Autor: AD

Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet, dhe të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se inflacioni në tetor arriti në 3.3 përqind në bazë vjetore. Krahasuar me shtatorin, çmimet u rritën me 0.4 përqind, me ushqimin, veshmbathjen dhe disa shpenzime themelore shtëpiake që u rritën përsëri në çmim. “Inflacioni i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit në tetor 2026, krahasuar me shtatorin 2026, është 0.4%,” thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell “Faktor”. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën në çmim me 0.7 përqind në tetor krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa…

Read More

Tashmë është zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit, po punon që portieri Elia Kaprile të veshë fanellën e Kombëtares. Në Itali ishin të sigurt që diçka e tillë nuk mund të ndodhë, por dëshira e FSHF dhe portierit të Kaljarit ka hapur një çështje të re. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, konfirmoi prapaskenat për portierin italian. Pajisja me pasaportë shqiptare ishte pikërisht për të provuar kalimin nga Italia te Shqipëria. “Ka diçka të vërtetë. Tashmë Kaprile është pajisur me pasaportë shqiptare, me objektivin për të qenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar. Kjo është procedurë, e cila duhet të ndiqet nga ne.…

Read More

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Në pranga ka rënë një shtetas turk, 31 vjeç, i identifikuar Enes Uguz, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Sipas Policisë, ndaj tij Gjykata Penale e Shkallës së Parë nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhër arresti më 31 korrik 2026, për veprën penale të mashtrimit të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për…

Read More

Shtëpia e Bardhë e ka zgjedhur kandidatin, por kjo ende nuk do të thotë se Kosova ka ambasador amerikan. Presidenti Donald Trump ka nominuar Mikhail Bogachekun, drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), për ambasador të SHBA-së në Kosovë. Emri i tij i është dërguar Senatit më 10 nëntor. Me këtë mbyllet pritja gati dyvjeçare për një nominim. Ardhja e ambasadorit në Prishtinë varet ende nga një Senat që po ndërron shumicë dhe nga një marrëdhënie që ende mban peshën e pezullimit të Dialogut Strategjik. Kush është i nominuari dhe çfarë mund të pritet Biografia e publikuar nga OAS,…

Read More

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është sulmuar dhe qëlluar me sende gjatë një vizite të paparalajmëruar në kryeqytetin irlandez, Dublin. Sipas mediave irlandeze dhe britanike, lidhur me incidentin janë arrestuar dy persona, përcjell TV21. Biden (83) udhëtoi drejt Dublinit së bashku me bashkëshorten e tij, për të marrë pjesë në një ceremoni në Kolegjin Trinity, ku djali i tij, Hunter Biden, u nderua me medaljen e artë për “kontribut të jashtëzakonshëm në debatin publik”, raporton gazeta “Irish Times”. Ish-presidenti amerikan ishte ulur në rreshtin e parë të sallës ceremoniale gjatë ndarjes së çmimeve. Mbërritja e tij nuk ishte paralajmëruar, por sapo…

Read More

Debati mes analistit Ilir Demaliaj dhe të rinjve në emisionin “Topin e kam unë” me Grida Dumën ka vijuar edhe me diskutime mbi protestat, periudhën e komunizmit dhe të drejtën për të protestuar. Gjatë përplasjes, Demaliaj vuri në pikëpyetje njohuritë e të rinjve për historinë, ndërsa theksoi se kundërshtimi i dhunës nuk do të thotë mbështetje për qeverinë. Demaliaj: Kush ka qenë Gramoz Pashko? Nga ka qenë? Anjeza: Nuk e di, ma thoni ju lutem! Ka mundësi të flisni më me empati, jeni vazhdimisht i agravuar. Demaliaj: Të mos njohësh Gramoz Pashkon tregon sesa njohuri keni ju për atë që…

Read More

Pas disa ditësh relativisht të ngrohta, në Shkup nga 24 nëntori pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave. Temperaturat ditore do të zbresin në 5–7 gradë, ndërsa ato të mëngjesit deri në -3 gradë Celsius. Sipas parashikimit afatgjatë, më 27 nëntor ekziston mundësia për reshje të përziera shiu dhe bore. Deri në fund të muajit pritet të mbizotërojë mot i ftohtë, me temperatura ditore nga 4 deri në 8 gradë. Megjithatë, bëhet fjalë për parashikim afatgjatë, i cili mund të pësojë ndryshime. Press24

Read More

Ilir Demailiaj dhe Nora Malaj janë të ftuar sot në episodin e fundit të “Topin e kam unë” me Grida Dumën. Analistët nuk i ka kursyer replikat me të rinjtë mbi mënyrën sesi i shohin zhvillimet për protestën dhe ndryshimet politike që duhet të bëhen në vendin tonë. Malaj: Ne kemi një faj, jo gabim, që në 36 vite e lamë vendin në tranzicion, nuk ndërtuam sistem. Unë kam ngrënë gaz lotsjellës, kam lëvizur mes plumbave të 1997-ës. Nuk e mbyllëm tranzicionin për të ndërtuar shtetin. Kjo shkaktoi metamorfozë dhe mbi 40% nuk deshën të votonin, hoqën përgjegjësinë dhe i…

Read More

Shtëpia e Bardhë publikoi më 10 nëntor 2026 listën e nominimeve dhe tërheqjeve të dërguara në Senat. Ajo përmban emërime për poste administrative, gjyqësore, institucionale dhe diplomatike. Procedura amerikane kërkon që pas propozimit të presidentit, kandidati t’i nënshtrohet shqyrtimit të Komitetit për Punë të Jashtme dhe pastaj votimit në Senat. Vetëm pas këtij procesi ai merr detyrën zyrtare. Në të njëjtën listë, presidenti Donald Trump propozoi Christy McCormick nga California për ambasadore në Maqedoninë e Veriut. Më herët gjatë vitit 2026 ishin nominuar Michael Young për Serbi, Ronald Johnson për Bosnje e Hercegovinë dhe Peter McCoy për Malin e Zi.…

Read More

Qytetarët alarmojnë për praninë e tufave të qenve endacakë në dy lokacione të frekuentuara në Shkup: pranë Stacionit Hekurudhor dhe shkollës fillore „Ljubен Lape“ në Aerodrom. Shqetësimi është veçanërisht i madh pranë shkollës, ku çdo ditë kalojnë shumë fëmijë dhe prindër. Qytetarët kërkojnë nga institucionet kompetente të ndërhyjnë sa më parë, për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe trajtimin human të kafshëve. skopjeinfo.mk

Read More