Autor: AD

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Prokurime Publike synojnë digjitalizimin e sistemit dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të rritur transparencën dhe për të ulur rrezikun e korrupsionit dhe keqpërdorimeve. Ndryshimet janë pjesë e Agjendës së Reformave dhe parashikojnë zgjerimin e kompetencave të Byrosë për Prokurime Publike me mjete digjitale dhe inteligjencë artificiale. Stojanoski tha se synimi është lehtësimi i procedurave të tenderimit dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve shtetërore.

Read More

Gjatë bashkëbisedimit në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama foli për emigracionin, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa për integrimin në BE theksoi se synimi është mbyllja e negociatave në fund të vitit 2027, nëse gjithçka shkon mirë. Ndërkohë duke folur për emigracionin, Rama tha se nuk e sheh si një prirje në rritje, por si pjesë të një rrugëtimi që lidhet me zhvillimin e vendit dhe rritjen e pritshmërive të qytetarëve. “Nuk do të thoja që…

Read More

Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë më 11 nëntor, me erëra që në zonat më të ekspozuara mund të arrijnë deri në 140 kilometra në orë. Autoritetet portugeze kanë shpallur paralajmërim të kuq në tetë distrikte, përfshirë Lisbonën, ndërsa kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe shërbimeve publike joesenciale. Sipas BBC Weather, moti i keq do të prekë edhe jugun e Francës dhe veriperëndimin e Italisë, përpara se reshjet dhe erërat e forta të përfshijnë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri, përkeqësimi më i ndjeshëm i motit pritet të premten, më 13 nëntor veriu dhe veriperëndimi do të përballen me…

Read More

Partia ZNAM ka reaguar ndaj euforisë së VLEN-it për përdorimin e gjuhës shqipe në drejtësi, duke e cilësuar shpalljen e fitores si të parakohshme.Sipas ZNAM-it, Qeveria ka miratuar vetëm informacionin për kërkimin e një mendimi profesional nga Komisioni i Venecias dhe jo ndonjë vendim përfundimtar për ndryshimin e kornizës ligjore.Nga kjo parti theksojnë se ende nuk ka ndryshime konkrete në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe se çështja nuk duhet të përdoret për marketing politik.ZNAM u bën thirrje përfaqësuesve të VLEN-it të mos krijojnë pritshmëri të parakohshme te qytetarët, duke kërkuar respektimin e procedurave ligjore dhe kushtetuese.…

Read More

UEFA po e shqyrton seriozisht mundësinë që Arsene Wenger të jetë kandidati i saj për ta sfiduar Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s. Sipas raportimeve të fundit të mediave ndërkombëtare, drejtuesit e futbollit evropian po përpiqen ta bindin ish-trajnerin e Arsenalit që të hyjë në garë për postin më të lartë të futbollit botëror. Sipas SportMediaset, Wenger është aktualisht emri më i përfolur për të përfaqësuar UEFA-n në këtë përballje, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave është 18 nëntori. Megjithatë, sipas raportimeve të Press Association, francezi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe nuk…

Read More

Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i  Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri. Pyetja: Ashtu si edhe në vende të tjera, edhe në Shqipëri ka demonstrata nga të rinjtë. Më së shumti ka shqetësime jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende kandidate për dukurinë e përshpejtimit të migracionit, sidomos atij të punës. Çfarë kanë të përbashkëta këto protesta në vendin tuaj me ato që po ndodhin në Itali dhe Francë dhe çfarë është unike në vendin tuaj? Rama: “Faleminderit për…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të përfshijë edhe përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit. Këto deklarata Kurti i bëri të hënën pasdite, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Paris School of International Affairs (PSIA), ku foli për dialogun me Serbinë, përgjegjësinë për sulmin në Banjskë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e…

Read More

Drejtuesi i motorit, i cili u aksidentua ditën e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Përplasja e automjetit dhe motoçikletës ndodhi në afërsi të fshatit Haskovë, Dropull. Automjeti i drejtuar nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, u përplas me një motomjet që drejtohej nga T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore 64-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë.…

Read More

Në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup sot është dorëzuar kallëzim penal kundër drejtorit të Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“, Zdravko Trajanov, pasi punonjësit janë ankuar se për regresin e pushimit vjetor (K-15) u është ofruar dru zjarri në vend të kompensimit financiar. Në kallëzimin e dorëzuar, sindikata ngre dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelje të të drejtave nga marrëdhënia e punës, duke kërkuar nga organet e hetuesisë të verifikojnë procedurën e zbatuar për pagesën e regresit dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore të udhëheqësisë. Ky veprim pason denoncimin e bërë një ditë më parë nga partia E Majta, e cila…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta kundër Iranit, nga pikëpamja ushtarake, ka marrë praktikisht fund. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk do ta heqin bllokadën detare ndaj porteve iraniane, e cila mbetet në fuqi në formën e plotë. “Ushtarakisht, Irani praktikisht ka marrë fund. Ne thjesht po e ruajmë status quo-në”, u tha Trump gazetarëve të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, Irani është “dekapituar”. Deklarata erdhi pas takimit të Trumpit me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, vendi i të cilit ka rol ndërmjetësues në konflikt. “Ne po e ruajmë status quo-në dhe këtë…

Read More