Autor: AD

LSDM akuzon Qeverinë e Hristijan Mickoskit se politikat e saj po rëndojnë standardin jetësor të qytetarëve, ndërsa shpenzimet dhe borxhet publike vazhdojnë të rriten.Duke iu referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, partia opozitare thekson se inflacioni në tetor arriti në 3,3%, ndërsa shporta mujore familjare tejkaloi 70.000 denarë, ose rreth 90.000 denarë bashkë me qiranë.Sipas LSDM-së, rreth 180.000 nga 540.000 të punësuarit marrin paga nën 31.200 denarë, ndërsa paga minimale mbetet 26.000 denarë. Partia kritikon edhe refuzimin e kërkesës për rritjen e saj në 600 euro. Opozita paralajmëron edhe për shtrenjtimin e energjisë elektrike…

Read More

Bashkimi Europian do të financojë me 2.1 milionë euro përgatitjen e projekteve dhe mbikëqyrjen e punimeve për përmirësimin e eficiencës energjetike të ndërtesave publike në bashkitë Berat, Shkodër, Korçë dhe Përmet. Programi përfshin 50 ndërtesa të përzgjedhura paraprakisht, mes tyre kopshte, zyra administrative, biblioteka dhe qendra sociale e kulturore. Ministria e Financave ka hapur procedurën e prokurimit, me vlerë të parashikuar 2.1 milionë euro pa TVSH, të financuar nga Bashkimi Europian përmes Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), në kuadër të programit “BE për Energjinë 2024–2027”, sipas njoftimit të publikuar në portalin zyrtar të Komisionit Europian më 5 nëntor.…

Read More

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u shpallën fajtor shtetasit F.Ç., A.S., dhe E.Xh., të akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b pg. 1 i Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023, nisën pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme duke vepruar në rrjetet sociale shesin paketa televizive të kësaj shoqërie duke mashtruar se disponojnë të drejtat televizive dhe duke krijuar të ardhura në kurriz të kompanive televizive. Nga hetimet, të kryera dhe me veprime simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder, prokuroria identifikoi…

Read More

Shoferët kanë edhe pak ditë kohë për t’i përgatitur automjetet për kushtet dimërore. Nga 15 nëntori hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars 2027. Për automjetet e udhëtarëve me peshë deri në 3.500 kilogramë, parashikohen dy mundësi për përmbushjen e këtij detyrimi: * Gomat dimërore: në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash.* Gomat verore: me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, por me detyrim për të pasur zinxhirë bore me madhësi përkatëse. Për shoferët që nuk e respektojnë këtë detyrim…

Read More

Detaje të reja nga hetimet për 50-vjeçarin Robert alias Albert Duka, i dyshuar për grabitjen e dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë. I arrestuar dje, dyshohet se një pjesë të konsiderueshme të parave të grabitura, mbi 100 mijë euro, i ka shpenzuar në kazino të kryeqytetit. Në kuadër të hetimeve, grupi hetimor iu kërkoi informacione subjekteve, me qëllim verifikimin nëse Duka ka qenë klient i tyre dhe për të zbardhur lëvizjet financiare. Një tjetër pjesë e parave, rreth 6 mijë euro, dyshohet se iu dha dy miqve të tij në Vlorë, nga 3 mijë euro secilit. Të marrë…

Read More

Për ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti do të vijojë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht pas orëve të pasdites. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era fryn me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë ng 4 në 20 gradë Celsius.

Read More

Afrona Dika ka surprizuar ndjekësit në rrjetet sociale me lajmin e martesës së saj, duke zbuluar njëkohësisht edhe identitetin e personit me të cilin ka vendosur të kurorëzojë dashurinë. Përmes një kolazhi fotografish të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga dita e veçantë, duke bërë të ditur se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj private. Bashkëshorti i saj është biznesmeni James Dyer Smith, i cili nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi lidhja e tij me Afronën ishte përfolur edhe më herët në media.Romanca mes tyre u bë publike në vitin 2023.…

Read More

Dy fitore për skuadrat vendase, një barazim dhe dy fitore për ekipet mysafire me vetëm 7 gola të shënuar është epilogu i xhiros së 13-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor. Kryeson Struga Trim Lum me 29 pikë. Me dy ndeshjet e zhvilluara dje në kuadër të javës së 13-të në Kumanovë dhe Gostivar, u kompletua java e 13-të e sezonit vjeshtor ku tanimë lider në renditjen e tabelës është Struga Trim Lum ndërkaq vendet e fundit i mbajnë Bashkimi, Arsimi dhe Skopje. Bashkimi i Kumanovës në përballjen me Bregallnicën ishte shumë pranë fitores pasi ishte…

Read More

Bashkimi Evropian mban një pjesë të përgjegjësisë për vitet gjatë të cilave e la zgjerimin në plan të dytë, vlerësoi komisionerja evropiane Marta Kos në një intervistë për N1 Slloveni. Si shembull për pritjen e gjatë ajo përmendi Maqedoninë, e cila mori statusin e kandidatit në vitin 2005. Kos tha se lufta ruse kundër Ukrainës ka ndryshuar mënyrën se si vendet anëtare e shohin zgjerimin. Pranimi i anëtarëve të rinj, sipas saj, tani shqyrtoret edhe si çështje e sigurisë evropiane. Nga zgjerimi i fundit, kur Kroacia hyri në BE në vitin 2013, kanë kaluar 13 vjet. Maqedonia mbajti konferencën e…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski pajtohet që Prokuroria të hapë hetim për “Alta Bankën”, siç kërkon opozita. Ai thotë se pronari i bankës i ka plotësuar të gjitha kushtet që janë kërkuar prej tij për të filluar punën në vendin tonë. “Absolutisht, unë pajtohem që Prokuroria të udhëheqë hetim dhe të shohim se çfarë do të thotë ai hetim, kjo është e para. Dhe e dyta, ne si Qeveri, çdo kush i cili i plotëson të gjitha kushtet ligjore, i cili i plotëson rregullat e punës, në fakt i njëjti ky Macura paraprakisht ka fituar të drejtë të punojë edhe në territorin…

Read More