Detaje të reja dalin nga gjyqi në GJKKO për Laert Haxhiun. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, për vendosjen e tritolit në lokalin e tij në qershor të vitit 2022, këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose Noizy, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit ka qenë në gjumë dhe se është njoftuar nga babai i tij. “Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, ka deklaruar ai. I pyetur nga prokuroria se çfarë funksioni…
Autor: AD
Ministria e Punëve të Brendshme planifikon ta zgjerojë projektin “Qyteti i Sigurt” me kamera mobile për kontrollin e shpejtësisë, si dhe me pajisje të instaluara në automjetet policore, të cilat do të mund të regjistrojnë kundërvajtje në trafik edhe gjatë lëvizjes së tyre. Këtë e bëri të ditur sot në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai theksoi se analizat e deritanishme kanë treguar se vendosja e kamerave vetëm në lokacione të paracaktuara nuk do të ketë efekt të mjaftueshëm parandalues. Qëllimi është që shoferët të jenë të vetëdijshëm se mund të kapen duke shkelur…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati. Seanca po zhvillohet në mungesë të të akuzuarit, i cili ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 22 tetor 2026, ka ngritur aktakuzë ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë. Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet. Ajo u qëllua me armë zjarri. Rasti kishte nxitur reagime të shumta publike, pasi Diana më herët kishte…
Në masa të forta sigurie, në Gjykatën e Apelit ka nisur gjyqi ndaj Ruben Saraivës. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, avokati po lexon ankesën dhe apelimin, përmes të cilëve kërkon shfuqizimin e dënimit të shpallur nga Gjykata e Lezhës, ku Saraiva u gjet fajtor për vrasjen e Ardian Nikulajt. “I pandehuri është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi nuk ka qenë i rregullt në aspektin procedural, pasi ai nuk ka marrë asnjë akt shkresor në gjuhën e tij amtare. Provat e administruara nuk krijojnë bindjen se Ruben Saraiva është personi i maskuar që qëlloi. Ne…
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërcënuar se do të bllokojë miratimin e buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian, nëse të gjitha vendet anëtare nuk angazhohen të marrin pjesë në mbështetjen financiare për Ukrainën gjatë vitit 2027 dhe në periudhën vijuese, shkruan gazeta Financial Times. Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, Merz e ka kushtëzuar mbështetjen e Gjermanisë për buxhetin e BE-së për periudhën nga viti 2028 deri në vitin 2034 me arritjen e një marrëveshjeje për financimin e përbashkët të Ukrainës. Sipas vlerësimeve, Ukraina vitin e ardhshëm mund të đốiçohet me një mungesë prej 70…
Prokuroria e Posaçme ka planifikuar blerjen e kasafortave dhe grirëseve të letrave, ndërsa ka paraqitur edhe kërkesë për një psikolog institucional për vitin 2027. Kërkesa për psikologun lidhet me presionet psikologjike, kërcënimet dhe ngarkesën e lartë me të cilat përballen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me nevojën për asistencë gjatë procesit hetimor. Këto kërkesa u prezantuan gjatë raportimit të Prokurorisë së Posaçme në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, lidhur me projektbuxhetin e vitit 2027. Për pajisjet e zyrave, përfshirë kasafortat, grirëset e letrave, mobiljet dhe pajisjet për ambientet mbështetëse, janë planifikuar 15 milionë…
Një ish-student 38-vjeçar nga Tetova është përballur me kallëzim penal, pasi dyshohet se ka kërcënuar dekanin dhe disa profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 6 tetor 2026, i dyshuari kishte hyrë në zyrën e dekanit, ku kishte lënë një letër me kërcënime të drejtuara ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të stafit akademik. Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 38-vjeçarit, ndërsa ndaj tij ka nisur procedura për kërcënimet e raportuara.
Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër. Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Kjo është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur. “Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt. Jeton akuzohet se e kishte…
Një udhëtim i zakonshëm për peshkim është kthyer në një fat të jashtëzakonshëm për një 26-vjeçar në Australi, i cili ka fituar 1 milion dollarë pasi kapi një peshk të veçantë. Matthew Maurice, nga qyteti i Darvinit, kishte dalë për peshkim me vëllain e tij më të vogël, pa e imagjinuar se ajo mbrëmje do t’i ndryshonte jetën. Ai kapi një barramundi rreth 80 centimetra të gjatë, i cili mbante një etiketë të kuqe të konkursit “Million Dollar Fish”. Fillimisht, dy vëllezërit nuk e dinin se peshku që kishin kapur ishte pikërisht ai që mbante çmimin e madh prej 1…
Një rrëfim emocional e ka bërë banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akili, i cili ka ndarë me publikun vështirësitë që ka përjetuar në jetën e vet. Ai tregoi se është djali i vetëm në familje dhe ka tri motra, ndërsa punën e ka nisur që në moshë të hershme. Akili zbuloi se para se të bëhej pjesë e këtij formati, kishte pësuar rënie të mëdha financiare dhe ishte gjendur në një gjendje të vështirë. “Jam djalë i vetëm, kam tri motra. Kam punuar shumë herët. Para se të vija këtu, pësova rënie të mëdha, e gjeta veten shumë…
