Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe SPAK-ut, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 14 nëntor. Nga paraburgimi në Fier, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm fizikisht ose përmes një lidhjeje me videokonferencë. LETRA E PLOTË Fier, më 10.11.2026 DREJTUAR: Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) PËR DIJENI: Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Drejtorisë së IEVP Fier LËNDA: Kërkesë urgjente për garantimin e pjesëmarrjes dhe ushtrimin e të drejtave statutore…
Autor: AD
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur në favor të Fredi Belerit, duke konstatuar se vazhdimi i paraburgimit të tij nga autoritetet shqiptare ishte joproporcional dhe nuk mbështetej në arsye të mjaftueshme. Në vendimin e saj, Gjykata sqaron se arrestimi fillestar i Belerit ishte i justifikuar, por thekson se, pas përfundimit të hetimeve më 19 korrik 2023, autoritetet shqiptare duhej të rivlerësonin nëse vazhdimi i masës së arrestit në burg ishte ende i nevojshëm. Sipas Strasburgut, gjykatat shqiptare nuk morën në konsideratë sa duhet faktin se hetimet kishin përfunduar dhe dosja ishte dërguar për gjykim. Gjithashtu,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se pushteti ka qenë në dijeni se kush qëndron pas Alta Bankës dhe se hyrja e saj në tregun maqedonas, sipas tij, është pjesë e koncesioneve politike të kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Në një intervistë për televizionin Sitel, Filipçe hodhi poshtë pretendimet për mungesë informacionesh nga institucionet dhe kërkoi sqarime për rolin e kryeministrit në procesin e marrjes së Bankës Ekonomike të Manastirit nga Alta Banka. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për përfshirjen e Mickoskit dhe ministres së Financave, Gordana Koçoska, në procesin që lidhet me shitjen e aksioneve të…
Bayern Munichu raportohet se ka përpiluar një listë me tre portierë të mundshëm për ta zëvendësuar Manuel Neuerin, i cili pritet të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni. Portieri 40-vjeçar ende nuk e ka bërë zyrtar vendimin për pensionim, por raportimet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se lëndimi i tij në këmbë mund ta përshpejtojë këtë vendim. Neuer konsiderohet njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit, ndërsa largimi i tij do të krijonte një boshllëk të madh në skuadrën bavareze. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Bayern Munichu e sheh Jonas Urbigun si pasuesin e Neuerit në…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar atë si vijim të pazareve politike të 35 viteve të fundit. Sipas Shehajt, dy partitë po përdorin reformën si pretekst për të ndryshuar Kodin Zgjedhor sipas interesave të tyre, ndërsa theksoi se pavarësisht përpjekjeve të klasës së vjetër politike, shqiptarët kërkojnë ndryshimin e asaj klase politike dhe se ky ndryshim nuk mund të ndalet. Deklarata e Shehajt: I njëjti pazar 35-vjeçar. E njëjta tryezë, të njëjtat gjëra, të njëjtat figura. Përfshijnë edhe në këtë rast një…
Motra e Laurent Krasniqit, Xheneta, ka kujtuar vëllain e saj përmes një postimi prekës në TikTok. Ajo ka publikuar një video-kolazh me fotografi të Laurentit, ku në disa prej tyre shfaqet edhe vetë pranë tij.Videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “I miss you”, ndërsa në përshkrim ka shkruar: “Na mungon çdo ditë e më shumë”.Kanë kaluar dy muaj që nga ndarja tragjike nga jeta e Laurentit, i cili humbi jetën në një aksident më 2 shtator. Ai la pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe e fejuara e tij, Laureta, me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen.
Kryeministri Rama ishte sot pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri. Mes pyetjeve ishte edhe ajo për krijimin e shtetit Bektashi në vendin tonë, një ide e hedhur prej kohës, por ende jo e materializuar me hapa konkrete. Pyetje: Përmendët më parë që Shqipëria ka aspiratën për t’u bërë pjesë e projektit të Evropës. Megjithatë një nga profesoret tuaja shqiptare, Lea Ypi thotë ‘’liria është si e përkufizojmë lirinë’’. Çfarë është liria? Pra si e përkufizoni ju në këtë…
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, akuzon shumicën parlamentare VMRO-VLEN se ka tërhequr nga procedura parlamentare propozimin për mbajtjen e provimit të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe. Sipas Llogës, propozimi ishte miratuar në Qeveri në janar të vitit 2024, gjatë mandatit të tij si ministër, por shumica e re e kishte larguar nga Kuvendi. Ai kritikon zgjidhjen aktuale, e cila parasheh 70% të provimit në shqip dhe 30% në maqedonisht, duke e cilësuar të papranueshme dhe të pamjaftueshme.
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Ai deklaroi se Shqipëria ka qenë gjithmonë vend paqedashës, teksa shton se Kosova është shtet i pavarur, duke u ndalur edhe te raporti BE-Serbi. – Në kontekstin e Forumit të Paqes së Parisit të këtij viti, si mund të kontribuojë Shqipëria për të nxitur bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor për ta transformuar në një paqe afatgjatë, sidomos duke marrë parasysh edhe tensionet midis Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri Rama: Për këtë mund të them me krenari që Shqipëria ka qenë gjithnjë…
Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri. “E gjithë gjëja është se ne kemi një histori ndryshe nga Ballkani Perëndimor. Nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe as e bllokut lindor. U ndamë që në vitet ’60 nga blloku lindor e u hodhëm në një marrëdhënie unike me Kinën dhe pastaj kemi qenë gjithë kohës Koreja e Veriut e Evropës. Dolëm të transformuar në talebanë perëndimorë, në fanatikë të Perëndimit, për arsye të mira se kemi…
