij, por i bëri thirrje mazhorancës të largohet nga pushteti.
Deklarata e Sali Berishës:
“Po denoncimi Majko, nga i jepni ju atij? Na thoni pak!
Jo, jo, ta garantoj unë ty, rri ti se ti je rishtar, mos u përziej.
Jo, jo se kaq naiv Gjinua nuk është sa të ngatërroj skenat erotike me skenat e tjera.
I keni dhe ato ju! I keni! Dhe do të dalin, ua them unë, do të dalin.
Prandaj, më mirë largohuni!

